Librat e rinj, Joseph S. Nye, David Welch, Konflikti dhe bashkëpunimi në Marrëdhëniet Ndërkombëtare

Joseph S. Nye, David Welch

Konflikti dhe bashkëpunimi në Marrëdhëniet Ndërkombëtare

Hyrje në Teori dhe Histori

Përktheu: Enri Hide

Botimet: “Dudaj”

Çmimi: 1200 lekë

Ky libër është shkruar nga studiuesi i famshëm, Joseph Nye, dhe bashkautori i tij, David Welch. Libri mund të konsiderohet një hyrje sa koncize, aq edhe depërtuese në thellësinë e politikës botërore në epokën bashkëkohore që si kryefjalë të saj ka ndërvarësinë. Ky tekst shfrytëzon mjeshtërisht mësimet nga teoria dhe historia për të shqyrtuar konfliktin dhe bashkëpunimin midis aktorëve globalë, duke u ofruar kësisoj lexuesve një analizë të qartë e të qëndrueshme. Përmes sistemit global financiar dhe atij qeverisës lexuesi njihet me tërësinë e veprave klasike që janë bërë për luftërat e shekullit XX dhe ato të shekullit XXI, duke ofruar kështu një hulumtim të thukët e provokues mbi marrëdhëniet ndërkombëtare sot.





Comments are closed.