CEZ njofton qeverinë për arbitrazhin

Zyrtare

Hyrja te CEZ ShperndarjaGrupi çek i energjisë CEZ ka filluar procesin e arbitrazhit ndërkombëtar lidhur me konfliktin e tij afatgjatë me Shqipërinë, pas Enti Rregullator (ERE), muajin e kaluar i hoqën licencat kompanisë, njofton agjencia e lajmeve “Reuters”. “Sot (dje), CEZ ka informuar zyrtarisht qeverinë shqiptare rreth synimeve të saj për të filluar procesin e arbitrazhit ndërkombëtar”, deklaroi grupi çek nga Praga, përmes zëdhënëses. CEZ, që zotërohet në shumicën e aksioneve nga shteti çek, nuk tha se ku do të zhvillohet arbitrazhi, apo sa dëm do të kërkojë, por ka vlerësuar se mund të arrijë një humbje prej 200 milionë eurosh në investimin në Shqipëri. CEZ tha se blerja në Shqipëri përbënte 3.6% të investimeve të huaja dhe 0.7% të investimeve totale.

©Copyright Gazeta SHQIP




LEXO MË TEJ:

Comments are closed.