Kubë, ish-truproja e Fidel Kastros zbulon jetën kapitaliste të diktatorit

KastroShtëpi luksoze, jahte private, deri dhe një ishull i tërë personal. Fidel Kastro nuk ia kalon aspak keq, të paktën duke iu referuar Huan Reinaldo Sançez, një ish-truprojë e tij, i cili sapo ka publikuar një libër për “Lider Maximo” (“Jeta e fshehtë e Fidel Kastros”).

Sipas autorit, jeta private e protagonistit të revolucionit kuban, nuk ka të bëjë aspak me jetesën në kushte minimale të një lideri komunist.

Sançez tregon për fytyrat e shumëfishta të Fidel Kastros: në publik, ai revolucionar i kryetarit të kujdesshëm të popullit të tij, i përqendruar mbi luftën ndaj imperializmit dhe i aftë të bëjë për vete me diktatin e tij imponues miliona kubanë mbi rrugën e krenarisë kombëtare. Ndërsa në privat, ishte fytyra e atij njeriut të llastuar nga kapitalizmi, i joshur nga jeta e bukur, nga ushqimet e çmuara, veshjet luksoze, udhëtimet me barkë dhe trajtimeve të vazhdueshme në mënyrë private të fizikut të tij.

Në tipin e tij romantik brenda realizmit socialist, Kastro zotëron një ishull të tërë. Privat dhe i pamundur për të hyrë njeri brenda, veç shpurës së tij. Bëhet fjalë për Cayo Piedra, vend ku “Lider Maximo”, adhuronte të shfaqej në shoqërinë e “Vip”-ave ndërkombëtarë e intelektualë, si shkrimtari i njohur, Gabriel Garsia Markez, i cili ndërroi jetë para pak kohësh.

Sançez po ashtu nuk ndalon së përshkruari mbi pasionet mondane të Kastros, duke zbuluar detaje të veçanta mbi personalitetin e tij, ndryshe nga ajo e një diktatori. Manipulues, karizmatik, tërheqës, por i kujdesshëm dhe pa skrupuj, Fideli ka qenë një personazh shumë i rrezikshëm.

Edhe sot, pa fuqi formale, pas lënies së qeverisë të vëllait të tij Raul, ka akoma një vëmendje të madhe. Dhe nuk rresht asnjëherë së bëri ligje dhe të ndëshkojë ata që dalin kundër rrymës.

Autori i librit flet edhe për veten e tij. Pas 17 vjetësh të kaluara si truprojë e Kastros, ka vendosur të largohet, duke përplasur “derën”. Fideli e kishte burgosur për muaj të tërë, në një qeli të lagësht, të lidhur si një qen dhe në fund të liruar dhe të shkarkuar. Në 2008-ën, Sançez kërkoi dhe mori azil politik në SHBA

21 maj, 2014 (gazeta-shqip.com)

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

4 Comments
  1. beni says

    Ky qenka si sali protopapa

  2. agim.cani says

    Ky zoteria ,te shtyn te dalesh ne 2 konkluzione te sakta. -1-.Ka gjetur nje menyre per te bere para.-2 -Fakti qe shkruan nga Amerika ku eshte dorezuar ,te vertetat e tij shkojne nga 0 – 1%.Fidel Kastro , ky Lider absolut ,ne krye te nje populli heroik ka bere qe embargoja e eger. por e padrejte mbi 50 vjecare amerikane te deshtoje me turp.

  3. haki gjolena says

    ne mos nje dite nje tjeter dhe ne mos njeri apo tjetri ato do te dilnin mor vlla. ja doli ai dhe ia corri masken pastaj ajo dihet qe ca jete dhe ca ligjesh ka ai ne kube. a thua nuk i jetuam dje ne ne shqiperi me enver kafshen.

  4. R.Serveti says

    Keta neo komunisto-kapitalistet tane pse nuk i permendni,si e qysh rojne?nderkohe shqiptaret vriten per buken e gojes.

Comments are closed.