PANDËSHKUESHMËRIA, FUND DETANTES BERISHA–NANO

ANDREA STEFANI

Andrea StefaniNuk ka asgjë spontane dhe të rastit në aktin e largimit të Sali Berishës nga Parlamenti, ndërsa Edi Rama, Kryeministri i sapodekretuar i Shqipërisë, thuajse nuk kish mbaruar së lexuari faqen e parë të fjalimit të tij të parë në Parlament. Berisha e kish planëzuar të dilte nga Parlamenti. Nuk ishin fjalët therëse të Ramës, por forca e gjërave ato që e detyruan Berishën të ikë nga salla për të përmendur para mediave fjalën: Luftë! Rama i shpalli luftë opozitës! – tha Berisha. Nuk është e vështirë të perceptosh taktikën, tipike hitleriane, që epshin për luftë e maskon duke akuzuar kundërshtarin për luftënxitës. Po ç’e detyron Berishën të shpallë konflikt me qeverinë me kaq revan? Asgjë më shumë sesa nevoja për t’u mbrojtur nga drejtësia që kërcënon me ndëshkim atë dhe jo pak ministra të tij, për korrupsionin që trashëgon shteti. Berisha po e keqpërdor PD për të mbrojtur korrupsionin e qeverisë së tij dhe të gjithë deputetët e PD po e ndjekin nga pas si delet bariun e vërtetë të partisë. Berisha synon pandëshkueshmërinë.

 


***

Odiseja e pandëshkueshmërisë e ka zanafillën në vitet e para të tranzicionit. Si për çudi, ajo nis me një ndëshkim, me plasjen në burg të kryetarit të opozitës në atë kohë Fatos Nano. Ai u akuzua dhe u dënua për korrupsion nga prokurorë e gjykatës në shërbim të Berishës. Që nga ajo kohë, në Shqipëri, pavarësisht korrupsionit gjithnjë e më galopant në majat e qeverive, nuk ka pasur asnjë qeveritar të lartë të ndëshkuar. Nuk kemi të bëjmë me një rastësi, por me një domosdoshmëri të fshehtë, thuajse një pakt mes dy të mëdhenjve të politikës, Fatos Nano dhe Sali Berisha. Kur Berisha ra nga kali, për shkak të krizës së piramidave financiare, Nano që kish kërcyer nga qelia në krye të qeverisë, edhe pse fliste për mëshirën kristiane, nuk e frenoi dot arrestimin e 6 figurave të PD të akuzuar për krime në ngjarjet tragjike të vitit 1997. I trembur se mos pas “të gjashtëve” mund ta kish radhën ai, Berisha organizoi PD dhe opozitën në një zinxhir protestash të dhunshme. Jo rrallë ato i printe Azem Hajdari me thirrjen “ta shporrim qelbësirën!”. Dhe duke destabilizuar jetën politike, Berisha ia arriti që të paralizojë drejtësinë dhe ndëshkimin e korrupsionit të qeverisë së tij. Një paralizë e tillë u vu re edhe pas grushtit të armatosur të shtetit të vitit 1998, kur bandat e Berishës pushtuan Kryeministrinë dhe godinën e RTSH duke mbajtur në ballë arkivolin e Azem Hajdarit. Madje edhe ndërkombëtarët u aktivizuan pranë qeverive socialiste me sugjerimin se Berisha nuk duhej arrestuar ngaqë kjo mund të sillte destabilizim të shtetit. U hodhën themelet antishtet dhe antikushtetuese të pandëshkueshmërisë së kreut të opozitës edhe kur ky mund të kish kryer korrupsion apo udhëhequr krime. Republika e të barabartëve para ligjit kishte rënë.

 

***

Jo rastësisht Fatos Nanos dhe njerëzve pranë tij që qeverisën me jo pak korrupsion, nuk i hyri asnjë gjemb në këmbë kur humbën pushtetin. Që ku ishte në opozitë Berisha, ndërsa sokëllinte për luftë kundër “mamuthëve të korrupsionit socialist”, nuk harronte të shtonte se nuk mund ta dënonte kreun e opozitës, d.m.th. Nanon. Dhe ashtu ndodhi. Gjatë 8 viteve të qeverisjes Berisha pandëshkueshmëria e ish-qeveritarëve socialistë eci paralel me korruptimin e qeveritarëve berishistë. Atë që e akuzonte publikisht si “padrino” të mafies, Berisha e shpalli mik dhe lider historik të së majtës! Te kjo pandëshkueshmëri duhet kërkuar se pse sot korrupsioni në Shqipëri është një epidemi që po degradon jo vetëm shtetin, por edhe shoqërinë.

 

***

Shqiptarët e kundërvotuan Berishën në shumicë të paparë të revoltuar nga pasurimi galopant i qeveritarëve të tij dhe varfërimi galopant, po për shkak të korrupsionit, e një mase në rritje të shqiptarëve. Është po forca e gjërave që i ka vënë Ramën dhe Berishën përballë dhe papajtueshëm. Rama është votuar të ndëshkojë korrupsionin dhe krimin qeveritar. Rama e di se nëse nuk e bën ose nuk tregon vullnet të palëkundur t’i japë fund pandëshkueshmërisë së të paprekshmëve të qeverive, ata që e votuan do ia kthejnë shpinën. Ai ka premtuar të ndëshkojë atë korrupsion që çoi në tragjedinë e Gërdecit. Ai ka premtuar hetimin dhe ndëshkimin e vrasësve të 21 janarit që nuk mund të jenë thjesht disa gardistë. Berisha nuk mund ta lejojë një gjë të tillë. Hetimi dhe gjykimi i “Gërdecit” dhe “21 janarit” kërcënojnë drejtpërdrejt atë dhe njerëz shumë afër tij. Prandaj ka vendosur t’i rikthehet taktikës së kërcënimit të shtetit me destabilitet. Prandaj dhe organi i partisë së tij kërcënonte dje Kryeministrin Rama me tërheqje zvarrë.

 

***

Berisha shpreson ta thyejë qeverinë dhe Kryeministrin Rama me kërcënime të tilla. Ndërkaq ai nuk kupton se ka shumë faktorë kundër. Në radhë të parë shqiptarët, janë shumë më pak të gatshëm se në opozitën e tij të dytë, ta ndjekin Berishën në kuturisjet konfliktuale. Akoma më pak janë të gatshëm ta mbështesin ndërkombëtarët që kanë kërkuar në mënyrë ultimative si kusht për integrimin e Shqipërisë në BE, rekorde konkrete në luftën kundër korrupsionit të madh. Kjo, me fjalë të tjera, do të thotë që në bankën e drejtësisë duhet të japin llogari për korrupsion edhe presidentë, kryeministra apo ministra. Si në Itali (Berluskoni), Kroaci (Sanader) apo Gjermani (Kol). Por Berisha nuk po kupton gjithashtu se, sikundër interesi i tij është i lidhur ngushtë me konservimin e pandëshkueshmërisë, interesi politik dhe karriera e Edi Ramës është e lidhur me ndëshkimin e korrupsionit dhe krimit shtetëror. Rama nuk ka luksin e dikurshëm të Fatos Nanos për të falur liderin e opozitës. Por as kompleksin se mos akuzohet si ish-punist që persekuton opozitën. Rama ka pas vetes një mbështetje masive, që se ka pasur asnjë kryeministër deri më sot, për të goditur korrupsionin. Të mos ta bëjë këtë do të thotë të godasë jo vetëm vetveten, por edhe Shqipërinë, integrimin. Prandaj dhe konflikti duket i pashmangshëm. Detanta Nano-Berisha, kjo kënetë e korrupsionit 23-vjeçar, ka marrë fund.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/




LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

31 Comments
  1. Labi Vlore says

    Berisha nuk mund te kaloje pergjithmone duke qeshur dhe perqeshur mbi lumenjte e gjakut te derdhur prej tij,sebashku me Pretorianet e tij perverse.Kjo eshte e sigurte.Ne Shqiperi ka ardhur koha,qe gjithsekush te mbaje pergjegjesite e tij.Per vjedhjet e tokave ne Bregdet,per kercenimet,rrahjet,plagosjet dhe vrasjet para Kamerave live.Ka ardhur koha qe ne vendin tone,ligji dhe drejtesia te veproje si ne c’do vend tjeter normal Evropian.Saliu nuk ka perse te trembet.Ai ka vrare.Kjo eshte e faktuar Boterisht dhe tej c’do dyshimi nga FBI-ja Amerikane.Sigurisht qe drejtesia duhet te veproje mbi te.Nuk mundet te denohet F.Nano per disa vazo marmallate,kurse Saliu te derdellise i lire dhe te ngreje dolli jashte qelise se Burgut mbi kockat e viktimave te tij,qe po i tret dheu.Femijet jetime te 21 Janarit kerkojne drejtesi,dhe drejtesia do vije.As qe mos te guxoje te bezaje sebashku me qente e tij rrugac te rrugeve te Shqiperise,perndryshe do ndeshkohen te gjithe shume rende nga forca e shtetit ligjor Shqiptar.Edi Rama ka votbesimin tone,per te derrmuar kockat e Banditeve dhe vrasesve te faktuar Boterisht si te tille.Saliu dikur ka folur per thyerje dhembesh dhe nofullash nga forca e shtetit ligjor.Ka ardhur koha qe qente e tij bandite dhe rrugac plot Jarge,tu thyehen nofullat dhe dhembet nje nga nje,per te gjitha te zezat dhe plaget e gjakut qe i kane shkaktuar popullit Shqiptar.

  2. ENDERRIMTARI says

    Dhe ne keta vrases dhe bandite,VIP-i i tyre patjeter qe eshte ILIR META.A do rygjykohet dosja ILIR META shoku Stefan ! Po te mos ish ajo dreq video,sot kater qytetare do ishin gjallle dhe me te vlefshem per PARTINE.Kur u dha vendimi i gjykates per ILIR METEN ti shoku Stefan ke britur me te madhe dhe mire ke bere per keto gjykata te korruptuara.Tash qe do ngrihen gjykatat e ndershme, ado kete rigjykim per ILIR METEN ashtu si dhe per Gerdecin,Rrugen e Kombit etj.Nese se pari puna do filloje me ILIR METEN,une besoj se Shqiperia nen udheheqjen e EDI RAMES,do behet Danimarka.

  3. LOLI. says

    Une e shoh se shume shpejt, Andrea dhe do tjere si Andrea do mbesin pa pune ose do behen memece.I vetmi motiv per te shkruar, per Andrean dhe qiftin e Andres ka qene Sali Bersisha.Tash qe Berisha vdiq,politikisht,nuk e di se c’ka do te thote Andrea.Po si profesor i vjeter i filozofise qe eshte, do gjeje fusha te tjera interesante ku te shpaloset.Po heshti Andrea, do jete humbje e madhe.Megjithese eshte edhe pak si tip mistreci e tipa te tille e kane zore me nejt urt se nuk ju zen bitha vend.

  4. LULI says

    LOL te gjitha I ke gabim vetem per nje gje ke qa te drejte sa nuk e lun as topi, kur thua se Berisha vdiq politikisht!

  5. mergim tari says

    FALJA E DETIT GREQISE

    Ky veprim i cili u quajt ANTIKUSHTETUES nga Gjykata Kushetuese, eshte TRADHETI NDAJ ATDHEUT. (falje e pjesshme e terriorit).

    Kaq mjafton qe

    SALI BERISHA, (ish Kryeminister)

    LULEZIM BASHA (ish Minister i Jashtem)

    se bashku me ushtarake, gjeografe, e te gjithe te tjeret deri tek

    FERRIT HOXHA qe ndoshta eshte me pak i degjuari ne kete NGAJRJE TE ZEZE PER HISTORINE E KOMBIT SHQIPTAR…….

    DUHET TE DENOHEN ME BURGIM TE PERJETSHEM.

    Te shesesh ose falesh atdheun eshte si te vrasesh popullin tend, ta poshterosh, ta shtysh, ta peshtysh, ta bombardosh edhe me Lende Helmuese Luftarake sic desh te bente pikerisht SALI BERISHA dhe GAZIDEDE, keta HORRA TE ZINJ te historise se vuajtur te atdheut tone.

    Une fola vetem per detin qe nnuk ka nevoje per prova te metejshme.

    Por mos harroni:

    Naften qe ky BARBAR i dha MIlloshevicit

    Vrasjen e Z. Remzi Hoxha

    Vrasjen e Z. Kosta Trebicka

    Vrasjen e z. Fatmir Xhindi (per kete ende nuk kemi nje pamje te qarte)

    Vrasjen e Komunarit te Kukesit

    Gerdecin me 26 viktima me femije, gra e krijesa te pafajshme

    21 Janarin Krimin me makaber qe kjo MONSTER kreu para se te shporrej

    Te kthehemi ne kohe kujtojme burgosjet e Adem Jasharit, e shume ushtareve te UCK

    Ishte ky MASKARA qe e quajti UCK terroriste

    Ishte kjo FELLIQESIRE qe nuk donte te nenshkruhej RAMBUJEJA.

    A MUNDET TE LIHET KY NJERI TE PENGOJE JETEN DHE ENDERRAT TONA?

    Une dikur e mbyllja nje shkrim per 29 Nentorin duke ju drejtuar kesaj Bishe keto paragrafe:

    Ti doktor nuk duhet të përmendesh me emër. Ti duhet të mbetesh thjesht një fantazëm që ju shtua historisë së fatkeqësive dhe vuajtjeve të kombit tonë. Sa më shpejt të harrohesh, aq më shpejt do të mbyllen plagët në zemrat e Shqiptarëve dhe aq më shpejt do të përparojë Shqipëria ashtu sic e donin ata të 29 Nëntorit.

    Për të gjithë do të jetë më mirë që Ti të harrohesh sa më shpejt. Eshtë më mirë
    të përmendesh si DOKTOR WHO dhe të të harrohet emri, sesa të rrish mbi kokat e
    Shqiptarëve, mbi kombin tonë, historinë tonë, mbi varret e heronjve të 29
    Nëntorit, si hije dhe njollë e zezë me titullin famëkeq DOKTOR FRANKENSHTAJNI
    SHQIPTAR.

    Mërgim Tari

    (Per MODERATORINe SHQIP)

    Me eshte fshire nje koment para disa ditesh, ku une nuk ofendoja njeri)

    Nese une perdor epitete monster, barbar, etj, keto jane epitete.

    MOs e hiqni shkrimin per gejra te tilla te cilat i perdornin dhe vete. MOs u beni dhe ju si ata qe kur u thone “Ju keni vrare” largohen nga salla duke thene se “ju prish QEJFI”!

  6. mergim tari says

    O LOLI,

    Une do te mendoja qe me me interes se nje KADAVER POLITIKE do te ishte drejteshkrimi i shqipes.

    Asnje shqiptar nuk eshte kunder dialekteve sepse ato e pasurojne gjuhen, por gjuha e shkruar eshte e njehsuar. Keshtu qe, ne forume te nderuara si ky nuk eshte mire qe te shkruajme me shqipe te percunduar…..

  7. plaku says

    Mire more zoterinj. Te gjithe keni te drejte dhe une bashkohem me mendimin tuaj. Por ka nje problem te madh se per tu gjykuar Berisha me kompani duhet tu behet gjyqi. Edi Rama nuk eshte gjykates dhe nuk i denon dot pa gjyq. Kush do ti gjykoje kur ne te gjithe e dime qe gjykatesit jane te koruptuar dhe ne vartesi te Berishes. Gjykata e apelit po ashtu dhe Gjykata e larte jane te mbushura me plehra berishiane. Ne krye te Keshillit te larte te drejtesise eshte Nishani me shoke. Si i behet hallit? Te jemi te bindur se denime do te kete por do bien mbi gardistat zv.ministrat etj.

  8. realisti says

    Z.Andera Stefani eshte nga komentusit me konstruktive per Shqipeine, urimet me te mira Z.Andera.

  9. arsen says

    Stefani ka bere nje shkrim,shume aktual,per ti dhene trup dhe shpirt votes shqiptare.Kjo eshte si nje terheqje veshi e vertete per Ramen alla izraetlitshe(izraelite kur e niste femijen per te mbushur uje i jepte nje pellembe,si paradhenie per te mos thyer shtemben).
    Per hir te se vertetes duhet thene se Rama,ka nje ane te dobet,qe ka ndodhur te shkaterroje anet e mira:FRIKEN.
    Dhe saliu diabolik nga eksperienca e di kete dhe ketu po godet si i cmendur.
    Rama beri nje levizje shume te mire duke vajtur ne Kosove qe ja la ne dere bashkepunimin me Shqiperine Thacit & co,vllezerve te saliut dhe rexhepit.Por fatkeqesisht fjalimi tingellonte jo si i nje poltikani,por si nje hartim i ekzaltuar,per ti bere qejfin,atyre pereth.Mospermendja e Rugoves,ketij vizionari te madh europian,per mos tu prishur me ata qe kane pushtetin,e katandisi Ramen,ne nje poltikan provincial periferik ballkani.
    Rama duhet ta dije mire,se frikacakun dhe servilin askush,nuk e do,vecanrisht ata qe i sherben ai per momentin,qe pasi e cfrytezojne e flakin tutje.

  10. ilo says

    Nuk thuhet shtemben ,por shtamben, o gjakdhjere !

  11. ilo says

    Nuk shkruhet cfrytezojne por shfrytezojne, o gjakdhjere i janulles!

  12. uliami says

    or plehra or bastarte te kuq or plaku mere , or labi maloku i kuq me opinga,or mergimtar qe ke qene spiun i enverit,or arsen pjelle e diktatures, ik se ju ka bere stefani gjelle te kuqe me morra mer buk misri , por kur ta hani sdo keni drita as uj,vetem do shikoni edvinin debilin e ketij kombi lakuriq me palle jashte , por kur te shikoni edvinin lakuriq merrni dhe motrat se kenaqen me pallen e partise ato.

  13. Majlinda says

    Analiza te tilla na vlejne te gjitheve ne qe duam nje Shqiperi ndryshe, dhe te perfshire ne komunitetin Europian, aty ku duhet ta kemi vendin. Analiza qe ben Andrea eshte me se e sakte, eshte nje realitet dhe fakt i ndodhur dhe asnjeri nuk mund te thote ndryshe. Te zezes nuk mund ti thuash te bardhe. Ne njerezit e thjeshte duhet te mendohemi mire qe na duhet ky vend per te jetuar qete, te rrisim femije te qete, ne paqe, jo ne luftra civile kunder njeri tjetrit, ate qe kane bere deri tani ata qe kane drejtuar kete vend. Nuk mund ti vemi Berishes mbrapa se do ai te drejtoje kete vend pa fund, Mendoni jeten tuaj, te secilit prej jush, qe te punoni, mesoni ne nje ambient normal, sic jetohet ne vendet BE-se. Pse duhet te konfliktohemi ne me njeri tjetrin, apo te mbeshtesim politikane qe i kane llogarite plote jashte ketij vendi, dhe nuk ju behet vone qe ne te vuajme ketu ! MOS E MBESHTESNI BERISHEN DHE KLANIN E TIJ.

  14. arsen says

    Paskam goditur tamam atje ku duhej,si gjithnje:
    Mbi mbeturinat mesjetare te mesjetes te pushtimit otomane,keta haxhiqamilas te zbritur nga malet, qe zaptuan cdo gje dhe me ne fund moren nje shqelm te hidhur bytheve,nga ky vend europian.Tani ju kane mbetur lehjet e qenve te rrahur paq.Dhe kjo tingellon tani si muzika me e mire ne keto ane.

  15. anila says

    Andrea urime per vazhdimesine e mendimit kritik korrekt. mjere ne nese shoqeria jone nuk do vendose ende disa standarte elementare mbi te cilat mund te ecim ne te ardhmen tone e te femijeve tane qe fati e deshi te lindin ne shqiperine e bukur por te percudnuar. shpresoj ta kene kuptuar dhe te pasurit e ketij vendi qe ndajne te njejtat probleme me ne e ndonje here dhe me shume duke qene shenjester e krimit dhe konkurences se pandershme se duhet te mare fund mungesa e shtetit te se drejtes. jemi aq pak per te vijuar pafundesisht ne kete batak. Edi Rames shqiptaret i caktuan nje mision historik , te veshtire por jo te pamundur. vota jone ka qene mllef por dhe deshire. shpresojme qe Rama te mos na lere perfundimisht ne zhgenjim. falemderit qe na perfaqeson me forcen e fjales tende

  16. aqif says

    Maloket e saliut,kone te terbuara, qe vec lehin, tani pa asnje dhemb ne goje,ja shkulen shqiptaret nje nga nje.
    Hahahaha,hihihihihi.

  17. mergim tari says

    Uliam,

    Une ne komentin tim dhashe vetem disa fakte perse Sali Berisha dhe te tijet duhet te gjykohen per krime dhe te shkojne pas hekurave.

    Por po ndalem vetem tek njeri prej tyre. Nese ty te duket normale qe dikush t’ja fale atdheun tend serbit, grekut e keshtu me radhe, a e meritojme ne si shqiptare qe ti te na ofendosh me ato qe thua, vetem per faktin se ne kundershtojme qe atdheu yne te jete placke tregu e te dale ne pazar?

    Une mendoj se vetem nje tradhetar i atdheut ose nje FELLIQESIRE, i cili do qe Shqiperia te shitet e te coptohet, do te ishte i gatshem te perdorte ate fjalor qe ke perdorur ti ndaj atyre qe e duan atdheun.

    Une nuk e di se ne cilin grup ti ben pjese, por sido qe te jete, nese ti mbron ata qe shesin atdheun, atehere edhe ti pa frike mund te quhesh nje TRADHETAR E FELLIQESIRE E NDYRE qe nuk meriton te kesh as certifikate lindje shqiptare e jo me karte identiteti e pasaporte.

    TUPR TE KESH NDYRESIRE qe mbron ata qe na shesin tek te huajt.

  18. uliami says

    o aqif kaportoni
    paske ik fare su boke mo njeri,
    nuk te vijet faj ke goditje ne vend te keq, te ka kap goditja komuniste mu ne tru te vogel

  19. uliami says

    or felliqesire ,or kelysh i kuq, mos me bej mua sikur je atdhetar ti , po si mund te harrosh ti more qe pjella juaj enver u vendos ne krye te atdheut tone nga dy serb , dushan mugosha dhe miladin popovic , po si mund te harrossh ti mor ardeiner i kuq qe, fatos nano takoi 2 ore tete a tete diktatorin me te madh te kombit ton sllobodan milloshevicin ne krete ne vitin 1999, si mund te harrosh ti more kelysh i kuq qe ne vitin 2009 kur qe kryetari bashkishe se tiranes edvini nipi i spiro kolekes dekoroi si qytetar nderi zoran brekovic kengetarin e grupit biello dugme , nje serb tipik qe u kendonte grupeve cetnike serbe , dhe i bende balada vrasjeve te vellezerve tone kosoivar, po si more ordiner qe hiqesh si adhetar harron qe ne shkoder kete vit ne konventen e partise socialiste ishe i pranish presidenti serb tadic,
    ore pjelle e kuqe ore vjemje e shemtuar , me foal se nuk dua tju ofendoj per aq te pa turp jeni sa mohoni gjithcka , ju jeni aq vemje te keqia sa therni dhe djalin tuaj per partine dhe idealet komuniste socialiste ,
    ti te kesh turp mor plehre

  20. saimir berati says

    Mos e ke emrin sali berisha ti Uliam? Percares, tradhetar, shites i troje Shqipetare — perkufizimi= Tradhetar a e kupton o Uliam sali Berisha serbi.

  21. ermal kruja says

    I ke dhene pergjigjen me te sakte atij shpellari

  22. Pena says

    Ej, Loli,c`behet andej nga Republika e I.Rugoves,se nuk po degjojme fjale te mira ? Thone qe Serbia ka dale fare hapur dhe po perparon shume !

  23. xuxi says

    @uliami:disqus, ky aqifi nuk esht as i djathte as i majte mos e shaj per kete se ky eshte gjakdhjere nga ata te janullaposit,eshte nga ata qe kane shitur bythen,falmiljen qe kan shitur nderin e nenes e motres per ca pare greku

  24. Pena says

    More Arsen , me ty dhe ata te kallepit tend,kam vetem nje pyetje,qe e kam bere ketu me dhjetra here dhe askush nuk me eshte pergjigjur :
    Ne kulmin e luftes ne Kosove,kur policia e paramilitaret serbe hynin,dere me dere si turqit ne vaktin e tyre,vrisnin e prisnin masivisht burra,gra e femije;kur perdhunonin grate e vajzat tuaja,kur filluan gjenocidin me te pa pare te debimit nga vatrat tuaja,….e shume e shume te tjera, si e shpejgoni ju,qe pikerisht atehere Milloshevici dhe gjithe mekanizmat luftarake shfarosese jo vetem nuk i preken asnje fije floku I.Rugoves dhe familjes se tij,por perkundrazi e ruanin me fuqi te armatosura,se mos kushedi bente ndonje gabim ndokush.Dhe,…si per te mos mjaftuar kjo,per siguri e garanci absolute, e muaren me avion te posacem ushtarak ate me gjitthe familje dhe e vendosen te qete,larg flakeve te luftes,ne Itali ?????? Pergjigjen per kete mund ta jape edhe nje femije,por nuk mund ta japin kurre falangat e agjentures se UDB-se qe kane permbytur Kosoven dhe vete Shqiperine me Sali Berishen ne krye.Te quash vizionare te medhenj keta “Kuaj Troje” eshte pak te jesh tradhetar .Ju kerkoni t`i falni Serbise jo vetem Kosoven,por edhe Shqiperine.Sot shkruan ne nje gazete ne Shqiperi ish komandanti i Batalionit te Policise Ushtarake ne vitin 1998 (per grushtin ushtarak te shtetit ne Shqiperi me vrasjen e planifikuar te A.Hajdarit),kur Sali Berisha me Bujar Bukoshin dhe regjimentin “SS”,ashtu si para ardhesit e tyre Rexhep Mitrovica e Xhafer Deva bene ne Tirane,ne shkurt 1944.E si mund te quheni shqiptare “kallepi” juaj esadist ?!!!!!!!!!!
    Ndaj,te mos u vije aspak cudi kur shprehim neverine tone per monstrat serbe apo greke me fjalor percmues.

  25. Po,Po says

    Kaq injorant je zotrote,sa qe vetem nje shkronje gabim e zotit Stefani,te “mjafton” per te fshehur mutesilleqet tuaja serbe dhe te kerkosh t`i besh edhe te tjeret si veten.Nuk ndryshon asnje grime nga taktikat e S.Berishes,sepse ju te gjithe i merni direktivat nga UDB-ja. I versuleni me egersi personit qe flet e shkruan,por jini plotesisht injorante e te pa zotet qe te polemizoni. Jini si dy pika uji me shpellarin S.B.

  26. Po,Po says

    Doni me shume se kaq sa thote “Mergimtari” ? Ju berishistet mbyllni syte,se nuk doni vete te shikoni,jo se u ka humbur drita e syve.

  27. Zhozefina says

    Puuuuuuuf te beni ju zagaret e Saliut ! Ligjet do bejne punen e tyre ne se ka e duam vertet shtet.Pa,se te quan plehre,nje qe flet nga brendesia e koshit te plehrave,kjo nuk ndryshon asgje .

  28. Dashamiresi says

    Per disa gjera,ke te drejte z.Uliami,por….megjithate,po te shohesh malin me te keqia qe i ka bere Shqiperise dhe krejt ceshtjes shqiptare Sali Berisha,si ushtar i bindur i UDB-se,do te ishe me i permbajtur.Njerez si ti,qe pavaresisht nga ato qe thua,mbart menyren komuniste te te menduarit kur thua per E.Ramense eshte nipi i ketij e atij,”harron” sekretarin e PPSH qe lepihej me servilizem pas udheheqjes se asaj kohe.Ndaj,mos u perpiq te imponohesh me fjalor kaq banal e te ekuilibruar.

  29. uliami says

    o dashamirs
    flm qe me jep te drejt per shume gjera, por nuk kuptoj si mund te thuash per berishen qe eshte ushtar i bindur i udb , ska llogjike e di pse , sepse kur iken berisha ne kosove del koplet kosova per ta pritur ate burre shteti dhe parlamenti i kosoves e degjon me respekt dhe emocion, dhe nuk del nga salla as pastruesja e parlamentit , po e per kete debilin ramen qe kur foli ne parlament nga 140 deputete vetem 25 veta ishin ne salle , mos flit me urrejtje per berishen sepse eshte bir i gjakoves , puna e tij nuk ndertohet ne shpifjet tuaja apasionate , por duke furnizuar popullin e kosoven me arme ne 98 , duke dashur ti beje te gjithe me pashaporta shqiptare , duke i bere rrugen e bashkimt midis vellezerve , prandaj fol dhe shkruaj me arsye te ftohte dhe pa urrejtje.

  30. uliami says

    ta kem sali berisha emrin do isha njeriu me krenar qe ka pasur ndonjehere trojet shqiptare

  31. uliami says

    bravo enver djali

Comments are closed.