Shkatërrohet grupi kriminal i trafikut të bombave me celular. 3 ushtarë në pranga

minatGoditet grupi kriminal i bombave me celular. Policia e Durrësit në bashkëpunim me strukturat e saj në rrethe ka bllokuar disa bomba të telekomanduara me celular. Bombat janë sekuestruar në Lezhë teksa ishin gati për t’u tregtuar. Ndërkohë që janë arrestuar 3 persona, ushtarë profesionistë me pagesë në repartin 1010 të Vaut të Dejës në Shkodër. Sipas policisë, ky grup kriminal furnizonte tregon për të kryer vepra të ndryshme kriminale.

Në kuadër  të operacioni “Profesionisti”, u kapën 7 mina të telekomanduara me anë të celularëve. Minat ishin të përbëra nga 7 eksplozivë të llojit C4 të lidhura me 7 celularë me material sinjal-përcjellës.

Po ashtu janë sekuestruar edhe 7 mekanizma shpërthyes detonator të minave të telekonadnuara. Hetimet për goditjen e grupit kriminal kanë filluar para tre muajsh dhe policia bën me dije se kjo linjë trafikimi shtrihej nga Mali i Zi, drejt Shqipërisë dhe Greqisë.



Të arrestuarit

Është arrestuar 22-vjeçari Leo Gjinkola, lindur dhe banues në Shëngjin lezhë. Ushtar profesionist me pagesë pranë repartit 1010 Vau i Dejës Shkodër.

Është arrestuar 22-vjeçari Alban Dodaj, lindur dhe banues në fshatin Laim i Ri Lezhë. Ushtar profesionist pranë repartit 1010 të Vau të Dejës Shkodër.

Është arrestuar 25-vjeçari Fran Kola, lindur dhe banues në fshati Balldre Lezhë. Ushtar profesionist pranë repartit 1010 të Vaut të Dejës Shkodër.

Nga hetimet rezultoi se këta shtetas kishin arritur te tregtonin mina me telekomande me një çmim që shkonte nga 1800 deri ne 2500 Euro.

15 korrik 2014 (gazeta-Shqip.com)

©Copyright Gazeta SHQIP




LEXO MË TEJ:

2 Comments
  1. Shqiptar says

    O…. keta jane cubat patriot te islamofobit antishqiptar Paul Tedeschinit qe gjithe jeten e tyre vetem pabesira i kane bere shqiptareve. Inkuizitoret e djeshem, jane sot dhe islamofobet me krriminel te Shqiperise. Sa te pabes dhe krriminal qe jane.

  2. Denisi says

    Mbi keta krimba ligji dhe ndershkimi duhet te jet maksimal.
    Keta ndyresira kane pergatitur me duatr e tyre shume vrasje e kane lene shume femije pa prinder.
    Denim i perjetshem per keta vrases!

Comments are closed.