Denar Biba dorëhiqet si nënkryetar i KQZ: Kuvendi na trajtoi si anëtarë të rëndomtë partie, duke na fyer

denar-biba- KQZNënkryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Denar Biba ka dhënë dorëheqjen e parevokueshme nga funksionet e tij. Nëpërmjet një deklarate për mediat, Biba ka sqaruar se vendimi i tij është marrë pas shkarkimit të Ilirjan Muhos dhe zëvendësimi i tij me Klement Zgurin.  “Dje, shumica e rastit e deputetëve të Kuvendit, duke votuar shkarkimin e një anëtari të Komisionit Qendror  të Zgjedhjeve, me vetëdije apo nga papërgjegjshmëria, kreu një akt jashtëzakonisht shumë të rëndë në dëm të parimeve themelore të ndarjes së pushteteve, konstitucionalizmit dhe shtetit të së drejtës.

Përtej argumenteve mbi nevojën për të balancuar politikisht KQZ, ky akt tregoi qartësisht dhe pa asnjë dyshim mungesën e plotë të vullnetit për të ndërtuar institucione të pavarura në Shqipëri. Sepse misioni i parë dhe i fundit i tyre nuk duhet të jetë ndërtimi i institucioneve të balancuara, por i institucioneve të pavarura!

Megjithëse të propozuar nga struktura parlamentare e të votuar me shumica që tejkalojnë ngjyrimet partiake në Kuvend, dje, ne u trajtuam si anëtarë të rëndomtë partie, duke na fyer, e madje, ndonjërin edhe duke e cenuar në nderin e dinjitetin e tij personal e profesional”, shkruan Biba. Ai ka argumentuar më tej se : “kur mbrojtja ligjore e institucionale që supozohej se e kishim të garantuar si anëtarë të institucionit të ngarkuar nga ligji për tu dhënë shqiptarëve zgjedhje të lira e të ndershme është përdhosur haptazi, vlerësoj se duhet të jap dorëheqjen nga detyra e Zëvendëskryetarit dhe njëherësh anëtarit të Komisioni Qendror të Zgjedhjeve”.

Biba ka theksuar më tej se shqiptarët meritojnë demokracinë dhe shtetin e së drejtës, ndaj askush nuk mund të tallet duke i serviruar atij një KQZ si teatër marionetash, në duart e politikanëve. “Përfitoj nga rasti t’iu drejtohem bashkëqytetarëve të mi: mos harroni, forca e pushtetit të popullit është më e madhe se forca e ca njerëzve në pushtet!”, përfundon Biba.

16 prill 2013 (gazeta-Shqip.com)









6 Comments
  1. Vasillaq Cikopana says

    Nje BRAVO e madhe!Nuk e di ke perfaqeson ai ne kete Komision,por eshte e turpshme,qe ne 23 vjet demokraci te deshiruar,te flitet ende per rremuje zgjedhore!

  2. Shkodrani says

    Asht e paimagjinushme te thojm se jena ne demokraci dhe sala akoma tenton me vjedh votat .
    Por ai ska faj se ai nuk Ka jetu kurr ne demokraci ai din me ba vetem diktatura , korrupsion , tregti armesh

  3. JAHO says

    Denar Biba, shkoftë e mos u kthetë,..ose le të thejë qafën! (Shihja emrin më parë, DENAR, sikur monedha Maqedonce!) Kjo farë e keqe, e kuqe, rozë, gri dhe e zezë duhet të çrrënjoset një herë e mirë bashk me Kim Ed Rambon në krye?!

  4. mali says

    Akti i DINARITvetem ne dukje eshte doreheqjq,se eshte URDHER i Rames per ti bere vend ortakut te vgjales.

  5. artisti,ITALI says

    DEKLARATE idiote,a thua se ne nuk e dime qe antaret e KQZ,jane te gjithe te zgjedhur nga partia,dhe urdherat vijne nga andej.TI or DINAR,me vjen keq,por je njeri pa personalitet,je vetem nje ushtar i komandantit tend,ku ju ka vure te gjitheve ne rrjesht, dhe ju shtyp te gjitheve si mizat e dheut………..fatkeqesisht ju akoma nuk e kuptoni qe nje pjese e madhe e popullit,jane perpara jush si ne konceptimin e funksionimit te demokracise,dhe respektimit te ligjeve.

  6. Doktori says

    Pse beheni budallenje me mendje ne koke ,jepni deklarata per buje politike ,kur jeni te deleguar te politikes ne komision .Nuk ke dhene doreheqje por duhesh tia lirosh vendin anetarit te LSI/se ,sic ka qene gjersa ka qene ne koalicion me PD.Ska asgje te keqe ketu ,as nuk prishet komisioni as nuk ndodhe hataja por gjerat vendosen ne vend ashtu sic jane koalicionet.Mos deshet ta kete LSI edhe nje anetar tjeter edhe nga mazhoranca,mos deshet te hani ju PS me dy luge ,por kujdes se do ja u zene frymen me 23 qershor.

Comments are closed.