Gjykata dënon dy ushtarë për vjedhje

gjykataVendimi

Gjykata e Tiranës ka dënuar dy ushtarë profesionistë për vjedhje. Sipas vendimit, Ermir Telha. dhe Ervin Osmanllari. kanë qenë ushtarakë aktivë, efektivë të garnizonit “Dajti” Tiranë. Më datë 2 shkurt 2013, Telha ka qenë i planizuar me shërbim në vendrojën nr.11 të repartit ushtarak në Lazarët Tiranë, ndërsa Osmanllari ka qenë i planizuar me shërbim roje, në objektin Laboratori Qendror i Ushtrisë. Telha ka komunikuar me telefon me një shokun e tij dhe pikërisht me të pandehurin Ervin Osmanllari të cilit i ka kërkuar që të shkonte tek objekti ku ai kryente shërbim dhe të vidhnin kabllo material plumbi. Të dy kanë vjedhur kabllon dhe e kanë shitur në vendin e quajtur rruga “Babrru-Institut Bujqësor”. Sipas gjykatës, ata e kanë shitur në shumën 36.000 lekë. Ermi Telha i ka lënë 14.000 lekë të reja te një shoku i tij, që t’i merrte Ervin Osmanllari. Pas konstatimit, kabllo, me peshë 277 kg, është sekuestruar. Madje, rezultoi se këta dy ushtarakë, kishin vjedhur edhe herë të tjera. Gjykata i dënoi me 8 muaj burg.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.