Edi Rama: 21 janari varet vetëm nga 23 qershori

ramaKryetari i PS-së, Edi Rama reaguar me anët të një shkrimi në blogun  e tij ndaj zhurmës që po bëhet pas marrëveshjes parazgjedhore PS-LSI dhe manipulimeve që sipas tij e lidhin këtë gjë me 21 janarin.

Sipas Ramës, 23 qershori do të jetë dita kur opozita do të marrë hakun moral për 21 janarin, duke e degdisur me votë jashtë zyrave të shtetit kryeministrin e 21 janarit dhe partinë e tij familjare.

“Vetëm paskëtaj fillojnë ditët kur do të vihet në provë morali i qeverisë që ne, të bashkuar, PS – LSI dhe të tjerë do të krijojmë për të rilindur Shqipërinë”, shkruan rama.





Shkrimi i plotë i Edi Ramës

Pjesa më e zymtë e reagimit ndaj ftesës sime për LSI është manipulimi mediatik me emocionet e forta të 21 janarit. Ky manipulim nis me kundërshtarë fanatikë të bashkimit tonë me LSI, të cilët në 21 janar ishin në krahun e protestuesve. E pastaj shtrihet si shtresë e ndytë mbi sipërfaqen e llumit të medias proqeveritare, nën diktatin e disa botuesve të cilët në ditët pas 21 janarit lanin poturet e kryeministrit apo ndërronin kompresat mbi ballin e Ministrit të Brendshëm.

Të parët, kundërshtarët e bashkimit, nuk i mirëkuptoj. Por ama i respektoj në të drejtën e tyre që të ngrenë stuhi në gotën bosh të “moralit të humbur” të fitores së afërt të PS me Metën, pavarësisht se do të doja të mos qorroheshin përballë të vërtetës se 23 qershori duhet të sigurojë në radhë të parë humbjen pa apel të Saliut. Pa ekuivok. Pa kushte. Pa “pse” as “si”. Sepse pa diskutim që këtë herë nuk ka asnjë lloj humbje të mundshme “me nder” për opozitën. Çdo humbje në emër të “moralit”, sado “heroike”, do të ishte thjesht çnderuese për Shqipërinë.  Madje ende më shumë, do të shkatërronte jo moralin qeverisës që sot nuk ekziston, por edhe ato thërrime të mbetura morali shoqëror pas tetë vjetësh rrënimi të vazhdueshëm.

Ndërsa të dytët, ata që tek bashkimi i PS me LSI shohin fundin e një biznesi djallëzor me shtypin e tyre zagar gjahu të pushtetit dhe vetveten kalë shëtitjeje në pyllin e korrupsionit për kryeministrin a për ish-ministrin e brendshëm të 21 janarit, ndjej këto ditë një neveri të patregueshme. Me një tërbim të hatashëm, po faqosin mu në ballinat e mëngjesit prononcime të familjarëve të dëshmorëve të 21 janarit krejt jashtë kontekstit apo prononcime kryekëput të sajuara që drejtuesit e PS s’i kanë bërë kurrë. Eshtë një ripërgjakje e ndyrë duarsh në kulmin e panikut prej humbjes së kënaqësisë fitimprurëse të të qenit zagar, kalë apo shalë e pushtetit në ikje.

Kjo rendje në lukuni pas shpirtrave të djegur të atyre familjeve që sot ndjehen të trazuara nga bashkimi i PS me LSI, për të penguar reflektimin gjakftohtë të shumë socialistëve e progresistëve fillimisht të palumtur nga ky bashkim, është një makabritet që tregon se në çfarë shpelle primitive zhvillohet jeta VIP e tribusë së Saliut. Sahanlëpirës tradicionalë, borxhlinj me nam, bankierë pa din e as iman, një lukuni e tërë parazhvatësish nga xhepat e shtetit në këmbim të shërbimeve më të ulëta mediatike për llogari të pushtetit, kanë veshur shtypin e tyre në zinë e vajtimit për moralin e humbur opozitar. Zoti i marrtë në mbrojtje teksa po mbyten në dallgët e panikut!

Të tretët, ata më të vërtetët, janë ata që në fakt më shtynë t’i shkruaj sot këta rreshta. Janë të tërë ata mbështetës që kanë rrugëtuar me mua në këto vite të rënda, duke më dhënë energji, kurajë, forcë e durim dhe që ndjehen keq nga ky bashkim sepse kujtojnë 21 janarin. I kam lexuar një për një gjithë ç’kanë shkruar nëpër rrjete dhe ç’më kanë shkruar mua personalisht. I kam dalluar ata shumë ndjekës të mi besnikë që flasin me zemrën e lënduar të opozitarit, nga disa dhjetëra minj të nxjerrë prej gjirizeve të medias proqeveritare, të cilët janë kurdisur për të lënë ditë-natë, kudo nëpër uebfaqe gjurmë të bishtit të tyre të qelbur ngjyer në gjakun e pastër të 21 janarit.

I kam kuptuar drejt e thellë në shqetësimin e tyre ata mbështetës dhe dua t’i siguroj sot në fjalën time të nderit se 21 janari nuk lëviz nga axhenda jonë qeverisëse. Drejtësia për 21 janarin ka qenë dhe do të mbetet deri në fund një nga detyrimet tona më madhore, pjesë e pandashme e përpjekjes për të ndërtuar një Shqipëri të drejtë. E rikonfirmoj pa asnjë ekuivok atë që kam thënë ditën rrëqethëse të lirimit të vrasësve në sallën e gjyqit: Gjyqi për vrasësit e 21 janarit dhe për urdhëruesit e tyre jo nuk ka mbaruar, po nuk ka filluar.

Por që 21 janari të mos mbetet siç është sot, një plagë e hapur që lëndon vijimësisht popullin opozitar dhe që po ushqen këto ditë me gjak opozitar mediat e regjimit që vrau katër protestues të pafajshëm, duhet fitorja e 23 qershorit. E ja pra ku kthehemi përsëri tek e njëjta pikë:

Pa larguar Saliun dhe partinë e tij familjare, gjithçka tjetër mbetet përshpirtje jashtë realitetit. Dhe për të larguar të Keqen e Njohur duhet medoemos bashkimi ynë me LSI, si edhe gatishmëria jonë për të bërë koalicion me çdo forcë tjetër politike përveç PD-së. Ne jemi plotësisht të gatshëm për këtë.

Mos e harroni për asnjë çast dhe asnjë arsye: 23 qershori nuk është një ballafaqim normal elektoral për të zgjedhur mes dy alternativash në një mjedis demokratik. Por është një betejë e madhe për të mos lejuar në radhë të parë, përsëritjen e qershorit 2009 dhe 8 majit të Tiranës 2011. Është një betejë deri në dekikën e fundit për të përcaktuar nëse Shqipëria do të rrënohet ende më shumë përmes zgjedhjesh të vjedhura, apo do të rilindë duke u çliruar nga zgjedha e vjedhësit të zgjedhjeve të shkuara – i cili jo rastësisht është edhe i dyshuari kryesor si urdhëruesi i vrasjeve të 21 janarit.

Kush nuk do që ta tradhtojë 21 janarin nuk duhet të mbytet në gotën bosh të moralizimeve të palogjikshme mbi bashkimin PS – LSI. As nuk duhet të bjerë pre e zagarëve të gjahut mediatik të pushtetit. Por duhet të votojë pa asnjë mëdyshje Partinë Socialiste në 23 qershor.

23 qershori është dita që opozita të marrë pikërisht hakun moral për 21 janarin, duke e degdisur me votë jashtë zyrave të shtetit kryeministrin e 21 janarit dhe partinë e tij familjare. Vetëm paskëtaj fillojnë ditët kur do të vihet në provë morali i qeverisë që ne, të bashkuar, PS – LSI dhe të tjerë do të krijojmë për të rilindur Shqipërinë. E vetëm atëherë do të vihet në provë edhe vërtetësia e zotimit tim për të krijuar kushtet që dëshmorët tanë dhe familjet e tyre ta marrin edhe hakun e ngrënë ligjor.

4 prill 2013 (gazeta-Shqip.com)

 





19 Comments
  1. Ben Marku says

    Ne kete moment kaq historik per vendin tone, morali i politikes nuk duhet te na zbehe luften per arritjen e objektivit tone kryesor, i cili eshte rrezimi i diktatorit te fundit komunist, Sali Berishes.

  2. Dorian says

    Me thuaj me ke rri te te them se cili je , o kryetar!
    Ketu vjen era tradheti, era pazare te pista, era e arrogances qe ti e deshiron, era e pushtetit qe te mbyll syte dhe zemren qe te shohesh te drejtet. Nuk di c’te them, se me vjen neveri nga ky pisllek qe behet nen slloganin ” Te heqim Berishen “, kur ai qe e mbajti ne pushtet prej 4 vitesh dhe e mbronte ne cdo menyre, sot del dhe thote qe jam opozitar. Hapi syte zoti kryetar, keni marre nje tradhetar ne mes tuaj. Shihni te verteten qe ndodh dhe cdo qytetar ju shkruan. Mos i mendoni qe te tere jane te shkruara nga Sali qofte largu, por nga njerez te injoruar nga ana juaj. Me i rendesishem se nje emer i vecante eshte heqja e nje fenomeni, deformimi qe i behet votes se qytetarit. Deformim te cilin po e moret prane vetes, nuk do jete kohe e larget qe te djathtet te dalin me parrullen “Rilindja qytetare”. Nuk me vjen turp te them qe jam socialist, por me vjen turp te them qe kemi nje kryetar qe nuk di te nuhase eren e tradhetise qe po fut brenda gjirit te Partise Socialiste. Uroj qe vota e socialisteve te drejte dhe te moralshem te shkoje jo drejt ketij pazari, por diku qe ofron nje zgjidhje qe hedh poshte keto ndyresira qe thuren ne emer te bashkepunimit dhe rilindjes.

  3. besi says

    I ziu ti qe nuk thua dy gjera tamam. Te gjithe plerat bashke mhafton te fitojme. Si di ta luftosh korrupsionin. Do ti anullosh kontratat qe ka bere lsi kur ishte ne qivirin.

  4. djali vogel says

    po per ato qe i organizoi 21 janarin,si do ti gjikoni

  5. Gogua says

    leshte do rrezosh or derezi !

  6. Guest says

    Te vraret e 21 janari u bene per videot e Metes, tani e keni Meten , ta gezoni !

  7. toni says

    TE NDERUAR SHQIPETARE MOTRA DHE VELLEZER NE EMER TE GJITHE NENAVE TE VESHUR ME TE ZEZA DHE PER SHPIRTIN E TE GJITHE ATYRE QE LANE JETEN PER INTRIGAT E POLITIKES KETO 23VJET JU LUTEM DHE JU BEJ THIRRJE NE MENYRE ABSOLUTE TE GJTHE TE BOJKOTOJM ZGJEDHJET E ARDSHME.LE TA KUPTOJ BOTA TE PAKTEN CFARE NE DUAM NE TE VERTETE SE E ARDHMJA E POLITIKES ME KETA MAFIOZA TE MAJT TE MESEM A TE DJATHTE TASHME DIHET……..

  8. tim says

    Te flasesh ne menyre kaq ofenduese dhe delinkuente sa ç’fet ky skizofren- kjo eshte menyra per te kuptuar se me ç'”njeri” kemi te bejme!!-Kjo ngjarje “politike”shungelluese ka per “veshje” idene e nje te çveshuri lakuriq, qe e quan vehten te mbinatyrshem -( me falni “nennatyrshem” , do thonja. Po luaj me fjalet siç kujton ai se ka te drejte luaje;,pse te mos luaj dhe une).. Si i tille; ky sharlatan pa atdhe;- kujton se mund te beje ç’te doje me shqiptaret,te cilet nuk i ve ne kandar (sepse i duket vetja Zeus,gje te cilen edhe mesuesit te tij shpireror kriminel- keshtu i dukej vehtja;- Dulla,nuk e beri hapur edhe pse ishte i bindur per kete-,ndersa kjo lloj pjelle , nuk e ve ne dyshim kete) vetem e vetem qe te behet minister i pare,gje qe nuk do ta arrije kurre (sepse nuk e le Meta) me sjelljen perverse qe e karakterizon!!!-Larg nga politika te semure te tille!!(per te semuret ka vetem nje vend;SPITALI- E PSE JO PSIQIATRIKU !!!!!!!!

  9. Toni nga Tirana says

    z.Rama.nese e merrë ilir meten mbrenda PSsë,unë garantoj per fisin tim në Tiranë,ku gjithëmon kemi votuar për PSnë dhe kemi gjithësej 200 vota + -, ne padyshim se mbas ketij pazarlleku te pist do ta votojm Sali Berishen! Nuk na mbetet tjeter!

    Por mendohu mirë se qka je tu bër,sepse Ilir Meta ka me ta fut nga mbrenda! dhe do ndan PSne ne dyshë,te paknaqur dhe te knaqur!

  10. Arber says

    S’ka drejtesi e demokraci me te keqen e kombit Salu Berishen.
    PAMVARESIDHT ANES MORALE TE KOALICIONIT, KTHJELLONI MENDJET DHE BEJUNI PRAKTIKE, PO NUK IKU DIKTATORI NUK KA DREJTESI PER VIKTIMAT E 21 JANARIT.
    Viktimat e 21 Janarit jane heronj te demokracise, por familjaret duhet ta kuptojne se kurre nuk do te gjejne drejtesi me diktatorin ne pushtet. Mbeshtesni Ramen, njeriun qe ka sakrifikuar me shume keto vite per te sjelle standarte demokratike ne vend.

    Arber – Canada

  11. Maksi says

    Ramen ta marresh ti ne Canada or spurdhjak , por jam i sigurte se nuk jeton ne Kanada por genjen si ustai jot pa breke qe ka bere sakrifica me ato fotografite e tija lakuriq besoj se do jesh ne ndonje province apo katund ketu ne Tirane se dukesh nga menyra e te shprehurit. Plehre!

  12. emigranti says

    Mire e ke. Me 23 qershor nuk duhet te votohet per 21 janarin, pra per ty dhe Ilir Meten.

  13. Jetoni nga Prishtina, Suedi. says

    Ju pretendoni ta rezoni Berishen dhe te sillni Partin e Punes ne pushtet kjo nuk do te jet diktatur apo??? Por fatmiresisht te pakt jeni ju qe mund ta rezoni te nderuarin dhe te madhin legjenden e gjall te popullit shqiptar Dr.Sali Berisha.

  14. qytetari says

    Rama e mori lehte kete pune pasi mendoi vetem disa reagime te vogla dhe kaq. Por sot gjithmone dhe me shume nga reagimet qe i vijne nga baza dhe nga brenda kryesise ai ka kuptuar qe ka humbur shume me shume vota se sa ka fituar nga disa punesime te LSI pervec se ka lene PD te marre fryme lirisht duke i dhene Berishes me duart e veta te pakten 6 ose 7 mandate vetem nga punesimet ne rang vendi.
    Pse vjen gjithe ky iritim i Rames?
    Ekzakt jo nga media por se i ka humbur busulla qe e kishte ne orintimin me te drejte sa se kishte pasur ndonjehere.
    Kush eshte me e keqja.
    Sot me deshiren me te madhe do te donte te kthehej mbrapsht por karakteri i semure prej Shqiptari nuk e ben dot dhe sigurisht edhe nese do e bente sot perseri nuk do kishte kohe per rikuperim dhe do humbte dhe me shume vota duke u bere nje politikan jo stabel ne sy te elektoratit qytetar. (Demi eshte bere i parikuperueshem)
    Me vjen shume keq qe disa ndyresira ne kryesine e PS e futen aty ku deshen per ti marre partine dhe kjo eshte e gjitha.
    Gjithsesi historia ja dha shansin dhe ai nuk e shfrytezoi dhe per kete nuk duhet dhe nuk mund te qortoje elektoratin dhe popullin Shqiptar.
    Z. Rama nuk ta kemi fajin ne per kete. Te siguroj.
    Me mire nxirre LSi nga koalicioni po vijne aty per partine dhe ti e di mire qe Ilir Meten nuk e perballon dot me nje fuqi prej 10 deputetesh pasi nuk je ai rang politikanesh.
    Ti je i nxire komplet dhe e tregon dhe ne fytyre nuk je ai Rama para disa ditesh dhe kete nuk e kuptoj dot kur ne njeren ane thua kemi fitore te sigurte “pasi ne vete nuk i ruajme dot votat dhe na duheshin komisioneret e LSI per te na mbrojtur” pak e cuditshme po nejse dhe ne njeren ane fillon dhe shfryn duf kunder te gjitheve sigurisht jo kunder medias.
    Kisha dhe dicka te shkurter me disa komentues tipik cuna lagje qe me aritmetiken nuk ilidh asgje.
    Bashkimi jo domosdoshmeri ben force pasi te kthehet bumerang pra autogol. Te gjithe diskutojne e keqja me e madhe e keqja me e vogel a thua se fitorensot e kane ne xhep. Cuna mos harroni se kete loje te felliqur me LSI e luajti Berisha ne Elbasan dhe doli asgjekundi pasi pasi ju kthye elektorati i vet kunder dhe fitoi Sejdini qe ka 6vjet qe nukeshte fare ne Elbasan. E dini pse? Dhe sepse Berisha eshte me i qeshur se Rama?
    Sepse ne Elbasan kandidati i LSI me mbiemrin Kushi ka qene krahi armatosur i PS kunder Elektoratit te djathte dhe Berisha ja nxorri kandidat per kryetar dhe i tha te veteve votojeni pak sot se eshte cun i mire. Sigurisht mori pergjigjen me 5 mije vota kunder.
    Ne ne Tirane nuk e ndiejme shume por sigurisht Tirana ka qytetarine qe as Rama as Berisha nuk mund te tallet me keto koalicione pacavure por ne rrethe ka nje armiqesi te jashtezakonshme kunder LSi pasi ka pasur deri konfrontime me arme dhe RAma sot i thote qe votojini se nuk jane me cuna te keqij. Pikerisht kete reagim ka kuptuar Rama dhe dikush i ka bere nje aritmetike elementare prandaj shfryn kunder te gjitheve pikerish sepse rrezikon efektin bomerang.
    Gjithsesi eshte teper vone.
    Prandaj o komentues mos jugezoni shume ketyre aleancave pacavure se mund tju ngrije buzeqeshjen.
    Dhe hiqeni perfundimisht nga mendja se te keqen me tevogel dhe tekeqen me te madhe dhe pervec 21 Janarit jane te gjithe argumentet e mesiperme qe Shpjegon Mero qe nuk duhej te behej ky koalicion duke i pasur te gjitha gjerat ne terezi.
    Ska te keqe te vogel dhe te keqe te madhe por Shqiperi ka nevoje per Radikalizem ne te gjithe institucionet shteterore dhe shoqerore, arsim, shendetsi, gjyqesor,polici, burgje me shumice per te gjithe ata qe kane vjedhur, etj,etj. Kete radikalizem mund ta bente vetem nje tip fashisti si Rama dhe une isha nje nga ata te cilet e besova deri me 1 Prill duke i cuar ca si shume vota te cilat i ktheva kunder ketij Koalicioni dhe dotja jap perseri Berishes pasi jam me miliona perqind i sigurte qe keto qe thashe me siper nuk i ben dot me Emra letyrash te LSI aq me teper kur ske ci ben pasi neser do kene te gjithe shtetin ne dore sic e kishin keto kater vjet dhe besoje pate se si e katandisen kete shtet te varfer. Do ti coj nga e djathta pasi nuk mundem me te shof ministra dhe drejtore me emrat e meposhtem:
    Ilir Meta
    Monika Kryemadhi
    Petrit Vasili
    Edmond Haxhinastro
    Nasip Naci
    Lefter Koka
    Nard Koka
    Pellumb Pipero
    Sajmir Ivziku
    Edmond Rrushaj
    Filloreta Kodra
    Luan Rama
    Ylli Manjani
    Alfred Doksani
    Petrit Sulaj (Leshko)
    Erisa Xhixho
    Shezai Rrokaj
    Vangjel Tavo
    Edmond Panariti
    Artur Hajdari
    Sonja Popa
    Klajdja Gjosha
    Etj, Etj, Etj letyra te tilla dhe kontigjente te policise kriminale qe ne kohene Enver Hoxhes.
    Fshatare koke e kembe dhe te bejne dhe ligjin keta letyra dhe shume emra te tjere qe spo me kujtohen kjo eshte e papranueshme. Me mire Saliu vetem ne qeverisje si ne vitet 2005 – 2009 se keta ne vitet 2009- 2013 sipas mendimit tim.
    Keta tipa duhet te jene ne burgim te perjetshem si ne Greqi keto kohet e fundit dhe ne i votojme me duart tona te na qeverisin dhe per 4 vjet. Dhe kete ma kerkon Rama nepermjet piruetave politike papike pergjegjesie Politike, Qytetare.
    Une nuk do jem pjese e ketyre sepse do tallesha me femijen tim nese do votoja keto. Kush do te jete pjese e ketyre ka voten e vet dhe ne demokraci shumica fiton. Po i zgjodhi populli kerdine le te bejne dhe hallall ta kene.
    Rama duhej te dilte me Rilindje pikerisht me burgosjen e tyre dhe jo me futjene ketyre ne pjesen me te madhe te qeverise dhe pikerisht ne Drejtesi, Ministrine e Ekonomise dhe ate te Transportit.
    Pra praktikisht te gjithe shtetin.
    Keto letyra i dine shume mire se ku jane leket e shtetit dhe pikerisht ate po kerkojne. Kurse ne na kerkohet qe ti cojme me vote keto letyraqe te na vjedhin dhe nja kater vjet te tjera.
    Vazhdo Rama se je ne rrugen e duhur duke bere cte thote koka jote por te pakten mos shfry me ne sepse ste kemi faj. Deri me 1 Prill isha me ty 100% sot as qe behet fjale.

  15. Askushi says

    Po hik o shoku ,se nuk eshte koha e legjendave dhe mitologjive .kapitalizem dhe 2013,jane 2 gjera qe kerkojn konkretizem.

  16. Askushi Gjithkushi says

    Ti ne fakt na sqarove dhe na dhe zgjidhje per cdo problem me ate qe ke shkruar me siper.po te them vetem dy fjale ty dhe te gjith te tjerve.Kur nuk ke b…. ti dhe une si popull ,per te sjell ndryshim ne qeverisje,kure ne si populle jemi vetem per teori,dhe kemi dhene prova se kure vjen puna per praktik largohemi te ghithe duke filluar tek une e ti te paret . me pak fjal kure nuk jemi te zot si popull ti veme pikat mbi i ,le ta beje nje tjeter ashtu sic din ai me stilin e tij.

  17. E says

    Mos harroni dhe ngaterroni .21 janarin e beri dikush tjeter ,pavarsisht kush ishte piknisja.mos ngaterroni hakun me dajakum.

  18. toni says

    po ikore pjelle serbe ,per dr e ke fjalen mor filize serbe per doktorin e satome po na tregon legjenda e nder ti brek mut ku e din realitetin e shqiperise ti apo shkruaj te shkruajme kjo eshte pacavurja jote ,te jete i semuri mendor saliu ashtu sic thua ti pjelle serbe jeton legjende e hamenduar nuk ka pse blindohet kembe e krye duke veshur jelek e brek antiplumb saliu apo jo po boll shkruajte debil-lleqe e duke bere mediokrin ..

  19. ani says

    o toni

    un jam socialist por nuk i besoj me ketij pazari te metes me edin

    eshte turp per mua te votoj me per keto mostra qe i kam besuar me shpirt. po jo re toni se e ka nje moral njeriu. berisha i mire apo i keq eshte njeri qe i mban premtimet dhe kontrat midis paleve.

Comments are closed.