Diplomati që sfidon vendësit në mundje

Afrikë

mundesi diplomatNjë diplomat japonez ka gjetur një mënyrë të veçantë për të fituar zemrat e vendit ku është dërguar me mision, Sudan. Jasuhiro Moratatsu, oficeri politik i ambasadës japoneze në Sudan, fton vendësit për një ndeshje në ring. Ai beson se kjo lloj diplomacie i afron më shumë të dy vendet.

“Unë do të jem shumë i lumtur në rast se të gjithë sudanezët, nga pjesë të ndryshme e fise të ndryshme të vendit, të bashkohen në mbështetje të një mundësi sudanez që po ndeshet me një të huaj”, tha ai.

Ai besohet se është i huaji i parë që ndeshet me mundësit sudanezë. Ndeshjet bëhen në një stadium në periferi të kryeqytetit Khartum.

 









Comments are closed.