Pas shkëmbinjve të gjelbër fshihen 9 rezerva me ar

Mirdite, Shpal, kisha
Mirdite, Shpal, kisha

Zbardhen detajet e licencës për kërkime në Mirditë nga kanadezët

Zona e Kaçinarit në Mirditë, një trevë e rëndësishme e zhvillimeve historike të shqiptarëve prej shumë shekujsh, u përmend në javën e dytë të korrikut, pas njoftimit nga Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës (METE), se një kompani kanadeze kishte marrë licencën e eksplorimit për gjetjen e arit. Drejtori Çad Ulanski ishte duke udhëhequr vetë punën në terren në të gjithë zonën e Kaçinarit dhe Rubikut, kur u kërkua dhe u bënë provat me përfitimin e dëshmive gjeologjike me shenjat e mineralit të arit.

Kompania “Arian” me presidentin Zahit Dhanani, e mori licencën nga QKR. Nisma u ndërmor fillimisht në datat 12 prill-21 maj 2013 kur kompania “Arian”, kërkoi lejen për kërkime dhe bëri njoftimet mbi ecurinë e çështjes. Licenca e kërkimit është dhënë në përgjigje të kërkesës së bërë nga “Arian”, në lidhje me projektin e “JAB”-it për kërkimin e arit në zonën e Kaçinarit në Shqipëri. “JAB Resources SHPK” është në pronësi të “Arian”-it dhe zoti Dhanani është veç president, edhe drejtor i përgjithshëm (i “Arian Resources Corp”).

Kompania thotë se bazuar mbi rezultatet e studimit gjeologjik, gjeokimik dhe gjeofizik, “Arian” ka zbuluar atë çka mund të konsiderohet si rripi i rezervave të arit. “Lëvizjet tektonike dhe ndërhyrëse në këtë zonë mund të kenë çuar në krijimin e depozitave të arit. Ata që njihen si shkëmbinjtë e gjelbër, në të cilët ndodhen depozitat e arit përbëjnë 13% të produktit të përgjithshëm të arit. Zona të tilla janë ajo e njohur si “Kirkland Lake” dhe minierat e Malartic e Detour me rripin Abitibi në Kanada, miniera Tasiast në Mauritani dhe miniera Fimiston në Kalgoorlie të Australisë”, thuhet nga “Arian”-i.

Sipas njoftimit, brenda licencës së kërkimit të arit duket se janë potencialisht dy stile mineralizimi: I pari është ai i zonave të kuarc karbonat-sulfurit i zbuluar gjatë programeve të testimit të kompanisë; dhe: I dyti është ai i mineralizimit të bakër-arit, siç interpretohet në vëzhgimin gjeofizik të kompanisë “Arian”.

“Brenda kësaj zone, Shërbimi Gjeologjik Shqiptar ka përcaktuar më parë gjashtë zona në të cilat ka sedimente anormale. “Arian” ka testuar hapësira të vogla (400 metra me 200 metra) ku janë të shfaqura këto anomali gjeokimike dhe u zbuluan nëntë rripa që mbanin kuarc karboni dhe squfur në një shtrirje katër metra gjerësi me mesatarisht 2.7 gramë ar për ton. Këto rripa janë të hapur dhe në thellësi kanë përbërjen e mineraleve që u përshtaten zonave ku ka depozita ari, çka tregon se mund të jetë një potencial i rëndësishëm”, thotë kompania. 1 gram ar në tregun e pakicës kushton rreth 40 euro.

Kompania “Arian” e kishte dërguar kërkesën për të marrë licencë pas analizave që i janë bërë deri tani masiveve në zonën e Mirditës, përfshi rezultatet gjeologjike, gjeofizike dhe gjeofizike.

Sipas analizave të përbërjes së mostrave në atë zonë u dëshmua se në 61 raste, ka rreth 1 gram ar për ton. Prej tyre, në 20 raste ka më shumë se 5 gramë ar për ton. Rasti më i lartë është ai i 39.4 gramë ar për ton në gropën “GZJ1017” (sipas testeve). Shenjë me rëndësi është ajo e 1.51 gramë ar për ton në 14 metra thellësi në gropën GZJ1012 dhe 7.01 gramë ar për ton në gjashtë metra thellësi në gropën “GZJ1011”.

Puna paraprake e testit metalurgjik tregoi se 94 për qind e arit mund të ndahen në një koncentrat sulfur duke përdorur proceset standarde themelim. Ari gjendet si kokrra të veçanta lidhur me sulfide. Kompania njoftoi se pas përfundimit të programit të shpimit, një vëzhgim gjeofizik është ndërmarrë edhe në zonën e Gjazuj. Ky studim, sipas “Arian”-it, zbulon praninë e një numri të madh anomalish gjeofizike. Këto janë interpretuar se përfaqësojnë njëkohësisht zona që mbajnë minerale squfuri dhe zona që përmbajnë minerale bakri dhe ari së bashku. Një numër i lartë objektivash janë identifikuar, sikurse saktëson kompania, për disa zona me përparësi për provat e shpimit në thellësinë 50 metra deri në 250 metra. Pas përfundimit të programit të shpimit një sondazh i detyruar polarizimi gjeofizik është ndërmarrë në zonën e Gjazuj.

Pikërisht mbi këto analiza, “Arian” ka zbuluar një vendburim ari apo ndryshe siç e cilëson “rrip” me aktivitet tektonik të përshtatshëm për të ndërhyrë dhe që mendohet të përmbajë depozita të konsiderueshme ari. “Analiza e kores së tokës dhe mostra të marra nga kjo fushë kanë treguar në 61 pjesëza me nota më të mëdha se një gram ar për ton. Nga këto, 20 mostra patën më shumë se 5 gramë për ton ar dhe janë të listuara”. Dhanani thotë se, “Arian” është e kënaqur për marrjen e licencës së kërkimit në projektin e Kaçinarit në Shqipëri dhe është i bindur se marrja e kësaj licence do të rezultojë me vlerë të garantuar për aksionerët.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

3 Comments
  1. Kavajsi says

    Popujt e varfer ecin mbi flori.
    Pasuria me e madhe e nje kombi esht dija.
    Tek ne nuk ka me specialiste,ato qe ishin kan ikur,sepse Shqiperia udhehiqet nga gangsterat dhe injorantet.

  2. Mark Brunga says

    Kam punuar ne kete zone per 15 vjet si inxhinier.
    Ju lutem mos shkruani gjera te pa qena.Nuk existon sot nje teknologji qe te fut ne shfrytezim vendburime ari vetem me 1 apo 4 gram per ton vetem per te mare arin.
    Si gazete ju pelqej, por vetem ne profilin politk.
    Pershendetje
    Mark Brunga

  3. Dardania says

    Mungese e tmerrshme njohurish dhe profesionalizmi ne kete shkrim pa kuptim. 5 gr ar per ton nuk justifikon nje project te tille, eshte teresisht jashte normave. Ose artikulli e ka cdo reference numrash gabim ose do behet nje masaker tjeter ekologjike si ato qe zakonisht behen te ne. Por jam dakort me Z. Mark Bruga, nuk mund te lexohen artikujt tuaj pervec atyre politike. Pak me te pergjegjshem ju lutem!

Comments are closed.