KLSH: Dosja me shkelje e Ylli Pangos

[callout]Funksionet

Agjencia e shkencëtarëve

Agjencia e Kërkimit, Teknologjisë dhe Inovacionit (AKTI) është një institucion publik, me statusin e personit juridik nën varësinë e Këshillit të Ministrave. AKTI është krijuar me vendim të Këshillit të Ministrave dhe ka nisur punën në mars 2010.





Krijimi i AKTI-t synon ndërtimin e një sistemi modern të shkencës, fuqizimin e kërkimit shkencor e teknologjik, si dhe integrimin e tyre në sistemin e arsimit të lartë. AKTI lehtëson shkëmbimin e njohurive, veprimtarisë së përbashkët dhe partneritetit brenda dhe jashtë vendit, me qëllim forcimin e kërkimit në vend dhe rajon. Vizioni i themelimit të AKTI-t është krijimi i një strukture koordinuese dhe udhëzuese që bashkëpunon me institucionet në fushën e shkencës dhe teknologjisë, duke shërbyer për zhvillimin e qëndrueshëm të vendit dhe realizohet në përputhje me përparësitë kombëtare, zhvillimin e politikave shkencore e teknologjike dhe menaxhimin e kërkimit e zhvillimit të institucioneve të linjës.[/callout]

 

100 mijë USD

Kreu i Agjencisë së Kërkimit dhe Teknologjisë abuzoi me tri projekte. Kallëzim në prokurori

ARD KOLA

berisha pangoMund të konsiderohet personi ose zyrtari më i “pafat”. Të paktën nga viti 2010 e deri më sot, telashet për njeriun e shkencave psikologjike nuk kanë të sosur. Pas shpenzimeve për Piramidën, me vlerë 500 milionë lekë, më tej skandalin seksual në këmbim të favoreve, vjen së fundmi superdosja nga Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH), për Agjencinë e Kërkimit, Teknologjisë dhe Inovacionit, kur drejtor ishte Ylli Pango. Vlera e abuzimit në disa projekte arrin në 100 mijë dollarë dhe tashmë dosja ka shkuar për hetim të mëtejshëm në prokurori. Në një kohë kur plot politikanë përfliten për afera dhe skandale, duket se të gjitha mëkatet në këtë vend i kryen vetëm Pango, por fati nuk i ka buzëqeshur, duke i lakuar emrin për raste nga më të ndryshme, përfshi edhe bombën në vilën e tij.

Hetimi i kryer nga KLSH-ja “Mbi zbatimin e ligjshmërisë, rregullshmërisë financiare dhe vlerësimit”, përfshin periudhën 01 mars 2010 deri më 30 shtator 2012, kohë kur institucioni drejtohej nga Pango.

“U konstatuan dhe mjaft parregullsi e shkelje të legjislacionit, me pasojë edhe dëm ekonomik për buxhetin e shtetit, ndër të cilat më kryesoret janë abuzimet në tri projekte”, deklaroi dje zyrtarisht Kontrolli i Lartë i Shtetit.

Rastet me abuzime

KLSH-ja veçon rastet e auditimit në tri projekte në bashkëpunim me subjekte private, nga 50 të miratuara gjithsej (prej të cilave 4 me subjekte private dhe të tjerat me institucione publike), nga ku u zbuluan parregullsi dhe shkelje të ligjshmërisë, me pasojë dëm ekonomik për buxhetin e shtetit në vlerën 10724 mijë lekë, ose rreth 100 mijë dollarë. Më konkretisht, bëhet fjalë për projektin “Model Kodi i prodhuesve të ujit”, vlera e dëmit 8015000 lekë, projekti “Studimi kombëtar mbi delinkuencën”, vlera e dëmit 1 613 000 lekë dhe projekti “Modeli parashikues për sezonin polenik të disa bimëve alergjizuese”, vlera e dëmit 1 098 000 lekë.

Sipas KLSH-së, janë evidentuar parregullsi dhe mungesë e dokumentacionit justifikues në shpenzimet e kryera në valutë për udhëtime e dieta jashtë vendit, si: shkresa për përballimin e shpenzimeve pa numër protokolli dhe pa datë, mungesë të ftesave dhe programit, të dokumenteve informuese mbi axhendën dhe rezultatet e shërbimeve zyrtare të kryera etj.

Agjenci pa rregullore

Mosmiratim i rregullores së brendshme të funksionimit të agjencisë, në zbatim të pikës 11, të VKM-së nr. 903, datë 26.08.2009, i ndryshuar, është një tjetër shkelje. Mungesa e rregullores, ndër të tjera ka sjellë që të mos realizohet një nga kërkesat themelore që rregullon veprimtarinë e kësaj agjencie, të përcaktuar në pikën 9 të VKM-së. “Mosdorëzim në organin epror, në Këshillin e Ministrave dhe në Agjencinë e Prokurimit Publik të regjistrave vjetorë të parashikimit dhe realizimit të prokurimeve për vitin 2010, 2011 dhe 2012, në kundërshtim me kërkesat e përcaktuara në VKM-në nr.1, datë 10.01.2007 “Për rregullat e prokurimit publik”, i ndryshuar; moscaktimin e koordinatorit të riskut dhe mosngritjen e grupit të menaxhimit strategjik të AKTI-t, si dhe moshartimin dhe mosarkivimin e gjurmëve të auditimit të detajuara për procedurat e prokurimit publik, në kundërshtim me kërkesat e ligjit nr. 10296, datë 08.07.2010 ‘Për menaxhimin financiar dhe kontrollin’”, janë disa nga shkeljet e tjera.

Organi i hetimit

Gjatë gjithë periudhës nën auditim, bordi drejtues i agjencisë ka funksionuar pa sekretar, i cili zgjidhet nga anëtarët e tij, në kundërshtim me kërkesat e ligjit nr.8480, datë 27.5.1999 “Për funksionimin e organeve kolegjiale të administratës shtetërore dhe enteve publike”. Për të gjitha parregullsitë dhe shkeljet financiare të konstatuara dhe të pasqyruara gjerësisht në raportin përfundimtar të auditimit, përgjegjësi direkte mban drejtori i përgjithshëm i AKTI-t, thotë KLSH-ja, duke bërë me faj direkt Ylli Pangon.

Gjithashtu, për përmirësimin e gjendjes dhe mënjanimin e parregullsive dhe shkeljeve financiare në të ardhmen, KLSH-ja i ka rekomanduar bordit drejtues të AKTI-t 11 masa të karakterit organizativ, 4 masa për shpërblimin e dëmit të shkaktuar në vlerën 10 682 974 lekë dhe dy masa disiplinore, përkatësisht: “shkarkim nga detyra” për drejtorin e përgjithshëm të AKTI-t, Ylli Pango, dhe “largim nga shërbimi civil” për drejtorin e Drejtorisë së Programeve Kombëtare të AKTI-t, Edmond Agolli.

 

 

Janë kryer shkelje te dietat e udhëtimeve, në valutë, si dhe shpenzime pa protokoll dhe datë

 

 

 

 

Akuza

Neni 284 i

Kodit Penal

Për veprimet e kryera prej tij, me pasojë dëm ekonomik për buxhetin e shtetit në vlerën 10 724 000 lekë dhe keqmenaxhim të thellë të agjencisë, KLSH-ja, bazuar në nenin 281 të Kodit të Procedurës Penale, ka bërë më dt. 31.03.2013 kallëzim penal ndaj drejtorit të përgjithshëm të AKTI-t, Ylli Pango, për konsumim të veprës penale “shpërdorim të detyrës”, të parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.

 

 

 

Historia

Zëvendësimi i Leskajt në 2007

te Kultura dhe videoskandali

 

Në vitin 2009 zgjidhet deputet i PD-së, duke mundur në përballje direkte Anastas Angjelin. Me rezultatin e zgjedhjeve, Pango fiton terren politik dhe në 2007-n bëhet ministër i Kulturës dhe Turizmit, duke zëvendësuar Bujar Leskajn (aktualisht kryetar i KLSH-së!). Me ardhjen në ministri, Pango largoi nga puna një pjesë të stafit të Leskajt, ndërsa nuk munguan kritikat për këtë të fundit. Në kohën kur ishte ministër, Pango shpenzon nga buxheti mbi 500 milionë lekë për rikthimin e Piramidës në qendër kulture. Pavarësisht shpenzimeve, gjendja mbeti e pandryshuar, sikurse duket edhe sot. Në fillim të vitit 2009, emisioni “Fiks Fare” publikon videon e skandalit, nga ku mësohet se ministri tentonte të kryente raporte seksuale me një vajzë të re, në këmbim të postit të punës. Shkarkimi nga Berisha ishte i menjëhershëm, 5 minuta pas emisionit, por Pango e çoi çështjen në gjykatë, duke kërkuar 400 mijë euro dëmshpërblim nga televizioni “Top Channel”. Shkalla e parë i jep të drejtë, por në apel, Pango e humb çështjen, pasi gjykatësja kërkoi rishqyrtim të dosjes nga e para. Një vit pas shkarkimit, Berisha e emëron drejtor të AKTI-t, agjenci kjo në mbrojtje të projekteve shkencore. Nga ana tjetër, Leskaj zgjidhet nga Kuvendi kryetar i KLSH-së. Hetimi i KLSH-së ndaj AKTI-t prek periudhën mars 2010-shtator 2012.





4 Comments
  1. dhmosko says

    kjo eshte pergjigja momentale nga z. Pango :

    “Është një akt i përsëritur urrejtjeje primitive i Bujar Leskajt. Të gjitha vendimet për të financuar projektet merren nga një komision vlerësimi me specialistët më të mirë të fushave përkatëse profesorë e doktorë kryesisht, dhe më pas aprovohen nga një bord me 9 veta, i përbërë nga personalitete të Ekzekutivit. Drejtori Ylli Pango firmos në fund, pasi firmosin këta të gjithë e pasi autorizohet nga bordi sipas VKM. Agjencia është vlerësuar shkëlqyer edhe nga Komisioni Europian në progres- raportin e 2011-s (shih faqen 58 Varianti anglisht). Në ditët në vijim do të keni informacione të tjera se deri ku shkon shpifja dhe poshtërsia e Leskajt për të shfryrë urrejtjet personale. Prokurorisë i janë dërguar gjithë provat e faktet që dëshmojnë punën tonë korrekte”, reagoi Pango.

    ..dhe per sqarim : AKTI nuk ben prokurime dhe as tendera !

  2. mergim tari says

    Ky Pangua mos eshte gje valle ai KURVARI, te cilin e PESHTYU ne fytyre “FIKAS FARE” me ate kameren e fshehte.

    Mos eshte ky valle qe edhe pse i filmuar ne KURRVERINE e tij te peshtire, u quajt i pafajshem nga nje gjyqtar me vese si Agim Bendo, i cili e demshperbleu duke denuar FIKSIN me 100.000 euro gjobe qe me pas ato pare ti ndante me Agim Bendon.

    Si eshte puna eeee, BISHT QENI KA QENE E I TILLE MBETET. NJERI MRE VESE TEPER TE ULTA, tani na del edhe HAJDUT.

    Si ta therrasim kete monster kur ta shohim ne rruge:

    KURVAR

    HAJDUT

    FELLIQESIRE

    Thirreni si tju vije ne moment……

    Ne ate kohe, kur Pango beri KURVERIMN e radhes, Erion Veliaj nxori edhe shprehjen lapidare “E PANGOI”. Tani perdoreni kete shprehje per cdo ves te keqe qe ka nje njeri.

  3. adi_köln says

    Edhe per mbertheçkat e gjeti nje justifikim ky thuthuqi…Po kesaj rradhe iku pak per lesh

  4. idrizi says

    Te gjitha pjella te Saliut che regjimit te tij serbo-hajdut.

Comments are closed.