Hillary Clinton qëllohet me këpucë (video)

Një grua u burgos nga federalët të enjten, pasi i gjuajti me këpucë Hillary Clinton, teksa ish-Sekretarja e Shtetit po mbante një fjalim në Las Vegas. Incidenti ndodhi disa çaste pasi Clinton hipi në skenë përpara një takimi të Institutit të Industrive të Riciklimit të Skrapit në rezortin Mandalay Bay. Clinton u shmang dhe i shpëtoi gjuajtjes nga objekti. Më pas ajo bëri shaka rreth këtij incidenti. “Më gjuajti ndokush? Është kjo pjesë e Cirkut Soleil?”, ironizoi ajo. Shumë prej atyre që ishin në audiencën e përbërë nga 1000 njerëz, filluan të qeshnin dhe duartrokitën teksa Clinton vazhdoi fjalimin. Nga ana tjetër, gruaja që qëlloi me këpucë po merret në pyetje dhe do të përballet me akuza kriminale. Shërbimet sekrete nuk e zbuluan identitetin e saj dhe nuk dihet se çfarë akuzash do të ngrihen kundër saj. Pasi qëlloi me këpucë dhe disa letra, gruaja ngriti krahët lart dhe iu drejtua daljes.

11 prill 2014 (gazeta-Shqip.com)

©Copyright Gazeta SHQIP


Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

1 Comment
  1. Nikua says

    Mos ka qen Monika(dashnorja e B. Klintonit).

Comments are closed.