Tiranë, përurohet memoriali Postbllok, incidente me ish-të përndjekurit politikë

perurimiShoqërohet me incidente ceremonia e zhvilluar sot për përurimin e memorialit “PostBllok”, kushtuar viktimave të komunizmit dhe atyre që sfiduan regjimin. Gjatë kohës që fliste kryeministri Sali Berisha, një grup ish-të përndjekurish politikë nuk janë lejuar të afrohen pranë vendit ku po zhvillohej ceremonia. Pas kundërshtimit të tyre, Skënder Tufa, ish-koordinatori i grevës së urisë së ish-të përndjekurve dhe dy shokë të tij janë shoqëruar nga policia.

Ky nuk është incidenti i parë mes policisë dhe ish-të përndjekurve politike, të cilët disa herë kanë protestuar duke qëlluar me vezë dhe miell eskortat e qeveritarëve. Ndërsa një muaj më parë ish- të përndjekurit politikë protestuan përpara Kryesisë së Kuvendit, duke goditur në mënyrë simbolike me vezë posterat e printuara me fotot e Presidentit Bujar Nishani, Kryeministrit Sali Berisha, ministrit të Financave, Ridvan Bode dhe të Kryeparlamentares Jozefina Topalli. Megjithëse kanë kaluar gati 6 muaj nga greva e urisë së ish të-përndjekurve politikë, e cila u mbyll me humbjen e jetës së ish-grevistit Lirak Bejko, sërish nuk ka një reagim nga qeveria shqiptare për të zgjidhur kërkesat e kësaj kategorie.

Berisha: Memoriali simbolik të fuqishme. Muller: Monument gjermano-shqiptar kundër regjimit totalitar





Memoriali “Postbllok” përbëhet nga copa nga muri i Berlinit dhe të tjera nga burgu i Spaçit dhe është projektuar nga Fatos Lubonja dhe Ardian Isufi. Të pranishëm në ceremoninë e përurimit kanë qenë kryeministri Sali Berisha, kryetarja e parlamentit Jozefina Toaplli, kreu i bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha, ambasadorja gjermane Karola Muler Holtkemper, si dhe përfaqësues të tjerë të trupit diplomatik. Në fjalën e tij, kryeministri Berisha ka vlerësuar rëndësinë e këtij objekti, që përbën simbolikën e atyre njerëzve që nuk u tërhoqën përpara regjimit për të mbrojtur parimet e tyre për liri.

“Ky instalacion, i ngritur në një vend të vogël, ka një simbolikë shumë të madhe e të fuqishme. Muri i Berlinit, që ishte ngritur me hekura dhe beton, si dhe mbante tela me gjemba, shtrihej përtej Gjermanisë. Muri ishte një mur që ndante botën e lirë nga Europa tjetër që jetonte nën regjimet totalitare. Shembja e tij përbën një nga ngjarjet më të mëdha të lirisë në historinë e njerëzimit. Ndaj dhe është një nderim i madh që ne sot i bëjmë fuqisë, trimërisë dhe vendosmërisë të qytetarëve gjermanë, që si luanë të vërtetë u hodhën mbi mur dhe e rrafshuan atë. Nga ana tjetër, Spaçi ishte një nga burgjet më të egra të të gjithë botës komuniste. Por prapë, ata njerëz pranuan të burgoseshin dhe të ecnin përpara skuadrave të pushkatimit për të mos dorëzuar atë ç’ka ata besonin se ishte e çmuar për njerëzit: besimi tek Zoti dhe fjala e lirë. Shpreh mirënjohjen e thellë për këtë instalacion, që ka një simbolikë mjaft të fuqishme”, deklaroi Berisha.

Ndërsa ambasadorja gjermane Carola Müller-Holtkemper theksoi se “24 vjet më parë ra muri që ndante Gjermaninë, mori fund diktatura. Republika Demokratike u bashkua me pjesën Federale. Jo shumë larg prej këtu në 20 shkurt në Shqipëri u rrëzua busti i diktatorit Hoxha dhe pak më vonë u zhvilluan zgjedhjet demokratike. Gjatë luftës së ftohtë pjesa më e madhe e Gjermanisë përndiqte kritikët, ashtu si edhe në Shqipëri. Është pjesë e karakterit të njeriut të ndryshojë dhe të harrojë ngjarje të tilla. Procesi i menaxhimit të së kaluarës është i mundimshëm dhe ka rëndësi të shikohet se si gjermanët dhe shqiptarët kërkojnë të përballen me të shkuarën dhe kërkojnë që ajo të mos kthehet”. Ajo tha më tej se:“Këtu është fjala për një monument gjermano-shqiptar kundër regjimit totalitar. Ne dëshirojmë të mbetemi agjentë të ndryshimit në Shqipëri për një të ardhme të përbashkët europiane”, shtoi ambasadorja.

26 mars 2013 (gazeta-Shqip.com)

 





5 Comments
  1. G.Rushiti says

    PERFEKTI SALI.

    Or sali or katraure
    asnjehere s’je burre
    gjthemon me dredhi
    tete djallezi
    nje ndershmeri
    qe kur linde
    gjer tani
    keshtu do jesh
    dhe ne pleqeri
    aizbergun te kujton
    me nje maje
    qe “ndricon”
    poshte tij nen uje
    pis i zi katraure
    beju vetem nje
    dite burre
    deklaro qe
    ke mekate
    ndryshe thuaj
    jam absolut
    qintperqint
    perfekt
    pa asnje
    difekt.

  2. kk says

    o sali , po ti ne ate bllok shkoje ke vila e enverit dhe i maje oturakun….. po shko merr rac muti….. tjeret skan buke me henger , dhe ti do me i rrejt akoma me komunizmin …..

  3. Viola says

    Po Sala cfare do te postblloku?! Sa hipokrit! Fajin e ka Ideatori i ketij memoriali,se memoriali do dilte i perkryer me bustn e Saliut komunist mbi bunkerin qe e ndertoi vete ai ne kohen per te cilen ai ka nostalgji.

  4. mergim tari says

    E pashe ate qe mund te quhet “memorial”.

    Fillimisht, perpara se te diskutojme per “vepren”, dhe qe mua me duket problemi me i rendesishem, me lejoni te theksoj sa me poshte:

    Ai i kompleks eshte i rrezikshem sidomos per femijet.

    HAPERSIRA KUR FUTESH PER TEK SHKALLET E BUNKERIT, NGA ANET ESHTE E HAPUR DHE ATY NESE NUK JE I VEMENDSHEM KUR ECEN, MUND TE BIESH DHE TE THYESH KOKEN, KEMBEN ETJ….

    Ju lutem lajmerojini “shkencetaret” e shpikjes se atij perbindeshi, qe ta rregullojne ate gabim duke vende edhe ndonje si pune gardhi, ne menyre qe edhe ky inagurim i Sali Berishes te mos sjelle fatkeqesi te tjera.

    Ne radhe te dyte. Gjetja e vendit eshte e gabuar, i papershtatur ne hapesire dhe kohe, duket si nje ciban ne mes te qytetit.

    Ne radhe te trete. Ato tre simbole nuk japin asgje pervec nje ideje teper te mjergullt. Mos valle ato simbole jane me te fuqishme sesa te vihej aty nje automatik, apo nje pistolete qe ka vrare njerez. Madje perpara bulevardit nje imitim i pushkes qe vret njerez do te lidhte fare mire ate kohe te erret me kete kohe edhe me te zeze kur njerezit vriten ne mes te bulevardit vetem per te permbushur epshet histerike te nje skizofreni.

    Ne radhe te katert. Ne keto vende zakonisht vihet edhe nje pllake perkujtimore, zakonisht e shoqeruar me emra nga me te shquarit te te denuarve politike. Aty mund te ishte psh emri i te madhit At Zef Pllumbit, ose e Hysen Sheshori etj…..

    Nese do te kishte emra te tille, prej te cileve ka edhe te gjalle, atehere Sali Berisha qe dikur personalisht ne gjyqin e Hysen Sheshorit kerkoi qe ky te denohej me varje ne litar, nuk e imagjinoj dot se si sot mund te kishte paturpesine te inaguronte ate memorial.

    Gjithsesi natyra gjakesore e Sali Berishes si Sekretar Partie i PKSH, (PPSH) u tregua fare mire te protesta e te burgosurve politike, te cilet frikacaku Sali Berisha nuk i lejoi te afroheshin, te cilet ndoshta kishin ardhur edhe per te kujtuar vuajtjet e tyre qe kaluan ne ferrin qe krijoi Partia Komuniste e Shqiperise (PPSH) dhe sekretaret e saj te Partise si Sali RAM Berisha me KOPE.

  5. Edi says

    Lubonja , lashe nje koment te”TEMA” dhe me vjen ndot te merrem me me ty. Turp? ti s’e njeh, se ndyshe nuk do merrje lemoshen e Blendit te Klani. Xhol (apo lolo) i Fevziut? kete gjeje vet. Por nje gje te lutem(???). Mos shko me tej. Kam filluar te mos ndjek me “Zona e Lire” e Canit, se me ngop zotrote me perversitete ( je prezent per cdo teme apo problematike tek Opinion). Me thua dot : a ka akademik qe jep pergjigje apo komente “kompetente” si ty per cdo gje dhe teme qe trajtohet ? Edhe ti e di qe ai te perdor, qe je xhol. Por cti besh. Keshtu qenka “jeta” . Kjo eshte liria qe ti ke dashur??? Media qe duhet te ishte? ” ti e di qe media eshte pjerdhur nga paraja, nga Blendi, nga Sandri, nga Saliu. Pas Saliut, Media, Gjyqesori dhe Sindikata e morren me qefe kete vend. Edi

Comments are closed.