Pronat, negociata me Strasburgun për shtyrjen e afatit

Peçi: Do të inventarizojmë dosjet dhe nxjerrim faturën e kompensimit financiar

Gjykata e StrasburgutQeveria do t’i kërkojë Gjykatës së Strasburgut shtyrjen e afatit për çështjet e ish-pronarëve që janë depozituar në këtë institucion. Kur afati i fundit i caktuar nga Gjykata Europiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg, për të gjetur një zgjidhje për çështjen e pronave është vetëm një muaj nga fundi, Avokatura e Shtetit po përgatit dokumentacionin për të kërkuar shtyrjen e tij pas datës 17 qershor. Ky fakt konfirmohet nga zëvendësministri i Drejtësisë, Idlir Peçi, në një intervistë për “Top Channel”. “Ne do të kërkojmë shtyrjen e afatit për aq sa është plani i veprimit, qershor 2015. Por edhe atëherë nuk është se mbaron kompensimi. Ne synojmë që atëherë të fillojë një proces transparent që t’i japë fund problemit, i cili ka nisur e s’ka mbaruar asnjëherë”, deklaron Peçi. Por çfarë parashikon plan-veprimi i qeverisë? “Ky plan ka piketë të parë inventarizimin e gjendjes aktuale, pa skanimin e së cilës ne nuk mund të kemi një ide të qartë se si t’i japim zgjidhje problemit. Të nxirren faturat e kompensimit, të gjejmë sa u kemi borxh qytetarëve. Piketë është dhe një reformë njëvjeçare, me hapa konkretë ligjorë e institucionalë. Ligji aktual krijon paqartësi, prandaj qytetarët shkojnë në Strasburg”, saktëson Peçi. Zëvendësministri bën të ditur se për shkak të precedentit të ngjashëm me çështjen e pronave, parashikohet që të zbatohet e njëjta formulë si në Rumani. “Vetë shteti ynë i ka kërkuar Gjykatës së Strasburgut që të reagojë. Kjo tregon që ka problem sistemi. Të njëjtën rrugë me atë të Rumanisë mund të ndjekim edhe ne dhe të jemi të sigurt se do t’ia arrijmë të shtyjmë afatin”, nënvizon Peçi. Ndërkohë që për penalizimin më të fundit prej 8 milionë eurosh të vendosur nga Gjykata e Strasburgut, zëvendësministri i Drejtësisë shton se i takon Ministrisë së Financave të ekzekutojë vendimin brenda afatit tremujor. Ndërsa për 60 çështje të ngjashme të kthyera nga Strasburgu, për të cilat i kërkohet Shqipërisë që të ofrojë propozimin e saj për zgjidhje përpara se të dalë me vendim, Peçi shprehet se po negociohet me palët. “Për shkak të dokumentacionit të negociatave nuk mund të shprehem, por të gjitha opsionet janë në tryezë”, shtoi numri dy i Drejtësisë. Qeveria ka dhënë alarmin për faturën e papërballueshme që jepet nëpërmjet vendimeve të Gjykatës së Strasburgut. Vetë zëvendësministri Peçi ka bërë të ditur në Komisionin Parlamentar të Ligjeve, se nëse vazhdohen të jepen vendime të tilla, atëherë rrezikohet falimentimi i shtetit shqiptar. Vendimet e Gjykatës së Strasburgut janë detyruese për shtetin shqiptar, në rast se ato nuk zbatohen atëherë qeveria penalizohet në institucionet ndërkombëtare.

 

[callout]Dosjet në AKKP



Votohet shtyrja e afatit, Rama: Po shmangim katrastrofën  

Parlamenti votoi me 71 vota pro dhe një abstenim shtyrjen e afatit të shqyrtimit të ankesave dhe dosjeve nga ana e Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave edhe për një vit. Demokratët u shprehën kundër kësaj nisme, duke theksuar se kjo shtyrje njëvjeçare nuk e zgjidh problemin. “Ky ligj ka vetëm një nen. Tregojuni qytetarëve, nuk thotë asnjë gjë për ju qytetarë që dëgjoni. Thuhet se do të zgjatet afati për një vit. A mbyllet për një vit ky proces? Nuk mbyllet”, deklaroi ish-ministri i Drejtësisë, deputeti i PD-së, Eduard Halimi. Por qëndrimit të PD-së i është kundërpërgjigjur vetë Kryeministri Rama, i cili ka akuzuar të djathtët për zvarritjen e këtij procesi. “Ne po shmangim atë që bëtë ju, që e çuat shtetin në prag katastrofe. Kjo do të bënte që pas qershorit, çdo çështje në Strasburg të ishte fituar automatikisht nga pronarët dhe të mos bëhej gjyq fare. Këtë e bëtë ju, jo ne. S’e keni çarë kokën fare. Ju bëtë një rrëmujë më të madhe se zyra e Saliut”, replikoi Kryeministri Edi Rama.[/callout]

©Copyright Gazeta SHQIP




LEXO MË TEJ:

5 Comments
  1. Arben says

    ME STRASBURGUN KRRUAJENI SE ATA JU DEGJOJNE SHUME.

    KY ESHTE FUNDI I SHTETIT TE KORRUPTUAR, BIE NEN RREMOJAT E VETA.

    PO NUK MBLODHEM MENDJEN E TE VOTOJME NJEREZIT E DUHUR, KESHTU KA PER TE PERFUNDUAR SHQIPERIA JONE.

  2. Shteti i ligjeve. says

    STRASBURGU NUK KOMPROMENTOHET, SI LLALLA.
    Kure mos ju besoni komunisteve,spiuneve, per pronat. Ata 23 vite po vjedhin sa plasen,s’dijne sa kane,ku i kane.Pa ju mare pronat ajduteve(nanos,saliut,femijeve te sales,femijeve te enverit,te ramizit,metes,gjinushit,llalles,nishanit,fevziut,etj,etj,) kure s’ka Shqiperi normale aqme pak demokratike.Kemi 23 vite me mashtrime,shty te shtyjme,asnje shtyrje dhe per pronat kodosheve.Tani kodoshet duan te mashtrojne dhe femijet me grushtin e monstres enver ne koke.Tu behet gjyq,enverit dhe nostalgjikeve te tij,njesoj si ndalohet edhe Hitleri ne Gjermani.

  3. ora09 says

    Shteti shqiptar është e mira të shohë se kush janë gjyqtarët shqiptarë që kanë gjykuar këto dosje dhe atyre t’u vënë në llogari të tyre pjesën më të madhe të shumës së ardhur nga Strasburgu, ndryshe nuk ka për të ndryshuar kjo histori me gjykatës gangësterë e të korruptuar…

  4. demi says

    Shqiperine po e falimentojne politikanet hajdute te pas vitit 1991. Kjo qeveri , nuk ka vullnet ta zgjidhi. kete hajduteri kolektive (term i uhazuar nga ish kryeministri Majko ). & muaj pa asnje veprim konkret kur zgjidhja eshte e thjeshte dhe e qarte nese zbatohet kushtetuta . Vetem vendimet e Strasburguat do ta detyrojne kete klase politike te zbatoje kushtetuten dhe te drejten e prones.

  5. adolfhi says

    o neokomuniste bolshevike…me gjithe se e keni lakun ne fyt ,, prap. po e kruani prapanicen me gjethe fiku …nuk po i ndaheni termit kompensim…….harroheni kete fjale qe jane miliarda euro….merrni dhe lexoni kushtetuten shqiptare…kjo vlen vetem per investime publike….APO pashai i botes ,, sulltani bolshevik, edi rama , do ndaje letra higjenike per legalizimet…. .kini kujdes.. kjo, nuk eshte vetem se jeni bere gazi i botes,, por do ju kushtoje me shume se ce pandehni ……politikane bark ngopur ,,mos harroni qe popullit i ka shkuar thika ne palce per mbijetesen.. mblidheni mendjen … strasbourgu pervec faturave marramendese te ve dhe sanksione te tjera, qe ju i dini me mire se populli….dua tju ndihmoj duke ju thene,, se strasbourgu nuk eshte vetem gjykate per te drejtat e njeriut ,, por eshte edhe politike … nuk eshte e putinit por eshte gjykate perendimore demokratike ….,,se mund te plasi muti ciper themelit dhe skeni per te gjetur dermane …keni 23 vjet qe talleni me pronaret ,talleni me kushtetuten shqiptare .tokat aty i keni .merrini ndaini APO kane ikur ne greqi APO itali ..APO keni investuar ,,vjedhur per vehte …dhe perserisni fjalen kompensim..qe prap edhe sikur ti keni miliardat e eurove,, prap o morra te kuq,, jeni ne kundershtim me kushtetuten…mbaheni mend ,,strasbourgu nuk ka per tja u shtyre afatin ,, ate shtytje e ka bere saliu, kohe perpara jush, dhe jo vetem njehere… jam me se i sigurte …veprimi ka edhe kunder veprim ,, mos fleni ne dafina….. merrni dhe e pyesni sali ..demokratin , dhe ish sekretarin e byrose se ppsh ,. se e keni per dite ne parlamentin tuaj konsomolas….. ne,, te gjithe , qe komentojme ketum nuk kemi nerva te komentojme,, por nga ana tjeter na djeg,, na dhemb ,, per atdheun tone,, qe eshte katandisur si nje qen i ngordhur nga ju qafire komuniste ….tna i dini per faleminderit per cka shkruajne te gjithe komentuesit .

Comments are closed.