Seriali për mafien e Napolit kërkon t’i bashkohet audiencës ndërkombëtare

Seriali kriminalistik italian, “Gamorra”, i frymëzuar nga libri best-seller i shkrimtarit Roberto Saviano, është tepër ambicioz në kërkesat e tij. Programi që mbaroi shfaqjen e parë të martën në mbrëmje, të kujton seriale amerikane të famshme si “The Wire” dhe “The Sopranos” në portretizimin e dhunës, korrupsionit dhe drogës në Napoli. Seriali ka tërhequr audiencën më të madhe në historinë e korporatës televizive me pagesë Sky Italia dhe tashmë është shitur në më shumë se 50 shtete ku përfshihet Britania dhe SHBA. Suksesi i deritanishëm ka çuar në prodhimin e sezonit të dytë, teksa vala e suksesit po prek kinematografinë italiane, pas Oskarit për “The Great Beauty” dhe vendit të dytë në Kanë të “The Wonders”.

img1024-700_dettaglio2_gomorra-la-serie-sky

11 qershor 2014 (gazeta-Shqip.com)





Comments are closed.