CEZ nis zyrtarisht arbitrazhin ndërkombëtar ndaj qeverisë shqiptare

cezh-shperndarjeKompania çeke CEZ, nisi sot arbitrazhin ndërkombëtar ndaj qeverisë shqiptare, pas vendimit të kësaj të fundit për heqjen e licencës. Kompania çeke, 70 për qind e së cilës është në pronësi të shtetit, bëri të ditur se ka njoftuar qeverinë shqiptare për nisjen e arbitrazhit ndërkombëtar.

“CEZ kërkon të drejtën e saj për kompensim në bazë të një marrëveshjeje të bërë midis Republikës Çeke dhe Republikës së Shqipërisë për të mbështetur dhe mbrojtur në mënyrë reciproke investimet e tyre, e cila parashikohet edhe në Traktatin e Kartës së Energjisë, i cili përcakton bashkëpunimin ndërkombëtar në sektorin e energjisë të cilin e kanë nënshkruar të dy vendet”, thuhet në njoftimin e CEZ.

Pritet që CEZ të kërkojë dëmshpërblime për humbjet e krijuara nga investimi në Shqipëri, që vlerësohet në rreth 200 milionë euro, ku përfshihen investimi fillestar, shërbimet për kompaninë CEZ Shpërndarje dhe faturat për furnizim me energji nga kompania mëmë. Ndërkohë shteti shqiptar pretendon se kompania CEZ i ka sjellë 1 miliard dollarë humbje nga vendimi për të mos importuar energji dhe për të mos investuar në rrjetin e shpërndarjes.



Vendimi i Shqipërisë për heqjen e licencës së CEZ është vlerësuar si një sinjal negativ për investitorët e huaj në Shqipëri, ndërkohë që edhe qeveria çeke ka deklaruar se nuk do ta mbështesë Shqipërinë në rrugën e saj drejt integrimit në BE.

7 shkurt 2013 (gazeta-Shqip.com)

©Copyright Gazeta SHQIP




LEXO MË TEJ:

Comments are closed.