NUK ËSHTË LEHTË TË JESH SHKUPTAR!

KIM MEHMETI

Kim MehmetiQeveritarët maqedonas bënë çmos që protestat e rinisë shqiptare në Maqedoni t’i ngjyrosin me radikalizëm fetar, që ato të duken se nuk kanë asgjë të përbashkët me shqiptarinë. Sado që tingëllon perverse, kjo tendencë u shkonte për shtat edhe partive të këtushme shqiptare, ngaqë vetëm kështu ato mundeshin t’i bindnin diplomatët e huaj, si dhe Tiranën e Prishtinën zyrtare, se nuk kanë mosmarrëveshje me popullin e vet, po me rrymat radikale fetare.

Tani, kur e panë se kjo lojë nuk u kalon, nëpërmjet Notave verbale në shenjë proteste adresuar Tiranës e Prishtinës, ata nguten që fajësinë për protestat t’ia kalojnë Shqipërisë e Kosovës! Pra, në vepër, është mendësia e cila shqiptarët e këtushëm i konsideron si ‘rrezik të përhershëm të brendshëm’, i cili është i komanduar nga jashtë! Mendësi që nuk u lejon qeveritarëve të këtushëm, përfshi edhe ata shqiptarë, të shohin se rininë shqiptare e nxori në rrugë keqqeverisja, si dhe partitë shqiptare që e çuan këtë rini të ndihet e papërfaqësuar!

Dhe kurrë nuk duhet harruar: radikalë të të gjitha ngjyrave ka pasur e do ketë gjithmonë në radhët e çdo popull! Gjithashtu kurrë nuk duhet harruar se kjo rini u rrit duke u trajnuar me ‘protestat’ e kontrolluara e të rrejshme që i organizonin aktivistët e BDI-së, e që kishin për qëllim të zbusnin revoltën shqiptare, si për shembull, protesta kundër Enciklopedisë, ajo kundër ndërtimit të Kishës në Kalanë e Shkupit e që sot është ndërtuar, protesta kundër sjelljes së përmendores së Car Dushanit në Shkup, të cilën aktivistët e BDI-së dolën ta rrënonin dhe mbase edhe do ta rrënonin, por ngaqë dolën natën, nuk arritën ta dallojnë nga të tjerat. Ja pra, ky është shpjegimi për atë se kush e nxori rininë shqiptare në rrugë dhe kush i ‘organizoi’ këto protesta: kjo qeveri dhe partitë shqiptare, të cilat madje bënë një mëkat ndaj palës maqedonase në pushtet, duke e bindur atë gabimisht se ai që i kontrollon BDI-në e PDSH-në, i ka në dorë të gjithë shqiptarët e këtushëm!

Pastaj nuk duhet harruar se qeveritarët maqedonas, përfshirë këtu gjithmonë edhe ata shqiptarë, e luftonin “radikalizmin islam” duke e “ushqyer” atë më së miri nëpërmjet “pyllëzimit” të tërë Maqedonisë me kryqe gjigantë, duke i shenjtëruar nga ndonjë prift ortodoks të gjitha objektet publike, me çka thuajse ia dolën që fenë ortodokse ta ngrenë në rrafshin e shtetërores. Pra, duke e “luftuar”, apo më mirë thënë, duke e mbuluar vetveten me mbulesën e rrezikut nga “radikalizmi islam”, këta qeveritarë ia dolën që edhe ajrin, edhe tokën, edhe qiellin, ta stolisin vetëm me emblemën etnike maqedonase dhe me atë të fesë ortodokse. E në ndërkohë, sa herë që dikush alarmonte për këtë ngritje të fesë ortodokse në rrafshin e fesë shtetërore, sa herë që dikush alarmonte për deshqiptarizimin e Shkupit, ata – madje të ndihmuar edhe nga qarqe mediatike shqiptare, posaçërisht në Prishtinë ku kanë më shumë miq partiakët e këtushëm shqiptarë – e shpallnin për “mjekrosh” të rrezikshëm. Dhe si të tillë e shpallën edhe autorin e këtij teksti, me çka e ndihmuan që nëse një ditë mbetet pa punë, të mos e ketë të vështirë të punësohet si hoxhë fshati!

Gjithashtu nuk duhet harruar sa e vështirë është të organizosh protesta në një shtet ku të manipulojnë të gjithë, duke filluar nga partitë shqiptare e deri te strukturat policore. Nuk duhet harruar pra se njëra ndër arsyet pse organizatorët e këtyre protestave duan të mbeten anonimë, është se në Maqedoni të lejojnë të organizosh protesta, por pasi të kalojë një kohë, pasi edhe vetë ta kesh harruar se ke qenë organizator i tyre, të vijë dita të përfundosh në burg për diçka që ta ka kurdisur policia.

Shkurt thënë, nuk është e lehtë të jesh SHKUPtar, ngaqë rinia shqiptare në Maqedoni është viktimë e manipulimeve të shumëfishta. Si e tillë, ajo edhe sot ndihet e vetmuar dhe e rrezikuar nga shumë qarqe antishqiptare. Ajo edhe sot ndihet e pakuptuar edhe nga shumë qarqe shqiptare, andaj bën çmos që ta shpëlajë veten nga këto manipulime. Andaj pra, rinia shkupjane është heroi i vërtetë i këtyre protestave dhe heroizmi i saj nuk ka të bëjë vetëm me bindjen e saj “se kur lufton Shkupi, nderohet e tërë shqiptaria” por edhe me të vërtetën se kjo rini i çoi të gjithë shqiptarët të ndihen nga pak edhe SHKUPtarë.

Si do që të jetë, drejtuesit e BDI-së shqiptare në pushtet, në vend që të dalin në krye të kësaj rinie, ata tregojnë se asaj i frikohen. Mbase ata më së miri e dinë nga buron kjo frikë e tyre. Pra në vend që të ofrojnë zgjidhje, kryesuesit e BDI-së janë të preokupuar me atë se kush i organizon e kush do përfitojë nga këto protesta. Me çka më së miri dëshmojnë se ata e përdorin dhe e njohin vetëm peshoren e profiterit. Dhe mbase edhe nuk mund të kenë peshore tjetër ata që thuajse e privatizuan emblemën e madhërishme të UÇK-së dhe konfliktin e 2001, duke mbuluar me atë emblemë të gjitha përfitimet personale. Kështu që edhe sot, ata nuk e konsiderojnë të vlefshëm asnjë verim të shqiptarëve të këtushëm e nga i cili ata nuk do kenë ndonjë përfitim. Pra ata i poshtërojnë dhe i ofendojnë të gjithë përkrahësit e këtyre protestave, duke harruar se ka njerëz që ndihen të fituar vetëm atëherë kur fiton populli i tyre.

Kur bëhet fjalë për qeveritarët e BDI-së, duhet thënë se ata bënë edhe një mëkat tjetër ndaj popullit tonë: i krijuan bindje të rrejshme palës maqedonase se inferioriteti dhe injoranca politike janë diçka gjenetike që i karakterizon të gjithë shqiptarët kudo që janë! Dhe nga kjo bindje buron arroganca e VMRO-DPMNE-së e shprehur në letrën drejtuar Kryeministrit Edi Rama. Nga ta dinë ata kokëboshët e VMRO-së se politikanët shqiptarë kokëtul, si disa nga ata të BDI-së që i kanë pranë vetes, janë ekzemplarë politikë në zhdukje në botën shqiptare. Andaj protestuesve të rinj shqiptarë tani u është shtuar edhe një ngarkesë: do duhet t’i bindë këta sundues kokëzbrazur maqedonas se më lehtë e ke të të bluajë guri i mullirit, se sa mençuria politike e Tiranës zyrtare.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

8 Comments
  1. gavrani says

    ne shkup nuk eshte veshtire te ndjehesh shkuptar, por eshte veshtire te ndjehesh shqiptar sepse ua a ka mbyll syte feja, ua ka fshire trurin..

  2. arianit says

    I nderuari Kim Mehmeti eshte nje intelektual qe e ka kapur
    thelbin e konfliktit midis dy qyteterimeve dhe me sa kam
    kuptuar ajo qe kerkon te beje Kimi eshte qe te zgjoje ndryshimin
    qe duhet te beje qyteterimi dhe politika shqipetare me ane
    te ndryshimit (evuluzionit), dhe jo duke u kapur tek historia
    fete apo identiteti.

    Tani, ajo qe duhet te kuptojme eshte qe historia e nje populli
    rrjedh gjithmone prej kostitucionit te tije mendor. Partite shqiptare
    ne maqedoni, ndjekin nen emra te ndrushem, qellime politike te
    njejta. Ideali i tyre eshte gjitjmone centralizimi dhe shkatarrimi
    i inisiatives individuale ne dobi te shtetit.

    Ajo qe nuk kuptojne politikanet dhe populli shqiptare ne maqedoni
    eshte qe ka nje konflikt qyteterimesh ne baze edhe fetare.
    Eleminti fetare qe perfaqesohen shqiptaret eshte nje element
    i disfavorshem per zhvillimin dhe kompetitetin e qyteterimit shqiptare.
    Intelektuale si i nderuari Kim Mehmeti jane maja e ajsbergut qe kerkojne
    ti japin me kuptuar elementit shqiptare qe duhet te ndryshojne per te
    ecur perpara, nje popull qe nuk ndryshon nuk mbijeton edhe ne
    EVOLUIMIN E QENIES sic e ka thene DARWIN.

    Historia na tregon se sa e pamundur eshte per nje popull te
    ndryshoje aty per aty elementet e qyteterimit te tij, apo aq sa
    edhe per nje individ te dryshoje shtatin mendor. Ne qofte se
    individe te shoqerise shqiptare mendojne qe te perdorin
    fene si identitet kombetar si kundra-peshe kundra identitetit
    kombetare maqedonas eshte duke u futur thedhe ne erresiren
    e prapambetje se feve qe keto perfaqesohen. Shqipetaret sic
    e kane bere edhe ne te shkuaren per te mbijetuar duhet te
    kapin thelbin e kohes dhe te ndryshone qe te hecin disa
    hapa perpara qyterimit maqedonas dhe jo te bejne pralelizma
    fetaro-kulturore, sepse keto krahasime i sherbejne me shume
    Gruevskit se sa vete shqiptareve.

  3. El-Kim-meh met says

    O kafshe po mendja vetem tek lufta ju ngeli. Ju jeni race e ndyre talibane. E paska fajin nje kishe, apo ndonje kryq I ndertuar, qe nuk u zbatoka marveshja e ohrid. Po ne shkup me shume ka xhami se pallate. Eshte shume vone tani ta praraqesesh kete proteste si jofetare. Normalisht qe tani pasi dolet zzbuluar si islamike te qelbur, kerkoni me patjeter ti fusni nje makijazh fytyres. Gjysma e qeverise maqedonase Jane shqiptar, ca lidhje ka ketu marrveshja e ohrid. Ajde protesto me Saliun ashtu sic protestove ne shkup, pa do ti shihje gjysmen e atyre islamikeve te vdekur. Jeni me fat qe keni Gruevskin, se te jete per racen tuaj talebane ne Siri do ishit perkrah vellezerve tuaj atje. O Kim, e di si I thone ketej nga ne, nga 2 shqiptar 3 Jane spiune. Ti do jesh ky I treti.

  4. Tetovari says

    Kafsh je ti o o gjore..a e din ku i bie shkupi??ke qene ndonjehere ne maqedoni,,,,me vjen shum keq qe po te them po nga fjalet dukesh qe je nga shqiperia…ktu ska te beja kryqi feja islami…je shum i mjere mendon qe je i ngritur nga qe ju beson vetem fjaleve tua e jo te dikuj tjeter,,,jeni ju ata qe ne kohen e luftes ne kosove thuanit…cfare keni ju ore pse sjetoni me serbin..jan njerez dhe ata..dhe tani kur plasi lufta ju merni lek kosovareve te ikur kur kekronin per te strehuar koken…e njejta ndodhi dhe me shqiptaret e maqedonis…te te pyes nje here?? te ka perdhunuar motren dikush duke qene ti i lidhur??ose te ka masakruar femijen dikush para syve dhe ta ka servuar ne tenxhere te fasules ta hash per darke…mvjen keq qe ju them por jeni idiote dhe po aq te paditur qe pervec greqise dhe italise skeni shkelu ne ndonj vend shqiptar te shihni si jetohet ..po ske faj ti jo..te tille i keni mesonjesit profesoret intelektualet e politikanet,,,kafshe idiote,,dhe kafshe sje se edhe kafsha ka dhimbje per sojin e vet…

  5. arsen says

    Po ka qene dhe eshte shume e veshtire,per shqiptaret e vertete gjithe keto kohe,kur ne gjirin e tyre,ka islamike te llojit kim mehmeti,qe fare hapur kane dale ne mbrojtje te pushtimit menxyre mesjetare islamik aziatik osman dhe natyrshem mban pozicionin e xhambazit halldup qe te na shesin flamuret saud dhe ate te isisi-t si flamurin tone shqiptar.
    Sa te gjallojne keto vemje, Shqiperia do te vazhdoje te vuaje ne ethe malinje komb dhe shqiptar-mbytese.

  6. Ålesund says

    Respekt per ju Mr Kim

  7. dikush says

    Nuk ke cka ankohesh, o taliban!

  8. Vullnet Hoxha says

    Shpreheni hapur emrin tuaj, ndjenjen tuaj dhe mirenjohjen ndaj qenies njerezore njeri. Nese ke frike mos thumbo nga frengjia e kulles tende prej trimash, dikur, e sot si nje qukapik mundohesh t`i qerosh mizat e nje trungu shume shekullor. Nuk ka emer liria, shpirti e ndergjegja e askujt prej nesh kudo ne bote dhe ne emer te ketyre virtyteve kane luftuar e luftojne Kombet neper bote deri ne pavaresi te plote. Mjerane te frikes dhe sahanlepires, qofshi te bekuar deri ne ditet qe ju ka falur Perendia dhe mallkim per parat e fituara, postet dhe luksin qe perfitoni kur, i njejti gjaku juaj vuan, poshterohet e dhunohet perpara syve tuaj. Dikur e pyeten Hitlerin, se ke njerez urren me shume ne kete Bote ? Dhe ai u pergjigje : Urreja me shume ata persona qe donin te te pushtonin vendlindjen e tyre !!!!!!!!! Faleminderit vullneti.

Comments are closed.