Gjirokastër, 21 klandestinë marokenë dhe sirian në pranga

PrangaPolicia e Gjirokastrës ka vijuar sërish aksionin për kapjen e grupeve klandestine që shfrytëzojnë territorin e Shqipërisë për të kaluar më tej në Greqi.

Policia kufitare konfirmon se deri tani ka ndaluar 21 klandestinë, ndërsa operacioni vijon nën drejtimin e drejtorit të kufirit Admir Abrija. Klandestinët janë me kombësi siriane dhe marokene dhe janë kapur në vendin e quajtur Mulliri.

Policia po merr në pyetje 21 të ndaluarit për të zbuluar më shumë rreth rrjetit të trafikut të klandestinëve.





17 gusht 2013 (gazeta-Shqip.com)





Comments are closed.