Ethet e kërcimit të pinguinit zënë edhe Arabinë Saudite (video)

Kërcimi i pinguinit është bërë një fenomen interneti në Arabinë Saudite. Sauditët po postojnë video online ku kërcejnë shpesh me veshje tradicionale. Tendenca ofron një vështrim në anët e thjeshta të jetës në këtë mbretëri shumë private.

Një video e tillë e kërcimit të pinguinit që ka 3 milion shikues, është realizuar edhe nga një dasmë shqiptare.

Instruksion

Si të kërceni kërcimin e pinguinit:

Hapi 1 dhe 2: Hidhni majtas këmbën tuaj të majtë, pastaj kthejeni përsëri në vend.

Hapi 3 dhe 4: Hidhni djathtas këmbën tuaj të djathtë, pastaj kthejeni përsëri në vend.

Hapi 5: Kërceni përpara me të dyja këmbët.

Hapi 6: Kërceni pas me të dyja këmbët.

Hapi 7 dhe 8: Kërceni përpara tri herë me të dyja këmbët.

Përsëriteni derisa të keni mundësi.

14 prill 2014 (gazeta-Shqip.com)





Comments are closed.