Terminali multimodal, 25 kompani në garë për fituesin

Koncesioni

Terminali-multimodalPërfaqësues të 25 kompanive europiane kanë marrë pjesë dje në takimin informues mbi studimin e fizibilitetit të hartuar nga kompania italiane “Ital–Ferr”, me financim të Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH). Të pranishmit u njohën me prezantimin e bërë nga konsulenti “Ital-Ferr” SpA, në lidhje me të gjitha aspektet teknike, ekonomike, financiare, si edhe me procedurat e prokurimit që do të ndiqen. Në këtë takim, krahas informimit për detajet e projektit, janë tërhequr edhe opinione e propozime për përmirësimin e paketës së dokumenteve të tenderit. Gjithashtu, të interesuarit kanë parë nga afër edhe ambientin ku është planifikuar ndërtimi i terminalit. Në këtë terminal, me sipërfaqe 80 000 m², do të vendoset stacioni i ri i trenit dhe stacioni i tramit, i cili do të bëjë transportin e udhëtarëve nga terminali multimodal përgjatë bulevardit të ri, deri në sheshin “Nënë Tereza”. Terminali është pjesë e një strategjie të gjerë të transportit urban, i cili do t’u japë zgjidhje nevojave urgjente për përmirësimin e trafikut në Tiranë, nëpërmjet parkimit të të gjitha mjeteve të transportit të udhëtarëve nga i gjithë vendi dhe krijimin e kushteve optimale për transportin e tyre në Tiranë.





Comments are closed.