Dhuna, dy fëmijë denoncojnë babanë

Korçë

I ati e mohon

Dy fëmijë të mitur janë pajisur me urdhër mbrojtje nga policia, pas dhunës psikologjike të të atit. Policia e Korçës bën të ditur se të miturit, vëlla e motër, janë marrë në mbrojtje pasi i ati i tyre, A. M, 41 vjeç, ushtronte në mënyrë të vazhdueshme dhunë psikologjike. Sipas uniformave blu, 41-vjeçari është në proces divorci me bashkëshorten dhe u kërkonte fëmijëve të qëndronin me të dhe jo me nënën e tyre. Edhe gruaja është me urdhër mbrojtje nga i shoqi. Megjithatë, 41-vjeçari nuk e ka pranuar këtë akuzë të ngritur nga policia, duke akuzuar bashkëshorten për fabrikim të fakteve. Ai është shprehur se fëmijët janë shtyrë nga nëna e tyre për të bërë denoncimin, me qëllim që të përfitojë kujdestarinë e tyre.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.