Ndahet nga jeta aktori Minella Borova

minella borova 1Ndahet nga jeta aktori i njohur korçar Minella Borova. Ai ndërroi jetë në moshën 66-vjeçare në Buenos Aires të Argjentinës, ku edhe banonte prej vitit 1993 bashkë me familjen.

Minella Borova lindi në Korçë më 22 shkurt të vitit 1947. Studimet e larta i kreu në degën e Aktrimit në Institutin e Lartë të Arteve, ku është diplomuar në vitin 1969.
Më pas ka punuar edhe si pedagog pranë këtij universiteti, ndërsa gjatë viteve që jetoi në Argjentinë shërbeu edhe si diplomat i Shqipërisë atje.
Borova njihet për rolet e tij kinematografike në filma si “Pylli i Lirisë”, “Në fillim të verës”, “Udhëtim në Pranverë”, “Shoku ynë Tili” etj. Ai ka pasur role kryesore në mbi 13 filma.

Ndër rolet më të realizuar të tij janë: Leka te “Të pamposhturit” e M. Jeros, 1970; Martini te “Mosha e bardhë” e Dritëro Agolli, 1972; Stenli Kor tek “Engjëjt e skëterrës” e George Bellak dhe Pol Kanten, 1972; mësuesi te “Plumbat e shkronjave” të Naum Priftit, 1974; hetuesi te “Qyteti i akuzuar” i Teodor Laços, 1978; Vehapi te “Tri ditët e kiametit” e Luan Qafezezit, 1984; Raqi te “Mësuesi i letërsisë” i Ruzhdi Pulahës, 1986 etj.





30 qershor 2013 (gazeta-Shqip.com)





3 Comments
  1. Ligor Luarasi says

    Ligor LuarasiTimelineNowNow20132012201120102009Born
    Status
    Photo
    Place
    Life Event

    Status
    Photo
    Place
    Life Event

    Ligor Luarasi
    7 hours ago

    NJE TALENT I HARUAR.
    *************************************
    I ndjeri Minella Borova eshte pjese e inteligjences shqiptare sikterisur neper bote nga nenvlersimi i qeverive tona allaneokomuniste per trurin e kombit.Tani kur ndron jete fillojne edhe e lavderojne, si thote populli: Vdis pa te te dua,s’ka me injoranci se kjo qelbomenyre per vlerat e shqiptareve me talent.Eshte fakt qe qyteti i Korces historikisht burim talentesh , sot s’ka kushte per ti zhvilluar ato si kish dikur, kur Tirane qe nje fshat.Kujtoj ketu te madhin dhe te ndjerin Aleko Prodanin ndroi jete ne skene apo te madhin dhe te ndjerin Llazi Serbo qe vetevritet.Pse u dashka qe Tirana te superzhvillohet dhe Korca te mjerohet edhe ne fushen e arteve??????
    I bindur se ndaj artisteve shqiptare dhe vecan atyre Korcare,qeverite tona kane mekate,i dergoj familjes,pallatit te Kultures Vangjush Mio te qytetit, dhe miqve te te ndjerit Minella Borova ngushellimet e nje emigranti sikterisur ne Amerike jo pa shkaqet e tij.Gjithe artisteve, te rojne dhe ta kujtojne kete talent te pa vleresur sa jetoi.
    30 qershor 2013-te SHBA.
    Like · · Promote · Share
    Flora Pashko Marko, Aleko Koti, Lindita Guri and 36 others like this.
    Meleq Beqiri Ngushellimet e mia familjes,Korçes e mbare vendit.
    7 hours ago · Unlike · 1
    Dhimitraq Kristo I perjetshem kujtimi I tij,dhe Perendia t’a ndjeje!Ngushellime familjareve te tij,gjithe artisteve korcare dhe te vendit,per kete humbje te parakohshme!Amin!
    6 hours ago · Unlike · 2
    Nesti Kinolli …floriri eshte flori nuk i humb shkelqime edhe sikur te hedhin ….pra ai mbetet i madh per ne….
    3 hours ago · Unlike · 1
    Edmond Shallvari Artiste si Minella Borova, kur ikin nga kjo jete, nisen udhes se pavdekesise. Shkrim homazh qe me preku, me futi nder kujtime te thella asaj kohe kur e ndiqja pas dajon tim, te paharruarin Stavri Shkurti ne pothuajse gjithe shfaqjet e trupes theatrale te Korces, aty prapa skenes dhe ku po aty njoha dhe aktorin e vecante e terheqes, Minellen. Me thjeshtesine, edukaten, kulturen qe e karakterizonte ai nuk harronte kurre ne rruge te me pershendeste e jo pak here te flisnim. Ishte njeri me shpirt artisti, i nderuar dhe i respektuar nga korcaret dhe gjithe artdashesit shqiptare. Keshtu ka per te mbetur gjithmone arshives se artit dhe kujteses se popullit.
    2 hours ago · Unlike · 1

  2. beba says

    Ngushellime familjes. Njeri i respektuar dhe i talentuar. I paharruar qofte ne jete!

  3. pa emer says

    ngushellime te sinqerta familjareve dhe te afermeve, i paharruar dhe i perhershem qofte kujitimi i tij. minella borova ka qene nje nder figurat me te shquara shqiptare i cili do te mbahet mend gjate,ka dhene nje kontribut te madh per vendin e tij,, aktori i madh dhe i shquar

Comments are closed.