Devoll, e zë poshtë zetori, humb jetën 14-vjeçari

Foto ilustruese
Foto ilustruese

Një i mitur ka humbur jetën aksidentalisht pasditen e sotme në Devoll. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Miras të Devollit, kur 14-vjeçari R.Zaçe ndodhej mbi një zetor të ngarkuar me bar, i cili ka rrëshqitur duke rënë në një kanal.

Fëmija është zënë poshtë nga zetori, duke i shkaktuar vdekje e menjëhershme. Automjeti drejtohej nga kushëriri i 14-vjeçarit, i cili është shoqëruar në polici. Ndërkohë policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punon për të zbardhur shkaqet e aksidentit, që i mori jetën 14-vjeçarit.

14 korrik 2013 (gazeta-Shqip.com)

 

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.