NUK KA AS EUROPË KRISTIANE DHE AS SHQIPËRI MYSLIMANE!

ANDREA STEFANI

Shonagh Rae illustrationMë bëri përshtypje fakti që në një artikull të para disa ditëve të Financial Times (FT) mbi marrjen e rekomandimit për statusin kandidat, Republika e Shqipërisë cilësohej si “shtet i varfër kryesisht mysliman”. Që jemi shtet i varfër i dimë po “kryesisht mysliman” është një kualifikim absurd. E dimë që, sipas Censusit të vitit 2011, rreth 56% e shtetasve i përkasin besimit mysliman, ndërsa pjesa tjetër besimit bektashi si dhe atij të krishterë të ndarë në katolikë dhe ortodoksë. Por kjo shumicë myslimane nuk e bën shtetin “kryesisht mysliman”. Sepse shteti (Republika e Shqipërisë në rastin konkret) është shekullar, asnjanës në çështjet e fesë. Kështu shkruhet në Kushtetutë ku shtohet edhe se shteti njeh barazinë e besimeve fetare. Atëherë si, edhe barazi edhe “kryesisht”?! Është naivitet dhe injorancë të mendosh se natyra e shtetit ndikohet nga feja e shumicës së shtetasve të tij ashtu si ngjyra politike e pushtetit nga shumica e votave të zgjedhësve. Një shtet laik mund të jetë i përbërë nga një shumicë dërrmuese besimtarësh të një feje dhe të mos e reflektojë fare një fakt të tillë. Dhe nuk duhet ta reflektojë. Sepse shteti shekullar e transhendon besimin. Mbron lirinë e besimeve po është edhe i lirë prej tyre.

***


Po pranuam që shteti është kryesisht kështu apo ashtu, duhet të pranojmë që është edhe jo kryesisht kështu e ashtu. Pra “FT” mund të shkruante edhe që Republika e Shqipërisë është një shtet “jo kryesisht i krishterë”. A nuk tingëllon absurde?! Por, po aq absurd është edhe cilësimi “kryesisht mysliman”! Sepse shteti nuk është centaur apo minotaur. Kokën mysliman dhe turpin e krishterë. Apo anasjellas. Pra, Republika e Shqipërisë, si organizim politik, nuk është as myslimane, as e krishterë. Nuk ka natyrë fetare. Është një shtet shekullar. Shtetasit e kësaj Republike i përkasin disa besimeve fetare prandaj ajo promovon bashkëjetesën mes tyre dhe harmoninë! Asnjëri nga besimet, pavarësisht përqindjes, nuk e dominon apo i jep tonin politikës së shtetit. Politika dhe feja, qeverisja dhe besimi janë të ndara nga njëra-tjetra. Politika dhe qeverisja nuk ndërhyjnë në punët e fesë duke i çmuar atë si përmasë të lirisë së njeriut dhe çështje private të tij, ndërkohë që as feja nuk ndërhyn në punët e politikës apo të qeverisjes. Ndërsa kualifikime të tilla, si ky i fundit në artikullin e FT, ushqejnë jashtë Shqipërisë paragjykime ndërsa brenda saj, diferencimin dhe divizionizmin.

***

Ca kohë më parë, Kryeministri britanik, David Kameron, u kritikua nga 50 emra të shquar, përfshirë nobelistë, se po promovonte përçarjen në Britani ngaqë në fjalime publike e kish keqpërkufizuar Britaninë si “vend kristian”. Dhe i kujtonin Kameronit se Britania është formësuar edhe nga forca para-kristiane, jo-kristiane dhe pas-kristiane. Dhe mendoj se kishin plotësisht të drejtë. Britania është shtet i shoqërisë së hapur prej dekadash e ndikuar dhe formësuar nga flukse të fuqishme të globalizmit dhe lëvizjeve migratore. Madje jo vetëm Britania, por as edhe vetë Europa e Bashkuar nuk mund të cilësohet kristiane, si dikur në Mesjetë. Ajo nuk është më e tillë sepse në filozofinë, në Kushtetutën e saj dhe të të gjithë shteteve anëtare, sanksionohet pluralizmi dhe bashkëjetesa fetare. Pavarësisht kontributit që feja e krishterë dhe morali i saj kanë dhënë në formësimin e qytetërimit perëndimor, nuk ka më një Europë të krishterë. Ka vetëm një Europë shekullare, të shoqërisë së hapur, të lirisë së besimeve dhe të respektit për to si shprehje e shenjtërimit të lirisë së njeriut.

***

Po ashtu nuk ka as një shtet shqiptar kryesisht mysliman, apo kryesisht të krishterë. Ka vetëm Republikë të Shqipërisë ku edhe për traditë historike të kombit, por edhe për shkak të praktikës shekullare, mbizotëron klima e barazisë dhe harmonisë mes besimeve fetare. Askush në shtet nuk privilegjohet, por as diskriminohet për shkak të besimit. Shumica e shqiptarëve vazhdojnë ta trajtojnë besimin si çështje private, të shtëpisë, por jo të shtetit. Kuptueshëm, përforcimi i konotacioneve fetare në përplasjen globale politike pas sulmeve terroriste të 11 shtatorit, ka nxitur gjakimet për injektimin e esencave fetare në politikë, qeverisje dhe institucionet e shtetit edhe në Shqipëri. Gjakimeve të tilla i kontribuojnë edhe artikuj si ai i gazetës Financial Times me përkufizimet e tyre vërtet “ekzotike” për lexues perëndimorë, por të pasakta në raport me të vërtetën dhe të dëmshme në raport me mirinformimin publik. Sot po dëgjohen gjithnjë e më fort zëra për krijimin e partive politike fetare. Tendenca që, për kombe me pluralitet fetar si Shqipëria, bartin rreziqe të mëdha si për natyrën shekullare të shtetit, ashtu edhe për pluralitetin harmonik mes feve. Pas tendencave të tilla përgjon me hanxhar në dorë përçarja e tmerrshme fetare që shqiptarët historikisht kanë ditur ta shmangin më së shumti me sukses! Duket se po afrohemi me shpejtësi drejt momentit kur qëndrueshmëria e harmonisë mes feve, kjo traditë dominuese mes shqiptarëve, do të vihet në provë. Shqiptarët duhet të tregojnë se edhe pse janë të lirë të shkojnë në kisha apo xhamia, të lirë të besojnë a mos besojnë fetë internacionale, në fund të ditës, “feja” e tyre kombëtare dhe përbashkuese do të mbetet, si nëpër shekuj, shqiptaria!

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/




LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

17 Comments
  1. Beni says

    Shum e vertet

  2. sinan hibro says

    Sakte dhe bindshem, nuk ka ku te shkoje me mire !

  3. arsen says

    Dija deri me sot,qe dhe pa i shkeputur bythet nga karrigia Stefani mund te kuturise dicka te vertete. Dhe gjeja me paket qe ka bere ne kete corben me siper eshte barazimi i teorise me praktiken.Dhe i gjori Stefani e ka pasur gjithmone tabu dhe frike te permende tendenca fondamentaliste fetare ne keto ane,qe asnjehere nuk kane dashur ti bashkohemi atij kontinenti qe i perkasim.
    Dhe te mos shkojme larg,por tek sundimtari i ketyre dy dekadave te ketij kombi nga Saliu,qe Stefani nuk i ka lene beme pa komentuar(vec komentuar ama),qe mblodhi mbas vehtes dhe sundoi vec me alter egot e vet haxhiqamilase(mos e ngaterrojme me besimtaret e tjere te mbare te kesaj feje),duke vendosur ne vitrine ndonje raja,qe per karrige i sherbejne kujtdo si topalli,paloka apo pollo,por kurre Stefani nuk ja ka pemendur kete lloj gjeme..
    Mbrapa kokes kjo bande mesjetare vendoste masken e Europes,kurse me mendje dhe trup shkonte drejt botes orientale anadollake-arabe.Dhe fakti i pamohueshem, nga askush ne, eshte qe ky sundim,,na la nje vend te shkaterruar fizikisht dhe truperisht,monumente,mendesi histori,qe na lidhnin historikisht me Europen.
    Stefani dhe censusin e shperfytyruar dhe masakruar nga Saliu e paraqet si te vertete dhe pa asnje kritike.
    Stefani gabon me tej,(ai e kupton besoj kete por per tu dukur “asnjeanes“),kur vulgarizon dhe banalizon lidhjet e shtetit shekullar me fene ne boten perendimore.
    Eshte e vertete qe perendimi eshte prej shekujsh shekullar,por ky shekullarizem dhe zhvillim human,kulturor ekonomik,ka ne baze te tij biblen kristiane,qe sugjeron dhe tolerancen ekstreme midis njerezve te besimeve.Kjo ka bere, qe kjo bote e emancipuar te hape deren dy kanata,per besimet e tjera,vecanrisht ate myslyman,pamvaresisht se nga nje pjese e tyre fondamentaliste e ka pesuar shume keq,popullsia e ketyre vendeve.Dhe mbas kesaj ne respekt te kultures qe kane ata vazhdojne ti mbajne dyert hapur,duke mos i futur te tere ne nje thes.
    Prandaj z.Stefani,ne respekt te vehtes dhe profesionit qe mendon se i takon,mos fyej aftesine dhe me elementare te ketij mileti,per te kuptuar,qofte dhe ne germa te medha historine dhe aktualitetin e perjetuar fort te ketyre aneve.Ndryshe do katandisesh te shkruash per vehte,vec,brenda pragut te shtepise

  4. German says

    Arsen, je nje qenie pa tru por qe si te gjithe qeniet pa tru mendon se eshte me e zgjuara ne bote. Nu merret vesh fare se çar thu dhe ku do te dalesh! Te gjitha jane pa lidhje me artikullin qe e Andrea Stefanit. Ti je tamam nga ata qe shkruan vetem pre pragun tend. E kam vene re edhe here te tjera. Je shume konfuz o I gjore. Perpiqu te kthjellohesh. Megjithwse çrendesi ka!

  5. vang says

    Ne qofte se KUSHTETUTA E SHQIPERISE le boshllek per krijimin e partive me perkatesi fetare ,lumi qe na mori.Do te kthehemi ne shtet teokratik dhe qellimi do te ishte vetem per te fituar vota nga besimtaret .Per faktin qe shumica eshte myslimane mendoj se parti te ketij karakteri duan te ngrihen.MEQENESE JEMI NJE SHTET LAIK ,EDHE PARTITE ME DREJTIM FETAR DUHET TE NDALOHEN ASHTU SIC DO TE NDALOHEJ NJE PARTI NAZISTE ,PA DASHUR TE THEM SE KJO E FUNDIT KA GJE TE PERBASHKET ME PARTITE FETARE.

  6. arsen says

    Une shkruaj per njerzit dhe jo per ata,qe kane marre aratine nga pyjet dhe ne vend te mbylleshin ne zooparkun e qytetit,vazhdojne te ngjiten dhe zbresin te patrazuar ne karriget e pushtetit.

  7. Gezim says

    Ne spektrin politik Shqiptare kemi tre parti fetare dhe te tria keto jane Demokristiane. Si tha ti Llesh, duhen ndalur keto parti ? Nuk do te qe mire te ishim konkrete kur flasim kodra mbas brekut?

  8. Gezim says

    Jo
    vetem qe je konfjuz, pa asnje lidhje, fraza dhe mendime pa kuptim,
    por je dhe large realitetit historik. Ky shkrim i Stefanit eshte nga
    me te miret. Ne qofte se Shqipetia eshte Muslimane, atehere cfare
    eshte Evropa qe ka brenda saje 30 miljon musliman? Doktrina
    Kristiane nuk ka pasur ndonje rrole te rendesishem ne shvillimin e
    ketyre vendeve. Kur feja mori pushtet politik ne Evrope, shvillimi u
    ndal dhe bota kaloi ne eresir te plote (Dark age) ku mizerja dhe
    vulgarizmi benin ligjin. U shkaterua plotesisht Babilonia e famshme,
    (tre here u dogje bibloteka e saj e famshme) kultura Egjyptiane,
    kultura Greke, kultura Romake. Gruaja u mbulua nga koka ne kembe dhe
    i humbi te gjitha vlerat dhe vendin e nderuar ne shoqeri qe kishte ne
    kohen pagane. Kleri filloi nje lute te eger dhe barbare kunder
    shkences dhe kulures qe ne kohen pagane kishte nje vende te nderuar
    ne shoqeri. Shkencetaret dhe njerzit e ditur shpalleshin nga kleri si
    shtriga dhe shtrigan dhe digjeshin ne turren e druve. Britaniket dhe
    gjithe shtetet e tjera Evropiane u shvilluan nga konolizimi qe ju
    bene popujve te tjere. Per qindra vjete (vashdoin akoma dhe sot) ata
    vodhen dhe grabiten Afrikes, Arabine, Indine, Azine e shume vendeve
    te tjera dhe tani qe ishe kolonet e tyre po populloin keto vende,
    evropianet po gerthasin me te madhe nga tmeri I emigranteve te ardhur
    aty nga kolonit e tyre. Po kur i rripnin te gjalla keto vende dhe
    popuj ju vinte mire? Tani eshte koha qe Evropa kolonizatore te (pay
    back). Ne qofte se bota do te qendronte pagane, shvillimi i botes sot
    do te ishte shume large., ndoshta 2000 vjete perpara.

  9. arsen says

    Kushdo mund te ndyje,ne keto anet tona, perparimin dhe humanizmin deri dhe heronjte tane historik me permasa historike boterore, ,perse ti jo.Dhe kjo eshte kenaqesia perverse kanibale e nje formimi ku kane lulezuar instiktet me te ulta animaleske,te komanduara nga nje tru i nje qenie njerzore.
    Me keq nuk ka shkon!
    Dhe prandaj jemi ketu ku jemi,te izoluar dhe te neveritur nga bota, si asnjehere tjeter ne historine tone.

  10. Gezim says

    ?!

  11. Iris G. says

    Shkrimi duhet perkthyer dhe çuar ber botim si pergjigje FT. Ambasadat shqiptare jane mesuar me aq rehati keto njezet vjet, duke kaluar kohën me pazare midis Sainbury’s, TKmax e Waitrose, sa nuk u vjen ne mend të organizojnë reagime ndaj artikujve publicitet si ky i FT që kushtojnë shtrenjtë. Cili student shqiptar ne Angli nuk do të gëzohej po të merrte një thirrje nga ambasada për bashkepunim për përgjigje?

    Jo vetëm që Republika e Shqiperisë eshtë shtet laik. Shtet musliman quhet ai që udhëhiqet nga sharia dhe vetëpërcaktohet si shtet musliman, si Bosnja psh.
    Por, për me tepër duhet protestuar kundrejt quajtjes publike të Shqipërisë si shteti më i varfer i Evropës. Kjo fyerje nuk i bëhet asnjë vendi në botë, ashtu siç nuk i bëhet asnjë individi. Madje me zhvillimin e Shqiperisë pas viteve 2000 nuk është më as e vërtetë. Shqipëria nuk eshtë vend i varfer, madje cilësia e jetës e shumicës së popullsisë në Shqipëri është në të njëjtin nivel me jo pak vende të BE. Mjaft me komplekse që nuk kanë më arsye të qendrojnë. Statistikat nderkombëtare, kur klasifikojnë Shqiperinë si vend me të ardhura të ulta për frymë, i bëjnë krahasimet në shifër absolute jo relative. Po të shikonin se në çfarë shtëpish jetojnë në Angli ata që nuk janë milionerë, shqiptarët e Shqipërisë do të ktheheshin me vrap në atdhe, ku te kesh me qira vetëm një apartament me dy dhoma gjumi do të thotë të jesh i varfer ne qytet, dhe copë e çikë në shumicën e fshatrave.
    Ministria e jashtme dhe Ministria e integrimit do duhet të organizonin dhe monitoronin reagimet. Keshtu shtypi i huaj mësohet ta respektojë shtetin shqiptar dhe bëhet më i matur për të shmangur botimin e legjendave te krijuara në vite qe qarkullojnë per Shqipërinë.

  12. kastriot says

    Shkrimi i Stefanit dhe komentet e shumices “te te zgjuarve” qe postojne mendimet e tyre ne kete gazete, jane te gjitha pa perjashtim komente apo mendime “alla shqi[ptarce”
    SHQIPERIJA ESHTE KRYESISHT VEND DHE SHTET MYSLYMAN. JO VETEM QE BEN PJESE NE KONFERANCAT APO LIDHJET MYSLYMANE POR JU LUTEM SHIKONI EMRAT E PJESES DERMUESE TE POLITIKANEVE QE KANE DREJTUAR DHE NA DREJTOJNE: VETEM EMRA MYSLYMANESH, EDHE NJEHERE VETEM EMRA MYSLYMANESH.
    E KETA KANE TE TRASHEGUAR MENTALITETIN,KULTUREN MYSLYMANE DHE NGREJNE BYTHET PERPJETE NE MES TE TIRANES NE RASTE FESTASH FETARE. Une i respektoj festat e te gjitha llojeve te besimeve fetare dhe kete nuk e shikoj si kompleks apo si te mete te Shqiperise. Ne jemi keta qe jemi. Ne se Andrea shkruan dicka mbi qenien jo myslymane te shtetit dhe popullsise shqiptare, ai me shume perpiqet t’i mbushe mendjen vetes se nuk eshte keshtu si jemi ne fakt, shumice myslymane, se e gjith bota dhe diten per dielle dhe naten me, e pa hene, e kupton dhe e shikon se Shqiperia anon nga shteti dhe popullsija myslymane.(Dhe Andrea si ne cdo shkrimte tij mundohet te beje seperatistin dhe per kete rast duke i ndare myslymanet ne myslymane te vertet dhe ne bektashinj)
    Andrea do te veje shenjen e barazimit midis Europes katolike dhe Shqiperise myslymane me qellimin qe te lehtesoje Shqiperine ne marjes e statusit. POR DIELLI NUK MBULOHET AS ME SHOSHE E AS ME MENDJE. SHQIPERIJA KA SHUMICEN E POPULLSISE MYSLYMANE DHE NE SE EUROPA NA PRANON OSE JO, PERKATESIJA FETARE E POPULLSISE NE SHQIPERI NUK NDIKON!

  13. shpresa says

    o stefan per ate pune ne realisht nuk kemi fare fe dhe seshte hic keq por e keqja vjen kur ben sikur e ke ate.Ne shqiptaret nese ka nje gje qe e kemi fallso komplet ajo eshte pikerisht feja.Po te vesh re komentet qe behen flasin sipas fese qe komentuesit i perkasin.Te besonin vertet nuk me vjen keq po jane vec injorante qe urrehen e shahen neper faqe interneti pa e dit se kush je.Jam nje myslimane ne teori por nuk mund te them se jam e vertete perderisa nuk bej asnje rit te fese dhe ne nje sjellje te tille ku te gjthe shqiptaret (pervec pakices)sillen njesoj nuk i jap te drejte vetes te mbroj fene qe i perkas apo me keq te shaj fene e tjetrit.Kush jane ata qe u duket vetja zoter askushi sjane edhe ju zoti stefani po tju digjte sadopak varferia e vendit tend nuk do shkruanit gjera qe ne fund rezulton sebep per komente koti.Brezi i ri e mban veten per te emancipuar por po rrezikon vendin duke u cilesuar si musliman apo i krishter se bota nje gisht uje do per te vene gjithe epitetet qe i vjen per mbare.Pse ca kujtoni se po i behet vone per ne?Merrni shembull nga prinderit tane qe si askush ne bote kane respektuar nejri-tjetrin apo ka dale moda tani qe te vjetrit sdine gje.Edhe atyre kur behet fjale per keta hoxhallaret e ”rinj”ekstremiste nuk i duan aspak se nuk jane mesuar me kete lloj edukimi fetar.Ajo qe popujt arabe paguajne ne kurriz nuk eshte feja por diktatura dhe kur se kuptojme ne qe kaluam te njejten gje…vetem propaganda ndryshon.Ne na denonin ne emer te popullit per tentative kunder komunizmit ata i denojne ne emer se dalkan kunder zotit kur ndonje e re tenton te ngase makinen psh Kjo eshte diktature.Ne fakt feja eshte pushteti me pasoja gjakatare qe vazhdon edhe sot pr fakti qe kete ne kohet tona e vuajne bota myslimane ben qe shumica e njerzve kryesisht te krishtere mendojne se fajin e ka islami pra zoti.Por mesa di une prifterinj ka patur edhe para se krishti te shfaqej pra njeriu e priste nje hyjni ti shpetonte nga vuajtjet etj.dhe kur erdhi e vrane fare.Pra si qenie njerezore kuptoj qe ne fakt feja eshte nevoje per te besuar ne nje jete te veshtire se ka nje gje te mire siper nesh qe na do na mbron dhe miresia i tij na nxe te gjith ah harrova vetem te krishteret ose vetem muslimanet.Ky lloj mentaliteti nuk eshte besim por fiksim,Kur nderronin emrat shqiptaret ne greqi greket se kishin me problem per shqiptarin qe punesonin por a nuk ishte ky i njejti person?A nuk eshte ky nje fiksim.Kjo lloj metode nga shqiptaret ka rezultuar me e suksesshme per te gjetur nje pune dhe nese ka nje gje per te cilen duhet te jemi krenare si komb ajo eshte nje e vetme:Ne jemi pershtatur ne bote sipas jetes dhe rregullave te vendit qe kemi vendosur te jetojme e punojme.pavarsisht qe shume shqiptare na kane njollosur me njolla te medha.Ne nuk duhet te pranojme ndarje fetare perndryshe do hyjme ne nje labirinth qe nuk do dalim me kurre rinia ta kete shume mire parasysh kete eshte e rrezikshme per shqiprine te debatosh per fene midis shqiptaresh

  14. shpresa says

    e ke nje te drejte dhe ti vlla.kastriot quhesh verte valle se po te ishte keshtu me vjen mire per mendimin tend

  15. Meti says

    Me gjithe respektin per Andrean ,duket se ceshtjet fetare dhe te te drejtave te njeriut nuk i njeh.Ne jemi nje vend myslyman ku komuniteti ortodoks eshte i shtypur . Kryesia e ortodokseve vendoset nga myslyamanet dhe shteti nderhyn te ceshtjet e brendshme te kishes ortodokse.Krejt kupola e kishes ortodokse jane myslymane te pagezuar, te gjithe spiuna te SHISHit.Ne emer te patriotizmit ortodokset nuk kane te drejte te thone myslyman. Ortodokset nuk kane te drejte te kene varrezat e tyre, qe eshte e drejte e kushtetutes se Evropes qe cdo njeri te varroset sipas perkatsise fetare.

  16. Beqo says

    Andrea megjithe respektin per ty, nuk merrke vesh nga te drejtat fetare dhe te njeriut. Shqiperia eshte nje vend myslyman ku ortodokset jane te shtypur.Kreu i kishes ortodokse vendoset nga myslymanet dhe pothuajse e tere kupola e kishes jane me prejardhje myslymane.Ne emer te patriotizmit ortodokset nuk kane as te drejtat me minimale si komunitet.Ne Shqiperi eshte e ndaluar te thuash myslyman sic ndodh ne gjithe boten. Ortodokset nuk kane te drejta komunitare si varrezat , emrat etj.

  17. Meti says

    Nuk jam dakort. Shqiperia eshte nje vend myslyman . Myslymanet kontrollojne edhe kishen ortodokse. Nuk duhet te ndjehemi keq se jemi nje vend myslyman.

Comments are closed.