Tirana shkërmoqet, 5 gola në 45 minuta

Memelli dhe Muzaka festojne, Ilion Lika i zhgenjyer ne Tirana Flamurtari 3-6Hije dyshimi shoqërojnë humbjen turpëruese 6-3 ndaj Flamurtarit në kryeqytet

Altin Manallari

Turpërohet Tirana nga Flamurtari. Pasi kishte udhëhequr 3-1 gjatë pjesës së parë, në 45 minutat e dyta pëson një humbje shpërfytyruese, ku miqtë shënojnë 5 gola, duke përmbysur rezultatin në 6-3 në favorin e tyre. Hije dyshimi shoqërojnë nga pas këtë ndeshje, të cilën e ndoqi nga tribuna edhe trajneri i Kombëtares, Xhani de Biazi.

Trajner Nevil Dede, i detyruar ta shikojë takimin mes ultrasve bardheblu, për shkak të dënimit të saj nga Disiplina, kishte lënë në stol Duron dhe Çotën, ndërsa në sulm kishte rreshtuar Pemën dhe Abilaliajn. U duk se gjithçka po shkonte mirë për Tiranën, e cila edhe pse në fillim vuajti lojën e kundërshtarit, arriti të gjente golin e avantazhit 1-0 në minutën e 15 me Morinën. Vetëm pas pesë minutash do të barazonte Flamurtari me anë të Muzakës, për faj të një gabimi në mbrojtje. Pak minuta më pas, ndihmësi i Dedes, Ervin Bulku, zëvendëson mbrojtësin Dushku (ndoshta të dëmtuar) me të riun Shima. Tirana nuk pajtohet me barazimin edhe në minutën e 35-tw Taku rikthen kryeqytetasit në avantazh. Në të 43-n është Gilman Lika, ai që e çon në 3-1 fitoren e Tiranës në minutat e fundit të pjesës së parë. Por në pjesën e dytë, në fushë zbret një Tiranë krejt e panjohur, ndërsa Flamurtari gjen hapësira të tregojë potencialin e tij, duke shkaktuar përmbysjen “biblike” nga 3-1 në 6-3 në favor të tij: pesë gola të realizuar në 45 minuta edhe për veprime amatore të mbrojtjes bardheblu.

Pepa, i vetëm përballë Ilion Likës, ngushton në 3-2 në minutën e 50, duke rihapur ndeshjen dhe duke ndezur luftën sportive. Në të 68-n është sërish Muzaka ai që falë një eurogoli fikson barazimin e përkohshëm 3-3. I përkohshëm, sepse vrulli i kuqezinjve nuk ndalet në minutat në vazhdim. Menjëherë pas golit të barazimit, trajneri Dede i bërtet nga tribuna ndihmësit të tij: “Zëvendëso Ilion Likën!”. Por kjo mënyrë zëvendësimi e portierit lë një shije të hidhur. Dopietë bën edhe lushnjari Pepa, që në minutën e 71 i kalon kuqezinjtë në epërsi 4-3. Nuk ndalon këtu shpërfytyrimi i 24 herë kampionëve të vendit thuajse inekzistentë në fushë, ndërsa Flamurtari nuk ka të ngopur. Në minutën e 83, Lena shënon golin e 5-1, ndërsa në minutën e 90 është Memelli ai që vulos humbjen 6-3 të bardhebluve, falë një 11-metërshi. Për tifozët fanatikë, kjo disfatë është e papërtypshme, çka i detyron të shpërthejnë në thirrje ndaj lojtarëve të Tiranës: “Hiqni fanellat, hiqni fanellat!”. Tani duket shumë e komplikuar arritjen e një vendi që të çon në Europë.

Trajneri

Dede: Me kanë ndeshje kemi prekur fundit

“Një humbje shokuese, një humbje turpëruese”. Këto kanë qenë fjalët e para të trajnerit të Tiranës, Nevil Dede, për shpërfytyrimin e skuadrës së tij në përballjen e djeshme me Flamurtarin. Shumë i prekur dhe i indinjuar, tekniku bardhelu është shprehur: “Bëmë një pjesë të parë shumë të mirë, ndërsa në të dytën ishim shumë dobët, përtej çdo logjike. Një pjesë e lojtarëve nuk m’u përgjigjën fare në fushë. Me këtë ndeshje mund të them me plot gojën se kemi prekur fundin. Në formacion kishim 4 lojtarë, të cilët nuk kanë luajtur futboll që prej një viti. Aktivizimi i tyre ishte i detyruar nga mungesat e shumta për shkak të dëmtimeve dhe kualifikimeve të titullarëve. E besoja fundit e botës, por kurrë nuk besoja se Tiranë mund të pësonte pesë gola në vetëm 45 minuta. Duket se në ditët e do të kemi shumë punë për t’i rikthyer fytyrën e vërtetë Tiranës, pasi tifozët nuk meritojnë turpërim të tillë”.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.