Meta në Top Story: Heqja e Muhos, dhunim i institucionit. Opozita do mbrojë rezultatin. Mjerë ai që do të prekë qoftë dhe një votë të vetme

META2Kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta e vlerëson si të pavlerë Komisionin Qendror të Zgjedhjeve pas dorëheqjes së tre anëtarëve të opozitës. I ftuar në emisionin “Top Story “ të gazetarit Sokoll Balla, kreu i LSI-së ka deklaruar se vendimi i mazhorancës për heqjen e anëtarit të LSI-së Ilirjan Muho, dhunoi institucionin.

“Përpjekja për të kontrolluar në mënyrë të dhunshme KQZ-ja, absolutisht nuk mund të legjitimohet jo vetëm nga LSI por nga tërë opozita”, ka deklaruar Meta. Ai ka

Më tej ai është shprehur i bindur se rotacioni politik është i pashmangshëm dhe ka paralajmëruar se kushdo që do të përpiqet të manipulojë rezultatin e zgjedhjeve do të përballet me ligjin.

“Opozita nuk braktis asgjë, aq më tepër betejen për zgjedhje të lira. Po ashtu opozita nuk kërkon shtyrjen e  zgjedhjeve, madje mundësisht kërkon afrimin e tyre. Opozita ka instrumentet për të garantuar edhe një votë të vetme. Mjerë ai që do të prekë qoftë dhe një votë të vetme. Kam parasysh çdo individ”, tha Meta. Për kreun e LSI-së kryeministri Sali Berisha duhet të pranojë faktet, të reflektojë dhe të lejojë rotacionin politik. “Tërë prozhektorët brenda dhe jashtë vendit janë drejtuar tek Berisha, tek ai që po shkatërron zgjedhjet, që mendon se i vetëm duke pasur kontroll absolut do të formojë shumicën që nuk ekziston. PD është pakicë dhe e majta është shumicë, pavarësisht problematikave dhe ndarjeve në 2005 dhe 2009.  Por tashmë opozita është në një stad tjetër dhe është tepër e bindur se do të garantojë një rotacion të pashmangshëm. Shqipëria nuk mund të kthehet në vitet ‘96 dhe ‘ 97, sepse është vend anëtar i NATO-s. Berisha duhet të gjejë mënyrën si do dali nga situata që është futur. Të dali me dinjitet, reflektim…  le të paguajë miliona dollarë për Podesta që manipuloi dhe mediat ndërkombëtare për deklaratën e Moore edhe pse paguhet nga taksapaguesit shqiptar, ndryshimi do ndodhi në mënyrën absolute. Nëse do të reflektojë do i bëjë një të mirë vendit, vetes dhe PD-së, përndryshe do ketë si trashëgimi përpjekjet për manipulime dhe sjelljet e papërmbajtura që nuk i takon kryeministri të një vendi anëtar të NATO-s”, tha Meta.

18 prill 2013 (gazeta-Shqip.com)

©Copyright Gazeta SHQIP


Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

7 Comments
  1. A.Basha says

    Po…shumë drejt mo Ilir…Por,mos harro se është edhe vepra jote kjo krijesë e përçudnuar që të bën kaq shumë përshtypje të keqe sot…Megjithatë…më mirë vonë se kurrë…thotë populli ynë….Se ti ilir…e di dhe mënyrën si funksionon manipulimi..vjedhja do methënë e votave në kuti….prandaj mos e lejo…por kape me presh në dorë…Dhe mbaje fjalën e dënoje….sikur thua…(që të shpëlahesh edhe vetë nga mëkati që ke bërë me të..)

  2. Beku nga Gjermania says

    z.Rama ka gabuar shumë qe e ka futur ne kualicion kete legen,po ty te njohin te gjithë Shqiptaret o ilir Meta se qfarë hajduti je.Nese ky kualicion fiton,te nderuar komentues do te kemi rastin ta shikojm prapë kete kryehajdut me bllok ne dorë. Ky e ka parë se LSI nuk ka vota,dhe mundohet te shkrihet ne PS,ose ta merrë drejtimin e PS nga mbrenda.

  3. paterica says

    Beku tani qe te iku paterica qe te mbante e pushtet tani i thua hajdut. Patercia r mbajto Berishen paterica do e rrezoje!

  4. Kerpaci says

    Une jam dakort me Bekun nga Alemania.Ky banditi i LSI me shume do prishe pune se sa do ndreq. PS fitonte edhe pa te. Une jam i sigurt ne fitoren edhe ndaj te tille plehrave qe per te ruajtur dinjitetin e votes, duhet te shporren nga fusha politike, jo thjesht per mungese morali, por per korrupsion dhe krim njerezor. Le te presim.

  5. bbbbbbb says

    po si nuk ju vjen duke filluar qe nga ty koke lope qe do gjithe jeten te jesh ne pushtet po nuk ishe ti bashke me instrumentat e tua qe keni punuar bashke me qeverine aktuale kur ndryshove ti keto 20 dite ,po te jete populli i zgjuar nuk te sjelle me ne pushtet ty hajdut s’ke faj ti por berisha qe te mbrojti dhe nuk te futi ne burg per gjithe jeten me ato qe ke bere ,po ku ka burreri ne skrapar te kesh ti.Ti je si ato qe punojne ne semafor qe shkojne me kedo per ceshtje leku dhe pushteti.Ju e keni imoralizuar kete shoqeri e kete politike per mua te ikni nga skena politike qe te dy dhe ti dhe Rama.Jeni produkt i te gjitha te keqiave.

  6. dhimitri says

    LSI turpi

    ilir turpi

    dhe me turp akoma PS qe ben kualicion me ju

  7. tim says

    Do te ishe i besueshem o Mete,po te dilje ne opozite para votimit te kandidateve te KQZ-se,por keshtu siç ke bere ti ,i fute thiken pas shpine bashkeqeverisjes tende me Berishen,megjithse kur te ra bitha ne uje nuk te leshoi,por besoi se kjo ishte nje menyre per te justifikuar dhunen kunder shtetit qe ndodhi disa dite me vone dhe tani bën bera e rrufera se askush nuk mund te preke voten (ben aluzion se po nuk fituat nuk do te njihni resultatin) duke bere sikur harron se jeni vetem dy parti qe mund te merrni vota,ndersa kusuri tjeter jane patiçka me nga tre vete e qe nuk ngrenë peshe,por numeri i tyre ben efkt te gabuar,duke harruar se shqiptaret nuk i hane gorricat tuaja.. Ne kete paçavure qe ke bere ,e vetmja gje qe mund te fitosh,eshte ti zesh vendin edverit si kryetar i ps-se,pas zgjedhjeve….

Comments are closed.