Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Kryesoret

“Podesta” manipulon qëndrimet e SHBA për KQZ

Skandali

Kompania lobuese e pajtuar nga qeveria, censuron deklaratën e zyrtarit të DASH

Ekipi i ekspertëve të Podesta Group copyKompania lobuese “Podesta” përfshihet në një skandal, duke censuruar dhe manipuluar qëndrimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për situatën më të fundit politike në Shqipëri. Në një email për mediat ndërkombëtare, “Podesta” ka ndryshuar fjalinë e Jonathan Moore, duke hequr kritikat me pikëpyetjet e forta për votimin në Kuvend për Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Jonathan Moore, zyrtari amerikan që mbërriti me urgjencë në Tiranë pas tensionimit të klimës politike, deklaroi se ne besojmë se ka një argument të fortë ligjor, që vë në pikëpyetje mënyrën se si ka votuar Parlamenti për shkarkimin e anëtarit të KQZ-së.

Sipas Moore, Shtetet e Bashkuara duan që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të funksionojë dhe nëse kjo nuk ndodh, zgjedhjet nuk mund të zhvillohen më 23 qershor. “Do të shikojmë se si procesi do të vijojë. Jemi të shqetësuar nga ajo që kemi parë, niveli i lartë i tensioneve politike, ndërsa futemi drejt këtyre zgjedhjeve, sërish me pyetje dhe akuza në çështjen e ligjshmërisë”, tha Moore. Ditët e fundit, kompania që është paguar nga taksapaguesit shqiptarë, jo për imazhin e PD-së, por të Shqipërisë, është përfshirë në një fushatë të fortë për të mbrojtur PD-në në qëndrimet për KQZ-në. Madje, në një komunikim me mediat ndërkombëtare, “Podesta” ka shkuar larg, pasi ka parashikuar trazira në Shqipëri. Një zyrtar i “Podesta”-s, përkatësisht John Anderson, u ka dërguar një email përfaqësuesve më të njohur të mediave ndërkombëtare, ku përveçse mbron qëndrimin e PD-së për të ndryshuar KQZ-në, në mënyrë të hapur paralajmëron për një tensionim të skajshëm të situatës politike në vend, të cilën Anderson e metaforizon, duke theksuar se “pret shpërthime fishekzjarrësh”. Një stilizim që në gjuhën e komunikimit publik do të thotë trazira politike. “Nuk ka asgjë të gabuar nga aspekti i aleancave politike. Por vendimi i KQZ-së u mor pasi u miratuan anëtarët e komisioneve zgjedhore, të cilët krijojnë një dilemë të madhe, pasi Kodi Zgjedhor kërkon që kjo anëtarësi e komisionit duhet të krijojë një balancë ndërmjet partive të qeverisë dhe opozitës. Prej vitesh, Kodi Zgjedhor i Shqipërisë është aprovuar me konsensus bipartizan. Miratimi është mbështetur nga të gjitha organizatat ndërkombëtare si Këshilli i Europës, Komisioni i Venecias dhe OSBE-ja. Kodi siguron që asnjë parti apo koalicion mund të prishë rezultatet në mënyrë të padrejtë dhe i jep mundësi opozitës që të apelojnë dhe të kundërshtojnë vendimet e Komisionit Qendror, por edhe të komisioneve vendore. Unë nuk kam ide se si do të zgjidhet kjo çështje, por realisht situata i afron Shqipërisë një ambient të tronditur politik. Unë jam i bindur dhe pres disa shpërthime të forta (si punë fishekzjarrësh)”, theksonte John Anderson në email-in e tij drejtuar mediave ndërkombëtare.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

 

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore