Marrëveshja është historike

Ilir YzeiriIlir Yzeiri – Marrëveshja që u nënshkrua në Bruksel midis Hashim Thaçit dhe Ivica Daçiç, për ne shqiptarët, është historike, madje duhet ta shkruajmë me germa të mëdha HISTORIKE. Pse? Për shumë arsye. E para, më në fund ne shqiptarët jemi ata që, për herë të parë, kur vjen fjala që të vendosim për fatin tonë, territorin dhe kufijtë, firmosim ne dhe jo të tjerët për ne. Të mos harrojmë se kur u copëtuan trojet shqiptare, ishin të tjerët që firmosnin traktate e marrëveshje për fatin tonë. Shqiptarët kanë shumë merita historike në këtë shekull e në shekullin që shkoi. Ata u treguan të fortë, nuk pranuan të asimilohen dhe nuk e shkëmbyen identitetin e tyre me asnjë identitet tjetër. Shqiptarët, gjithashtu, megjithëse të rrethuar me fqinj agresivë, nuk kanë qenë vetëm. Sidomos diaspora jonë në Amerikë dhe Noli e Konica i madh i siguruan Shqipërisë dhe shqiptarëve mikun më të fuqishëm dhe më të sinqertë të shqiptarëve, SHBA-në. Falë kësaj aleance shpirtërore dhe demokratike, shqiptarët e Kosovës fituan pavarësinë dhe sot në Ballkan gjenden dy shtete shqiptarësh. Kjo është një nga fitoret tona më të mëdha historike. Natyrisht, çdo marrëveshje është lëshim, çdo kontratë përfill interesat e dy palëve. Marrëveshjet nuk janë një me këngët epike apo me frymëzimet romantiko-nacionale. Marrëveshjet nuk i kënaqin të gjitha interesat, por marrëveshjet ngrihen mbi interesat themelore të palëve. Në këtë kuptim, marrëveshja e këtyre ditëve e ka siguruar Kosovën nga çdo ndërhyrje e jashtme që mund t’i cenojë pavarësinë dhe garant për këtë marrëveshje është Europa dhe SHBA-ja. Është e natyrshme dhe krejtësisht demokratike që parti me orientim të djathtë si në Kosovë, si në Serbi të mos jenë të kënaqura me këtë marrëveshje. Kjo është pjesë e asaj që quhet “lojë” demokratike. Mirëpo, përkundër kësaj, marrëveshja shërben si një kuadër detyrues e ligjor për të ruajtur drejtpeshimin etnik midis dy shteteve, Kosovës dhe Serbisë. Të mos harrojmë se Kryeministri i Serbisë firmosi një marrëveshja me Kryeministrin e një shteti që u shkëput nga trupi i shtetit të tij. Pra, de fakto Serbia e njohu shtetin e Kosovës. Kjo është një fitore e madhe historike. Nacionalromantikët shqiptarë dhe patriotët e kafeneve mund të më thonë se ne kemi qenë gjithmonë më vete, se serbët apo shkau na kishte marrë pa të drejtë se “asha zotin” këtu e “asha Perninë” atje e kështu pa fund. Po të dashur vëllezër patriotë, por pavarësinë e fituam pse kishim në krah SHBA-në dhe pjesën më të emancipuar të Europës. Ndaj duhet t’i dëgjojmë edhe ata. Bash në këtë çast mua më kujtohet një thënie e pavdekshme e filozofit, estetit e shkrimtarit modern Faik Konica, që thoshte se armiqtë e shqiptarëve nuk janë as serbët, as grekët as turqit, armiqtë e shqiptarëve janë vetë shqiptarët. Kjo thënie lapidare që karakterizonte shqiptarët e fundit të shek. XIX vlen edhe për sot për të karakterizuar shqiptarët e shek. XXI. E thashë edhe pak më sipër, se sot në Ballkan ne shqiptarët kemi dy shtete, pra kemi dy mundësi që të imponohemi në tregun e vlerave europiane, qoftë duke ndërtuar demokraci funksionale, qoftë edhe duke u bërë shembull të respektimit të rendit dhe ligjit. Imagjinoni sikur Shqipëria dhe Kosova të ishin shtete me standarde demokratike të larta, me demokraci të pëlqyeshme, me një elitë politike kokulur që punonte për kombin dhe vendin e vet, me pushtete politike të ndara, me një korrupsion në nivele të pranueshme. Nëse ne sot do të ishim të paktën si Kroacia, Shqipëria dhe Kosova do të kishin thithur miliona e miliona për të mos thënë miliarda euro investime. Në kushtet e krizës së rëndë të eurozonës ne do të ishim shfaqur me një potencial të fuqishëm ekonomik dhe do të ishim bërë faktorë për shumë vendimmarrje në Ballkan. Po të bëhemi shtete të fuqishme demokratike, po të instalojmë demokracinë me anë të ndërrimit demokratik të pushtetit, po të luftojmë realisht korrupsionin, ne do të merrnim duartrokitjet e partnerëve tanë dhe projekte zhvillimi pafund. Mirëpo ne jemi bërë turpi i Ballkanit. Shqipëria drejtohet nga një plak i rrjedhur që e ka shkretuar ekonominë e këtij vendi dhe e ka futur shoqërinë në kolaps. Si të mos mjaftojë kjo, një pjesë e madhe kosovarësh e shohin këtë karikaturë si udhëheqës përrallash e këngësh majekrahi me “asha Zotin” e “asha Perninë”. Miqtë dhe partnerët tanë, ata pra që na dhanë Pavarësinë e Kosovës, po harxhojnë miliona e miliona euro që të na mësojnë se si të qeverisemi, ndërsa ne vazhdojmë të tregojmë se nuk duam të mësojmë prej tyre dhe në çdo raport shfaqemi si delja e zezë e Ballkanit. A nuk kishte të drejtë Konica kur thoshte se armiqtë e shqiptarëve janë vetë shqiptarët.





6 Comments
  1. Arif Gjongjini says

    Kështu është,kur në saje të fantaksjes paradhënie njerëzit ngrohen nga zjarri para se të ndizet, meqë kanë aty pranë vatrën, drutë dhe shkrepsen. Qysh kur u hodhën ato firma, analistët, opinionistët e gjithfarë mendjellinjsh të politikës ose jo i janë sulur çështjes për ta bërë fije-fije e për të nxjerrë në shesh të mirat e saj. Mirëpo do duhej duruar deri sa të miratohej marrëveshja në parlamentet respektive, sepse çështja është më delikate sa çmohet, ngase ato që në marrëveshje janë të mirat e njërës palë mund të jenë të këqijat e tjetrës. Po i fryhet zjarrit pa u ndezur. Megjithatë, edhe pa punë nuk rrrihet.

  2. Kollaku says

    Mor Yzeir i provinces ! Kishe ne krahe SHBA qe fitove paqen ne Kosove , por kujto nje here more or shurraman se mos te ishte ajo U C K or gazetar leshi akoma do te ishte gjendja e “statukuose” ne se e kujtohet zoti “gazetar” , prandaj para se te flasesh per Europen apo SHBA mor katunar, permende nje here ate UCK-ne te plaste goja se nuk te pushojne nga puna1 Shkrim i dobet dhe trgon qarte nivelin e ulet qe ka ky per ceshtjet e Rajonit e Kosoves. Merru me mire me Berishen or Yzeir se nuk jane per ty keto shkrime!

  3. ilirian says

    ca ka ba uck ?lufte si partizanet tja dine pernder amerikes…pse kot e ka bustin ne kosove klintoni……ju shqiptaret myslimane thoni per turqine se asht vendi ma i forte ne bote ga ga blla blla

  4. Kollaku says

    qeke tamam RR K me te madhe Liro, s’ja vlen ta zgjasesh me trapa si ty!

  5. Mariglen says

    Je mendoj se ti je nje i tille.C´fare ka bare UCK, keta ishin njerez qe nuk kishin eksperiencen e duhur per lufte, une vete kam nje shok qe ka qene ne lufte ne Kosove, dhe tregonte se kush ishin ata burrat qe donin te Luftonin..

    Mos na fol brrockulla shue tani ti si i mencur qe je.AMERIKA eshte per tju kerkuar faleminderit per ndihmen sadopak te kemi harxhuar per denjimin e tyre.Gazetari sotrote ketu foli per ceshtjen dhe situaten politike, dhe beri nje peisazh Politik mbi palet.Pra qe Shqiptaret firmosin per fatin e tyre vete dhe jo te tjeret per to.Nese nuk arrin te marresh dhe te kuptosh thelbin e kesaj gjeje eshte e kote qe shkruan dhe jep opinione qe nuk vlejne me realitetin e sotem.POr opinioni eshte opinion dhe gjithesekush ka te tijin.Dhe sic kishte edhe Iliriani ashtu edhe une edhe ti kemi tonin.Prandaj duhet tolerance, nese nuk e di ulu lexo pak Demokraci Evropiane, se dialog dhe tolerance kundrejt tjetrit eshte rruga per mirekuptim dhe debat.Dhe jo thjesht Sharje dhe percmim ndaj tjetrit, Se ketu tregon veten sa ulet je shoku.Lexoje edhe njehere Artikullin dhe artiloje pak me thelle situaten nese je ne gjendje te mendosh pak me shume sesa siperfaqesisht.

    Hajt me shnet Kollako.

  6. Myslym Muhamet Islami says

    “Ju shqiptaret myslimane thoni qe Turqia eshte vendi me i forte ne bote”
    Nuk kuptove or derr injorant se vetem me kete qe shkruan edhe shqiptari me i pakulturuar e kupton se ka te beje me nje debil te trashe!

Comments are closed.