Tepelenë, 55-vjeçari vdes duke gjuajtur peshk me gjenerator

Foto ilustruese
Foto ilustruese

Një 55-vjeçar nga Tepelena ka gjetur vdekjen, pasi ka rënë në kontakt me rrymën elektrike. Ngjarja e rëndë është regjistruar rreth orës 15:00 të pasdites së sotme në fshatin Hormovë të Tepelenës, ku shtetasi Astrit Hasa po peshkonte me gjenerator në lumin Drino.

Në një moment  pakujdesie ai ka rënë në kontakt me rrymën e energjisë që prodhonte gjeneratori. Në ndihmë të tij kanë shkuar disa plazhistë, por fatkeqësisht Hasa nuk ka mundur të mbijetojë dhe ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

14 korrik 2013 (gazeta-Shqip.com)

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.