Balluket e Cin Daijës

“Marubi” udhëton drejt Prishtinës. Foto të papublikuara më parë të mjeshtërve të fotografisë shqiptare do të ekspozohen më 14 shkurt në Galerinë Kombëtare të Kosovës, me rastin e 6-vjetorit të pavarësisë

Djaloshi me balluket e hedhura mbi ballë, që i ka futur krahun të shoqes, është Cin Daija. Ishte viti 1945 kur bashkë me të dashurën e zemrës, veshën rrobat më të bukura dhe u nisën në studion e mjeshtër Gegë Marubit. Çiftet e reja shkodrane e kishin traditë të bënin një fotografi në ditët e para të njohjes apo lidhjes së kurorës. Kjo foto mbetej deri në fund të jetës në kornizë vendosur në një kënd të shtëpisë, duke i kujtuar kohët e gëzimit. E tillë ishte dhe ajo ditë për Cinin, djaloshin që na shfaqet në këtë foto plot lumturi në fytyrë. Fytyra e së shoqes, flokët e saj të derdhura nën qafë, apo fustani që ajo ka veshur, tregojnë se çifti ishte në kohët e arta të lidhjes së tyre. Historia e tyre është vetëm një prej mijëra historish të tilla që na shfaqen teksa shohim fotot e lëna pas nga dinastia e Marubëve. Foto që nuk tregojnë vetëm ndjesitë e personazheve që shihen në to, por edhe kohën. Fotografia ku shfaqet çifti Daija është vetëm një prej dhjetëra fotosh të papublikuara më parë, që do të udhëtojnë drejt Kosovës, për t’u ekspozuar në sallën kryesore të Galerisë Kombëtare në Prishtinë. Ekspozita e quajtur “Marubi: Objektivi i lëvizshëm i një arkivi”, e kuruar nga Luçjan Bedeni dhe Zef Paci, do të hapet më 14 shkurt në GKA të Kosovës me rastin e gjashtëvjetorit të pavarësisë. Imazhet e ekspozuara do të mbajnë firmën e Pietro, Kel e Gegë Marubit, Kol Idromenos, Pjetër Rraboshtës, Dedë Jakovës, Shan Picit dhe Angjelin Nënshatit. Kjo ekspozitë hap edhe sezonin e këtij institucioni. Plot jetë të duket dhe një foto e gruas së Jakë Kocit më 1895-n, realizuar nga Pietro Marubi. E veshur me kostumin e traditës, gruaja me flokët me onde, nuk e ka problem të mbajë një cigare në dorë teksa është shtrirë në një stol që Pietro e mbante në studio. Një jastëk me fruta i bardhë është nën krahët e saj. Kjo foto mbart brenda jo vetëm elegancën, por dhe një nivel kulturor të kohës. Fototeka Marubi është një nga thesaret e trashëgimisë sonë kulturore. Vetëm disa ditë më parë, ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro dhe Kryeministri Edi Rama vizituan ambientet e kësaj fototeke, ku bënë publike dhe projektin e restaurimit të saj. Projekti “Marubi Virtual Museum”, do të realizohet nga projekti i UNDP me regione Venezia Friuli Giulia. Nga ky projekt priten të dixhitalizohen rreth 1000 foto. Pas një prezantimi që drejtori i Fototekës, Luçjan Bedeni, u bëri ambienteve, gjatë kësaj vizite u shpreh se “aty ku ruhen mjetet e pastrimit, ruhen edhe aparatet fotografike”, Kryeministri i cilësoi kriminale kushtet e papranueshme të lagështirës dhe ambienteve të pamjaftueshme, për këtë thesar kombëtar, që përfshin veprat e dinastisë Marubi, Pietro Marubi, Kel Marubi, Gegë Marubi, Mati Kodheli Marubi, Kel Kodheli Marubi, të Kol Idromenos, Shan Pici, Dedë Jakova, Pjetër Raboshta, Angjelin Nënshati etj.” Ky thesar i kombit tonë nuk mund të rrijë më në këtë qeli, si të jetë i burgosur politik që duhet të vdesë pa dritë, pa ushqim, pa ajër, pa komunikim me publikun, pa asnjë gjë. Kjo është një gjë kriminale”, u shpreh Kryeministri Rama. Ministrja Kumbaro tha se godina e Fototekës, edhe pasi pronarët e saj ia dhanë Ministrisë së Kulturës dhe jo ndërtuesve, edhe pse këta të fundit bënë oferta joshëse, prej dy vitesh është lënë në gërmadhë. “E lanë kështu. Të vetmet restaurime që janë bërë, janë ato jashtë, e që nga ai moment s’ka ndodhur asgjë”, u shpreh Kumbaro.

Deri ketu….


 

 

Rrugëtimi i tij nisi nga ngjyrat. Nga telajot ku e kuqja dukej sikur kërkonte të pushtonte gjithccka, tek e verdha e lehtë. Ashtu si udhëtimi i tij në Europë, pikturat kishin marrë formën e asaj ccfarë ai kërkonte të ndiqte. Jo thjesht tablo që përshkruajnë ndjeshmërinë, por dhe shqetësimin e një artisti për atë ccfarë ndodhte në vëndin e tij, atë ccfarë shihte në Vjenën e mbushur plot art. Pikturat e Fate Velajt dukeshin që në ekspozitat e tij të para në Tiranë vite më parë, se mbartnin brënda filozofinë e një njeriu që besonte në ndryshim. Teksa përhumbje në të kuqe, ti e ndjeje se ishte mendimi që ajo të trasmetonte që të kishte përfshirë.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/




LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.