Rrëfimi dramatik i Gregut: Biseda me Edin kur u diagnostikova me kancer

greg2Linda Rama: Kërcënimi pas 21 janarit ku u fol për rrezikimin e jetës

 Fatjona Mejdini

Një nga elementet më të rëndësishme të prezantimit të Edi Ramës në Vlorë ishte një dokumentar 15 minutësh i titulluar “Rama për Rilindjen” ku mes zërit të tij dhe familjarëve u rrëfye për ngjarje të rënda në jetën e kryesocialistit, si sëmundja e të birit. I ulur në sallonin e shtëpisë, Rama përmes dokumentarit, vendosi të rrëfente për publikun ngjarjen e cila kishte tronditur më së shumti jetën e tij dhe që ishte diagnostikimi i të birit, Gregut nga kanceri. “Momenti më i tmerrshëm kur duhet të shkoja në thellësitë më të panjohura të vetes për të gjetur energji që të qeshja, të flisja, të komunikoja, të bëja punën normalisht gjatë gjithë ditës, ndërkohë që nata ishte e mbushur me lot, ishte koha kur im bir luftonte me vdekjen në trup duke u përballur me të panjohurën e madhe që gërryente brenda vetes të gjithë ne”, rrëfeu Rama për këtë çast të konsideruar si më të vështirin. Pjesa e tjetër e rrëfimit në dokumentar u plotësua nga i biri i tij, Gregu, i cili foli për inkurajimin që i kishte dhënë i ati në kapërcimin e kësaj periudhe të vështirë të jetës së tyre. Gregu tregoi se i ati kishte përdorur pasionin e tij, basketbollin për t’i shpjeguar të birit të tij të mitur sesi duhet të tejkalohen situata të tilla. “U diagnostikova me kancer kur isha te xhaxhai im në Amerikë, mora Edin në telefon dhe i thashë: Unë mund të largohem, por unë nuk dua të largohem. Edi më tha që ti nuk ke për t’u larguar, sepse ti je djali im. Ti duhet të luftosh me këtë sëmundje si në një ndeshje basketbolli, loja nuk ka mbaruar akoma. Ke punë për të bërë, sëmundja është 3 pikë para teje, por ti duhet të bësh 3 pikëshin e barazimit. Pas kimioterapisë eksperimentale rezultati doli që unë isha shëruar. Fola me Edin e ai më tha: Shiko, ti e bëre trepikëshin e fitores, tani duhet të ruash qetësinë derisa të mbyllet loja. Ti je në avantazh dhe e ke fituar këtë lojë”, rrëfeu Gregu. Por dokumentari i dha mundësinë publikut për të njohur Ramën dhe përmes ‘syve’ të dy grave më të rëndësishme të jetës së tij, të ëmës, Anetës dhe bashkëshortes, Lindës. Aneta theksoi se tek Edi vlerësonte këmbënguljen e tij për t’i çuar gjërat në fund dhe forcën që e karakterizonte për realizimin e projekteve të dashura për të. Ajo i ilustroi këto veti me një tregim nga koha kur Rama ishte student dhe preferonte të ruante me çadër pikturën e tij dhe jo veten, në një ditë me shi në një kohë kur kishte vendosur ta përfundonte punimin me patjetër. Ndërsa bashkëshortja, Linda, preferoi të rrëfente për momentin e përkujtimit të viktimave të 21 janarit, kur ndonëse Rama ishte lajmëruar se jeta e tij kërcënohej seriozisht, nuk kishte hequr dorë nga protesta vetëm për të mos dekurajuar opozitarët që e prisnin këtë përkujtim. Vajza e Lindës, Rea, rrëfeu dje në dokumentar mbështetjen e madhe që ajo gjente te Rama për vijimin e rrugës së nisur në arkitekturë. Në pjesën filmike të dokumentarit për sa i përket pjesës familjare, Rama shfaqej në krahë të Lindës, duke e ndihmuar atë në gatim. Por vetë Rama foli dhe për përjetimin e tij personal, si njeriu që priste të bëhej Kryeministri i ardhshëm i vendit. Ai theksoi me sinqeritet se nuk e kishte menduar se mund të arrinte në këtë nivel në politikë, pavarësisht se kur ishte fëmijë kishte zgjedhur mes objekteve që do i përcaktonin profesionin një penel dhe një palë çelësa, që ndryshe përkthen dhe ‘përgjegjësi’. Rama theksoi se nuk ishte në politikë për t’u pasuruar, por vetëm për të lënë gjurmën e tij në historinë e transformimit të Shqipërisë. “Kam ambicie për të lënë një emër në historinë e këtij vendi, për të bërë diçka të mirë dhe për të qenë krenarë përpara fëmijëve dhe nipërve dhe mbesave nëse do të kem fatin t’i arrij”, theksoi Rama. Në ndihmë të faktit se ai ishte njeriu i duhur në këtë mision, në dokumentar ndanë rrëfimet e tyre miq dhe bashkëpunëtorë të Ramës si piktor dhe po kështu si politikan, që kishte arritur të linte gjurmë në administrimin e pushtetit vendor në Shqipëri.

Dokumentari

Piktori Vladimir Myrtezai, ish-nënkryetarja e Bashkisë së Tiranës, Vali Bizhga, dhe kryetari i PS-së të Tiranës, Saimir Tahiri, ishin zgjedhur për të rrëfyer mbi Ramën në momente të ndryshme të karrierës së tij. Ndërkaq, pamjet e dokumentarit e çonin Ramën nga takimet me Hillary Clinton te kuzhina e shtëpisë dhe fusha e basketbollit.









14 Comments
  1. ar says

    Ca jane keto idiotizma mor aman,kane dale menç fare nuk dine çfare te bejne per te qene ne pushtet…

  2. kapedan mihali says

    kjo tregon sa i peshtire eshte synuesi i kryeministrise..me kete dokumentar ja ka vene vulen asaj qe per karrigen e kryeministrit edi i hyp edhe nenes se tij..kur mendoj te tregoje jeten e tij private pse nuk e shfaqi veten ashtu lakuriq neper plazhet e frances apo duke bere kickboxing me te shkreten matilda makoqi apo edhe te tjera femra me te cilat ka bashkejetuar..pse nuk e shfaqi veten lakuriq duke pire droge ne zyren e tij apo duke bere sex me meshkujt e tjere ne kullen e dash pezes..apo keto gjera do e deskretitonin akoma me shume dhe per ti prekur ne zemer shqiptaret tregon kur djali na qenka diagnostikuar me kancer e pallavra te tilla..mjer djali cfare babai ka..mjer familja cfare djali kan e mjer shqiperia ne dore te kujt mund te bjere..

  3. Guest says

    Shpresojme qe kjo vemenedje e Rames per familjen te jete e qendrueshme, edhe se ne te vertete ka shije fushate, te birit i bejme urimet me te sinqerta, dhe urojme qe Rama, me ne fund t’i kene dhene atesine, meqe ja ka mohuar per vite te tera !

  4. Altini007 says

    çfare injoranti qe qenke mor per zotin

  5. Kristi says

    Gregor, te uroi qe ke fituar betejen me kancerin……por dua te te kujtoi se jane te shumte ata femije qe nuk i kane patur mundesite e tua qe te mjekoheshin ne Amerike, ndersa ti si i biri apo i nipi!!! i kristaq Rames dhe sternipi i byrose polike, tu dha kjo mundesi……me kete dalje ne media ne kohe fushate, ku as ti dhe as babai?! yte nuk na thate te verteten e jetes tuaj, shtuat njollat e pista te Edit….Edi nuk u be kurre basketbolliste aq me teper te te jepte ty kurajo nga sporti….Edi yte, i ka dhunuar te gjitha grate qe ka patur afer, duke perfshire edhe nenen tende, por ai ka dhunuar edhe bain gjysh tendin dhe gjyshen tende, Edi drogohet,Edi eshte me prije homoseksuale gje qe e ka pranuar ne gjyqin e ndarjes me maman tende, Edi eshte mashtrues gjenetik….Edi Rama eshte thesi i veseve njerezore…..ti munde te jesh i lumtur me te por sa per ne……mjere ne po qe se Edi yte do te marri pushtetin…..

  6. EdiRuci says

    Ju lutem, lexoni 5 komentet praardhese dhe figura e Edi Rames, eshte e plote…pse anashkalon tre gra te tjera nga jeta e tij? Pse u nda nga nena e djalit? Sa i pasinqerte….Si perdor njerzit me te afert per fushate fallco?

  7. lexuesja says

    per hire te shendetit te ketij djaloshi te ri, qe ka mposhtur kancerin semundjen e shekullit, nuk duhet shkruar komente te tilla te ulta njerezisht e moralisht. Çdo njeri qe mposhte kancerin eshte fitore e perbashket, kushdo qofte ai njeri..

  8. pirro says

    Te besh fushate ne konceptin evropian ne Shqiperi eshte e veshtire. Ta sulmosh kundershtarin politik me nje fjalor denigrues duke i prekur dhe familjen eshte tipike shqiptare. Ne pergjithesi ne jemi nje popull qe na karakterizon servilizmi, hipokrizia dhe ndjenja e neshtrimit dhe kjo eshte dhe nje nder arsyet qe Enver Hoxha qendroi per pesedhjete vjet ne pushtet. Dhe pasardhesi i tij Berisha mund te qendroje pa problem ne pushtet me kete popull skllav. Thenia qe shqiptaret jane nje popull qe e duan lirine eshte thjeshte nje perralle me bisht.
    Personalisht besoj tek thenia e Rames “Kam ambicie për të lënë një emër në historinë e këtij vendi, për të bërë diçka të mirë dhe për të qenë krenarë përpara fëmijëve dhe nipërve dhe mbesave nëse do të kem fatin t’i arrij”,
    Kjo eshte ajo qe i mungon shqiptareve “ambicia per te bere gjera te mira”
    Te uroj fat per te miren e shqiptareve z. Rama

  9. seriozi says

    mjere ky vend per keta palo kapedan shpellare qe kane zbritur nga mali e bejne sikur kane cliruar vendin . ik more kullot dhite ne mal !!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

  10. Matilda says

    PERSE RAMA NE KUJTIMET E TIJ, ANASHKALON HISTORITE ME TRE GRATE E TIJ TE MEPARSHME ? KUSH ESHTE NENA E GREGUT DHE PSE EDI E KA BRAKTISE PER SHUME KOHE? PSE E NDAU NENEN E DJALIT?

  11. Bashkim B says

    Turp te perdoresh viktimat e jetes tende te ndyre.Nje amerikane ,shoqe e Edit i lutej Edit te vinte ne US e te qendronte prane djalit ne ditet e veshtira te semundjes.Valle ne baballareve te tjere qe kemi kaluar ditet e ferrit per prane femijeve tane na kane cuar prane femijve tane te smure rende shoqet.Ti je nje baba bastard,ti je kanceri i vertete i Gregut.

    Gregut i uroj nga zemra jete te lumtur dhe Zoti ta bekoje e ta ruaje gjithe jeten.

  12. tony says

    ti qeke tamon kapedan zallote….

  13. artdashesi says

    Cmenduri perse gjalli. Nxjerr nene , pastaj djalin me fatkeqesi, pastaj kasnecet e paftyre . Perse ? PER PUSHTET? E DO PUSHTETIN DUKE KALUAR e duke shfrytezuar momente dramatike te familjes, ppr haron se ka paraqitur gjysmen e historise dhe ajo qe eshte me trishtuar eshte nena e ketij djali e martirizuar nga ai perbindesh tinzar. Kemi te bejme me nje te seùure skizofren qe nepermjet dhunes , dhe pastaj meshirimit per te njerzit ti japin voten (pushtetin). Kurre mos befte vaki kjo gje e tmershme. eshte gati ta sakrifikoje nene e femije per pushtet.

  14. nina says

    Edi eshte nje lider modern ,ai di te pasqyroje jeten e tij ne kete forme dhe bravo, po ky shpellari e fsheh sepse cdo thote ky?…..Le te flasin EDI suksese!!!

Comments are closed.