Poezia e Pojanakut, nderohet në Greqi

Poeti Dhimitër Pojanaku u nderua me diplomë nderi nga Lidhja e Kritikëve Europianë dhe Lidhja e Shoqatës Shqiptare të Patras, në një takim me poetësh të mbajtur në Patra, me motivacionin “për nivel të lartë cilësor në fushën e letërsisë shqipe dhe bashkëpunimin me letërsinë greke”. Në ceremoni ishin të pranishëm personalitete të njohur të jetës kulturore në vendin fqinj. Letërsia shqipe e përkthyer në Greqi ishte pjesë e këtij takimi ku ishte i pranishëm dhe kryetari i Lidhjes së Shkrimtarëve të Greqisë Perëndimore, Leonidha Margariti, presidenti i nderit të Lidhjes së Kritikëve Europianë dhe drejtori i revistës së njohur letrare “Eolika grammata”, Kosta Valeta si dhe shkrimtari grek Dino Kubati. Në takim është folur për bashkëpunimin mes dy letërsive dhe rëndësinë që kanë përkthimet.









Comments are closed.