10 trajtimet më të çuditshme të përdorura nëpër botë

Nuk do të arrini ta besoni! Kush nga ju do të donte të pickohej nga një bletë për t’u shëruar… nga herpesi apo nga reumatizma?! Jeni pak skeptikë apo naivë?! Ja atëherë trajtimet mjekësore më absurde të të gjitha kohërave!

Mjekësia

Ju kishte shkuar ndonjëherë në mendje që të pyesnit veten për trajtimet më të çuditshme mjekësore, të cilat aplikohen edhe sot e kësaj dite! 10 prej tyre i gjeni të renditura më poshtë!

10. Krimba mëndafshi për të hequr qelizat e vdekura

Le ta fillojmë nga një teknikë mjekësore moderne! Quhet “maggot therapy”, dhe bëhet fjalë për një terapi që parashikon përdorimin e krimbave të mëndafshit për të hequr qelizat e vdekura nga lëkura! A keni kurajë të vendosni një krimb të tillë sipër një plage që iu është shfaqur diku nëpër trup?! Provojeni!

9. Gjethe me zjarr për paralizën faciale

Pavarësisht se pjesa më e madhe e mjekëve nuk u këshillojnë pacientëve të tyre që të “djegin” fytyrën, ekziston një lloj praktike mjekësore kineze, që ka në bazë të saj përdorimin e djegies së gjetheve për shërimin e paralizave faciale!

8. Helm blete për herpesin

Dëshironi që të hiqni “qafe” herpesin?! Nuk ka gjë më të thjeshtë: apeterapia është ajo që bën për ju! Kjo teknikë i ka “rrënjët” e saj në Greqinë e lashtë, ndërsa ajo përdorej edhe për reumatizmën. Gjithçka që “mjeku” duhet të bëjë është që të shpojë pacientët me bletë të gjalla! Më pas ata nuk do të vuajnë më nga problemi i tyre i bezdisshëm!

7. Parazitë zorrësh për alergjitë

Janë të ndryshëm mjekët që kanë çuar përpara deri më sot këtë teknikë: anchilostomatidi ose parazitët e zorrëve, si trajtim efikas kundër alergjive! Qysh nga vitet ’70, shkencëtarët zbuluan se ata që vuajnë nga infeksionet e shkaktuara nga ky lloj paraziti, nga ana tjetër nuk vuajnë prej alergjive ose nga sëmundjet e sistemit imunitar.

6. Ngrënia e peshkut të gjallë për… astmën

Një familje indiane administron peshk të gjallë për më shumë se 160 vjet dhe e përdor atë për të kuruar… astmën! Edhe sot, kjo praktikë përdoret shumë dhe duket se sjell rezultate mjaft të mira! Ashtu siç mund ta shihni nga fotot, pacienti duhet të gëlltisë peshkun e gjallë bashkë me ilaçet (sekrete) dhe më pas të mbajë një dietë të rreptë për 45 ditët e ardhshme! Thuhet se miliona persona janë shëruar falë këtij trajtimi mjekësor!

5. Shpim për të lehtësuar presionin e kafkës

Sa nga ju besojnë se shpimi i kafkës është i dobishëm për të lehtësuar presionin intrakranial? Padyshim, vetëm opinioni i mjekëve është i drejtë të merret parasysh, megjithatë çdo dyshim është legjitim. Qysh nga Antikiteti, kjo teknikë përdorej për të kuruar dhembjen e kokës apo skizofreninë, ndërsa ditët e sotme është “ringjallur” për të kuruar… Alzheimerin!

 

4. Talidomide për kancerin

Ilaçi “mostër”, i njohur për shkaktimin e keqformimeve të mbi 10 mijë fëmijëve në vitet ’60, duket se ka efekte të mira kundër mielomës së shumëfishtë. Kohë më parë, ishte thjesht një ilaç që përdorej kundër përzierjeve, vjelljes apo edhe si një pilulë gjumi, por pas lindjes së fëmijëve me krahë dhe këmbë të keqformuara u hoq nga tregu. Por, pavarësisht kësaj, sot duket se është i duhuri për të luftuar tumoret!

3. Terapia elektro-konvulsive

TEC apo ndryshe terapia elektro-konvulsive, përdoret edhe sot e kësaj dite, madje edhe pa vlerësimin paraprak të mjekëve. Elektroshoku deri në vitet ’30 përdorej për të trullosur derrat, ndërsa tani po këto makineri përdoren si terapi e linjës së parë, për të shëruar pacientët që vuajnë sidomos nga depresioni!

2. Lobotomia për epilepsinë

Dikur, kjo teknikë, e njohur si një ndërhyrje neurokirurgjie, përdorej për skizofreninë, depresionin, psikozat dhe në disa raste edhe për shqetësime të shkaktuara nga ankthi. Sot përdoret për epilepsinë, në rastin kur pacienti është rezistent ndaj ilaçeve apo llojeve të tjera të drogave!

1. Ekzorcizmi

Në vendin e parë nuk kishim se si mos të vendosnim një nga praktikat më të veçanta të të gjitha kohërave: e kemi fjalën për ekzorcizmin! Janë të shumtë personat që besojnë ende se demonët mund të futen në trupin e tyre dhe se nuk ka prova që mund të kundërshtojnë se ata nuk kanë të drejtë! Edhe sot, gjithsesi, për ata që nuk e dinë, përdoret ekzorcizmi, sidomos për kurimin e sëmundjeve mendore!





Comments are closed.