Tiranë, ekzekutohet me armë zjarri një 50-vjeçar, policia nis hetimet

skene krimiNjë ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Tiranë, ku një person është ekzekutuar me armë zjarri. Burime nga policia e Tiranës bëjnë të ditur se ngjarja ka ndodhur në hyrje të një pallati në afërsi të shkollës “Partizani” në kryeqytet.

Mësohet se viktima është shtetasi Edmond Dervishi rreth 50 vjeç, ndërsa mbeten ende të paqarta shkaqet e ngjarjes.

Sipas policisë, viktima është qëlluar nëntë herë me pistoletë nga disa persona që udhëtonin me një automjet tip ‘Benz’ të zi 4 fenerësh.

Menjëherë pas ngjarjes autorët janë larguar në drejtim të paditur. Ndërkohë policia po punon për identifikimin dhe kapjen e tyre.

14 korrik 2013 (gazeta-Shqip.com)

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.