Elbasan, plagoset me armë 25-vjeçari, policia në kërkim të autorit

polici e elbasanitI shpëton mrekullisht një atentati një i ri nga Elbasani. Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme kur 25-vjeçari Aldo Hitaj sapo ka zbritur nga furgoni i linjës Tiranë-Elbasan.

Mësohet se i riu ka qenë sot në kryeqytet dhe sapo ka zbritur nga furgoni, duke u nisur në drejtim të lagjes “Kongresi i Elbasanit” ku dhe banon, është qëlluar me armë zjarri.  Hitaj është plagosur në këmbë dhe është dërguar me urgjencë për në spitalin rajonal të Elbasanit, ku ende ndodhet nën kujdes mjekësor.

Policia po deklaruar se ka identifikuar autorin dhe po punon për kapjen e tij. Akoma nuk dihen shkaqet e kësaj ngjarje që çuan në plagosjen e 25-vjeçarit.

18 prill 2013 (gazeta-Shqip.com)

 

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.