IDM: Niveli i krimit në shifra alarmante. Në vitin 2012, çdo ditë krime kundër jetës

policiaNiveli i krimit në vendin tonë ka marrë përmasa alarmante. Qendra për Çështje Europiane dhe të Sigurisë ka kryer një studim rreth tendencave të krimit në Shqipëri për vitin 2012 dhe ka rezultuar se kanë ndodhur krime kundër jetës thuajse në çdo 24 orë dhe vrasje në çdo 72 orë.

“Në analizën e krimeve gjatë vitit 2012 mund të veçohen fakte të rëndësishme si p.sh: Kanë ndodhur krime kundër jetës thuajse në çdo 24 orë, vrasje në çdo 72 orë,vrasje e mbetur në tentative në çdo 36 orë,armëmbajtje pa leje në çdo 9.5 orë,kanosje në çdo 8.5 orë,dëmtime të tjera me dashje në çdo 8 orë, plagosje e lehtë me dashje në çdo 6 orë”, thuhet në raport.

Ndërkohë e njëjta situata ka rezultuar edhe për rastet e vjedhjeve. “Mund të nënvizojmë se gjatë vitit 2012:


Në çdo 90 minuta regjistrohet një vjedhje, në çdo 7 orë është vjedhur një banesë,në çdo 8 orë është vjedhur një lokal tregtie,në çdo 13 orë është vjedhur një automjet,në çdo 27 orë ndodh një vjedhje me dhunë ose me armë, shkalla e zbulueshmërisë e “Vjedhjeve” paraqitet në nivelin 55%”, vijon raporti.

Synimi i këtij studimi ka qenë sensibilizimi i publikut, institucioneve shtetërore, opinion-bërësve dhe aktorëve vendim-marrës mbi gjendjen e sigurisë publike në vend si dhe të nxisë përmirësimin e politikave dhe masave institucionale në përgjigje të ritmeve alarmante të kriminalitetit.

2 shtator 21013 (gazeta-Shqip.com)

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/




LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.