RENEA arreston për të tretën herë Filip Gjeloshin

“I forti” i Tropojës filip gjeloshiForcat speciale RENEA kanë arrestuar për herë të tretë Filip Gjeloshin. Por këtë herë në pranga ka rënë edhe Nikoll Mulaj, ndërsa prangosja ka ardhur në bazë të një urdhër ndalimi për akuzën e kultivimit të lëndëve narkotike. Urdhrat janë ekzekutuar në banesat e tyre pas mesnate, duke u gdhirë e enjtja, ndërsa mësohet se nuk ka pasur rezistencë nga të arrestuarit. Filip Gjeloshi është një emër i përmendur gjatë në kronikat e zeza të medias. Që në moshën 20-vjeçare është akuzuar për një vrasje në qytetin e tij të Tropojës, akuzë për të cilën u arrestua, por nuk u provua asnjëherë. Në vitin 2003, ai ishte në burg kur i ka dalë në krahë të dënuarit përjetë Zani Çaushi, në hasmërinë që vijon edhe në burg mes tij dhe Gaxhait. Për këtë shkak, në burg u plagos me thikë. Gjeloshi ka qenë në burg për plagosjen e elektricistit Shpëtim Beqiri, fare pranë banesës së tij në rrugën “Siri Kodra” në Tiranë. Pas lirimit edhe nga arrestimi i vitit 2006, kur akuzohej për tentativën e vrasjes së një personi në Allias, pikërisht në vitin 2011, Gjeloshi do i shpëtonte mrekullisht një atentati me armë, ku mbeti i plagosur.

©Copyright Gazeta SHQIP


Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.