Intelektualët, peticion kundër rishikimit të historisë nga autoritetet turke

ndryshimi i historiseNisma për rishikimin e historisë nga autoritetet turke ka nxitur reagimin e intelektualëve shqiptarë nga të gjitha trojet. Shkrimtarë, gazetarë, publicistë dhe kritikë nga trevat shqiptare, mes tyre edhe shkrimtari Ismail Kadare janë bashkuar për të nënshkruar një peticion ku kërkohet që rishikimi i historisë të mos bëhet me ndërhyrje të jashtme nën mbikëqyrjen e autoriteteve shtetërore turke.

“Faktet historike dhe argumentet shkencore, janë ngjarje dhe momente jetike në historinë e një kombi. Ato s’mund të ndryshohen me ndërhyrje të jashtme, sidomos kur bëhet fjalë për marrëdhëniet mes një perandorie pushtuese dhe një kombi të pushtuar, pas një qëndrese që përbën një faqe të ndritur jo vetëm në historinë e shqiptarëve, por edhe në historinë e Evropës.
Pushtimi osman shkaktoi një gropë të zezë në historinë e kombit shqiptar. Ai e ndërpreu procesin normal historik të zhvillimit të kombit tonë. Ky pushtim i shkëputi me dhunë shqiptarët nga Europa dhe shkaktoi tragjedi dhe drama të pashlyeshme në kujtesën historike të kombit. Nuk mund të pajtohemi kurrë dhe dënojmë përpjekjet e disa pseudohistorianëve dhe të segmenteve të caktuara politike, të cilat përpiqen që shekujt e gjatë të pushtimit osman t’i paraqesin si kohë të bashkëjetesës paqësore dhe të suksesshme. Pashallarët, ushtarakët, zyrtarët apo shtetarët e lartë të Perandorisë Osmane, qofshin këta edhe kryeministra që i kanë shërbyer Portës së Madhe, pavarësisht nga origjina e tyre shqiptare nuk kanë vlerë për historinë tonë kombëtare”.

“Ai e ndërpreu procesin normal historik të zhvillimit të kombit tonë. Ky pushtim i shkëputi me dhunë shqiptarët nga Europa dhe shkaktoi tragjedi dhe drama të pashlyeshme në kujtesën historike të kombit. Nuk mund të pajtohemi kurrë dhe dënojmë përpjekjet e disa pseudohistorianëve dhe të segmenteve të caktuara politike, të cilat përpiqen që shekujt e gjatë të pushtimit osman t’i paraqesin si kohë të bashkëjetesës paqësore dhe të suksesshme”, thuhet në peticion.
“Ndryshimi i historisë në formë arbitrare, duke i ardhur rreth oreksit të diplomacisë turke, krijon një precedent të rrezikshëm: pas disa vitesh edhe Serbia mund të kërkojë të shpallet vetëm një administratore në Kosovë dhe ajo të vlerësohet pozitivisht për lirinë, pavarësinë, kulturën dhe identitetin tonë.

Të mos harrojmë faktin se nga të gjitha gjuhët e të gjithë popujve të pushtuar nga osmanët, gjuha shqipe u ndalua në mënyrë të veçantë e me forcë. Mjafton vetëm ky fakt për të treguar gjenocidin e Perandorisë osmane kundër shqiptareve, kundër kulturës dhe identitetit të tyre. Ne nuk mund t’i fshehim te vërtetat historike. Mjafton të kujtojmë përpjekjet dhe sakrificat e panumërta të Rilindësve shqiptarë për të parën shkollë shqipe laike, e cila u arrit të hapej vetëm me 7 mars 1887 në Korçë.

Ndryshimet e historisë me ekspertë turq përbëjnë një agresion kulturor që godet shtyllën kurrizore të kombit, ato janë një fyerje e papranueshme për shqiptarët dhe me pasoja për të ardhmen dhe identitetin e tyre. Të gjithë tashmë e dimë se çdo ndërhyrje në histori sipas skenarëve të paracaktuar politikë cenon ADN-në e kombit shqiptar”.
“Ne kemi dëshiruar dhe dëshirojmë që marrëdhëniet midis shqiptarëve dhe turqve dhe shteteve të tyre respektive të jenë miqësore, të sinqerta dhe në interes të popujve tanë, por siç thoshte Aristoteli i pavdekshëm, “Amicus Plato, sed magis amica veritas”. (“E kam mik Platonin, por e kam më mike të vërtetën).

Në emër të së vërtetës historike, i kërkojmë qeverisë së Kosovës, Kuvendit të Kosovës, institucioneve përgjegjëse kulturore dhe akademike si dhe historianëve, që të mos e tradhtojnë ndërgjegjen e tyre profesionale dhe kombëtare, të rishikojnë këtë vendim arbitrar dhe tërësisht antikombëtar, të anulojnë punën e komisionit të përbashkët ndërshtetëror për rishikimin e historisë së Shqipërisë dhe të lejojnë historianët të bëjnë punën e tyre të pavarur shkencore, sipas parimeve dhe metodologjisë së shkencës historike dhe jo sipas interesave, urdhrave dhe vullneteve politikë të qeverisë së sotme të Turqisë”, përfundon peticioni drejtuar krerëve më të lartë të politikës dhe akademive të shkencave të Shqipërisë dhe Kosovës.

27 mars 2013 (gazeta-Shqip.com)

 









14 Comments
  1. Naum Kolonjari says

    Cdo gje te keqe qe kane shqiptaret e kane nga marrja e zakoneve mbrapeshtore turke, te cilat ndryshuan karakterin dhe personalitetin e shqiptareve. Thjesht per dinjitet nuk duhet te merremi me me turqit. Ata kane qene armiqte tane shekullore.

  2. isa says

    Historiografise zyrtare Enveriste po i vie fundi. Boll ma. Ata qe kane nenshkruar kete peticion jane nxenes te historiografve eneverist te cilet tere historin e Shqiperise e kene bere ne perputhje me interesat pansllaviste mbi ballkani. Patjeter qe duhet te rishqyrtohet roli pozitiv i perandorise osmane dhe shkaqet e integrimit te shqiptarve ne te. Mos keni frike duajeni te verteten se do te beheni te lire. Procesi historik le te studiohet dhe te lirohet nga te gjitha llojet ideologjike e fetare.

  3. isa says

    Enverist qenkeni edhe ju qe e larguat mendimin dhe fjalen e lire time. Mos jeni gazet serbisht?

  4. Ardi says

    Ju lutem z. Kolonjari, ma përmend një masakër turke, datën, vendin, ?? Pastaj, më tregoni ju lutem për karakterin e shqiptarëve nëse dini, çfarë e kanë pasur shqiptarët “para se të na ndryshojë” turku?

  5. lexues says

    Meso historine dhe do e shohesh

  6. lexues says

    Ku i sheh interesat pansllave ne kete peticion? Po kush po te pyet ty o Isa

  7. astrit jegeni says

    historia wshtw shkencw. historia wshtw politik. Si shkencw historia bazohet vetwm te faktet dhe dokumentat. Si politikw historia do ndryshojw e do ndryshojw sa herw qw politika ja ka nevojwn. Si shkencw historia nuk njeh fraza hamendwsuese do ishim kwshtu ose ashtu po tw mos ishte pushtimi Osman por analizon dokumentat e faktet dhe nxjerr konkluzonet pwrkatwse.

  8. gjergji says

    Ardi. Qe te mesosh c’na kane bere Turqit lexo librin e historianit (kronolog) Turk “Kronikat e Tursun Beut ” .

  9. gjergji says

    Dua te degjoje nje koment nga Pseudo-Nacionalisti Pro-Turk K.Spaho dhe partine e tije.

  10. tim says

    Nga menyra se si e ke shkruajtur ,do te shkonte me mire nje mbiemer tjeter,dhe nderkohe meso te shkruash shqip.Zoterinjeve moderator -,me perulje do ti kerkoja te ishin me te kujdesshem,ne publikimin e komenteve,me gabime te tilla ortografike te nje njeriu qe duket se ka krijuar shqipen qe i pelqen atij…Njerez te semure…

  11. tim says

    Per njerez si Isa turku,Shqipria nuk ka nevoje..Le te shkoje ne turqi te lepije tuqit se shqitaret i dine vete punet e tyre!!!

  12. tim says

    Nje Bravo!- te madhe; intelektualeve shqiptare dhe te gjithe atyre qe duan nje Shqiperi dinjitoze me njerez dinjitoze.Poshte pseudohistorianet e peshtire,qe shiten per dy jave pushime gratis ne Bodrum te Turqise!!!

  13. Electroencephalogramist says

    Hej po mirë, çfarë karakteri kishin shqiptarët më parë dhe çfarë inteligjence që nuk i ndihmoi hiç, po hiç fare të ruanin shqiptarllëkun e tyre “karakterial”, po e lanë veten të prishen kështu dhe jo vetëm mos ta rifitojnë dot “personalitetin” e shkalafitur nga turqit, pas 101 vjetësh por bile ta ndyjnë ca dhe më me bëma nga më të larmishmet.

  14. Genci says

    I thua turk se ka emrin Isa, ? Turp per ty. Ne se nuk ke turp atehere je IDIOT ose PROVOKATOR serbo-grek!

Comments are closed.