Tri tentativa vrasjeje në 24 orë, babai ther të birin me thikë

Fier

policia e fieritTri tentativa vrasjeje kanë ndodhur gjatë 24 orëve të fundit në Qarkun e Fierit, ku në njërën prej tyre, babai ka tentuar të therë më thikë të birin. Ngjarja e rëndë ka ndodhur mëngjesin e djeshëm rreth orës 09:00 në qytetin e Patosit të rrethit të Fierit, kur Sabaudin Kalemaj 50 vjeç ka qëlluar me thikë djalin e tij 23-vjeçar. Sipas burimeve të policisë, i arrestuari ka debatuar me të birin dhe në sherr e sipër e ka qëlluar me pëllëmbë. Në gjaknxehtësi e sipër ai ka marrë një thikë dhe ka qëlluar në trup djalin e tij duke e plagosur rëndë. I plagosuri është shoqëruar menjëherë për në spital ku ka marrë ndihmën e parë mjekësore. Nga hetimet paraprake ka rezultuar se sherri mes dy familjarëve ka ndodhur për motive të dobëta. Sipas burimeve të bluve mësohet se autori i plagosjes së djalit të tij vuante prej disa kohësh nga depresioni. Ndërkaq, një tjetër tentativë vrasjeje për pak i ka marrë jetën një 56-vjeçari. Kështu, sipas burimeve zyrtare të policisë, është bërë shpallja në kërkim e 34-vjeçarit Gentian Ndini nga Divjaka për veprën penale “Vrasje e mbetur në tentativë” dhe “Prodhimit dhe mbajtjes pa leje të armëve luftarake dhe municionit”. Kjo, pasi mbrëmjen e të martës rreth orës 18:00, ka qëlluar me armë zjarri pistoletë në banesën e 56-vjeçarit N. H. banues në fshatin Muçias të rrethit të Lushnjës. Sipas burimeve të bluve, ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta. Po të martën, është bërë shpallja e kërkimit policor për 29-vjeçarin Aleksandër Saliaj nga qyteti i Roskovecit të rrethit Fier për veprën penale të “plagosjes së lehtë me dashje”. Kjo, pasi rreth orës 13:00 të së martës, në hyrje të qytetit të Roskovecit ka goditur me mjete të mprehta për motive të dobëta duke i shkaktuar dëmtime të lehta bashkëqytetarit të tij, 19-vjeçarit R.G. E.Hoxhaj

©Copyright Gazeta SHQIP


Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.