AK del e vetme në zgjedhje, Spahiu: Koalicion vetëm me popullin shqiptar. Tahiri: Shqiponja doli sorrë

spahiu AKKryetari i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu, deklaroi në një konferencë për shtyp pasditen e sotme se do të garojnë të vetëm në zgjedhjet parlamentare, të vendosur për të qenë një fron opozitar kundër pushtetit.

Spahiu u shpreh se nuk u arrit të bihej dakord me asnjë nga tryezat ku vidhen votat dhe se vendosën që aleancën e vetme ta kenë me popullin shqiptar nën sloganin ‘Shqipëria mbi të gjitha’.

“Ne duhet të maksimalizojmë votat për rrëzimin e Berishës nga pushteti. Por nëse AK do tradhtonte kauzën e vetë duke lënë që votat e saj të numëroheshin nga të tjerët, ajo do të zhgënjente qytetarët. Aleanca Kuqezi do garojë e vetme në zgjedhjet e ardhshme, duke bërë koalicion vetëm me popullin shqiptar”, ka thënë Spahiu



Kreu i Aleancës Kuq e Zi theksoi se rotacioni politik është shumë i nevojshëm, por se AK nuk mund të përfshihej në një koalicion ku ndodhet edhe një parti greke, duke iu referuar PBDNJ, pasi sipas tij kuqezinjtë nuk mund të tradhtojnë kauzën e bashkimit kombëtar për hir të një karrikeje pushteti.

Sajmir Tahiri: Shqiponja Kuq e Zi e Spahiut doli një sorrë

Vendimi i AK për të dalë vetëm në zgjedhje duke mos pranuar të jetë pjesë e koalicionit opozitar të drejtuar nga PS, ka sjellë reagime të shumta në kampin rozë. Një nga ata që ka reaguar menjëherë ka qenë edhe deputeti i PS, Sajmir Tahiri i cili përmes një mesazhi në rrjetin social Facebook e ka cilësuar vendimin e Spahiut si një rreshtim krah Berishës. Ndërsa, duke iu referuar një deklarate të mëhershme të kreut të PS, Edi Rama lidhur me qëndrimin që do të mbante AK para zgjedhjeve, Tahiri ka thënë se Spahiu doli një sorrë dhe jo shqiponjë.

“Shqiponja “Kuq e Zi” e Nik Spahiut, doli një sorrë….

Kush nuk rreshtohet kundër Saliut sot, është (në heshtje), pro Saliut.
Dhe në qoftë se goja të nxjerr vrer kundër Saliut, llogarit po i bën pro Saliut.
Kaq(për të mos thënë më shumë, se ka shumë për të thënë)”, ka shkruar Tahiri në FCB.

24 prill 2013 (gazeta-Shqip.com)

 





10 Comments
  1. gert says

    hajte pule hajde.. sherbetor i saliut

  2. gjimnazisti says

    ky Tahiri qe ne shkolle e therrisnim te gjithe “Tao qorri” te shofi babane e vet qe fut ilace kontrabande me canta

  3. kuq e zi says

    po ky legen nuk shef edi ramen qe doli i pa ftyre qe e tradhtoje elektoratin socialist me bashkimin me meten,po na do bashkim edhe me kuq e zinjt/

  4. jozi jeme says

    o bob po shko mer daut shit ndonje kaush luledielli ose drejto ndonje banane ane neper urat e lane car na cane sallatorin me dokrra cjane keto dokrra qe shkruani ore mjerane morraxhinj ,ti paske nevoje per haloperidol pase rrjedh totalisht apo ke kopjuar ndonje paragraf ke flet rrufete e frrok cupit dhe i shkruan ketu hajde artikull qe qenke haje halldup fare …

  5. Gringoeri says

    Ne kete rast Tahiri gabon rende. AK eshte kundra Berishes. Nuk eshte E detyruar te beje aleance as me PS e as me asnje parti. Cfare budallaku.

  6. Tony says

    AK eshte thjeshte rrjedhje votash nga populli opozitar.

  7. Baci says

    Vetem komunistet thonin:kush sesht me ne eshte tradhtar.O Sajmoooo si haroni ju veset komuniste joooooo.

  8. Ardi says

    Ik ore tradhëtar po ti je nje klysh I sosialkomunistëve antishqipëtar je ti rroft Sali Berisha

  9. Ardi says

    O Kurr Edi Rama ska me fitu në shqiperi se ai është nje bashkëpuntorë I grekeve harrojeni o komunistat se I keni duart akoma të gjakosura nga trimat dhe heronjet e kombit shqipetar rroft Sali Berisha

  10. albanianero says

    Kush del kundra rames eshte tradhtar, sorre, kriminel, pabuks, mashtrus…. Kjo eshte loja qe i ben jehone edhe media qesharake TOP MEDIA… Media qe ka censuruar vdekjen e nje vajze te re vetem se ishte e dashura pronarit, nuk ka si mos censuroje lajmin e vertete qe ne kete rast eshte “Psikopati Rama ben deklaraten e rradhes”….

Comments are closed.