Çmimi i bukurisë

Janë gjithmonë të përkryera si në kinema, në tapetin e kuq dhe në jetën private. A është e mundur që të jesh kaq natyrale, veçanërisht kur quhesh një yll Hollivudi? Varet nga buxheti për të përballuar kurat estetike

Gwyneth-Paltrow-Hot1 (1)Gwyneth Paltrow, 41 vjeçe: 76 000$

Sallonet e bukurisë “Laurent Dufurg” në Londër dhe “Bumble Bumble” në Nju Jork kujdesen për shëndetin e flokëve të aktores, për të cilat ajo paguan 5000 dollarë në vit. Paltrow shpenzon 5000 dollarë të tjerë për grimin, 12 000 për leksionet e jogës dhe 10 000 për stilistët. Protagonistja e “Sliding doors” nuk është e fiksuar pas kirurgjisë plastike, por sipas specialistit të “Beverly Hills”, Lloyd Krieger, ka bërë shumë ndërhyrje të lehta. Kostoja e “mirëmbajtjes” së saj arrin në 37 000 dollarë në vit. Gjithashtu Paltrow shpenzon 7000 dollarë për agopunturën (50-100 dollarë seanca) dhe zbardhjen e dhëmbëve.

 

 

 

 

Demi-Moore-Hot3Demi Moore, 51 vjeçe: 91 000$

Ish-zonja Kutcher shpenzon 20 000 dollarë për trajnerin personal, 10 000 për flokët dhe grimin, 10 000 të tjera për këshilltaren e pamjes, 5000 për trajtime të tjera: maska, depilim për të gjithë trupin, manikyr, pedikyr. Mos u çudisni, sepse në “5th Avenue”, depilimi kushton 105 dollarë për të gjithë trupin. Demi Moore ka deklaruar se nuk u është nënshtruar kurrë operacioneve plastike, megjithatë ndërhyrjet më të kërkuara në Hollivud nga moshataret e saj arrijnë 46 000 dollarë.

Jane Fonda, 73 vjeçe: 93 000$

Grimieri i saj është Scott Barnes, i njëjti i Uma Thurman, Lil’ Kim, Gwen Stefani dhe Goldie Hawn. Jane e paguan Scott 5000 dollarë për rastet speciale. Të njëjtën vlerë parash i jep edhe parukeres nga Los Anxhelos, Sally Hershberger. Fonda nuk paguan asnjë qindarkë për një trajner personal, apo për ndërhyrje kirurgjikale. “Moshataret e saj kërkojnë ndryshime rrënjësore, ndërhyrje që shkojnë deri në 60 000 dollarë”, thotë Krieger. Mes trajtimeve të preferuara të Jane janë “day spa” në qendrën “Veronica Skin & Body Center” në Malibu dhe solari për nxirje në qendrën “Mystic Tan”. Totali për këto dy trajtime është 13 000 dollarë në vit.

Kirsten Dunst, 34 vjeçe: 53 000$

Kur shfaqesh në tapetin e kuq flokët duhet të duken më bukur se gjithçka tjetër. Për këtë arsye paga mesatare e një parukeri hollivudian vështirë se mund të zbresë nën 5000 dollarë, pavarësisht se një aktor nderohet ose jo me çmimin “Oskar”. Kirsten Dunst shpenzon po kaq para edhe për grimin. Aktorja jo se e ka deklaruar ndonjëherë, por Lloyd Krieger thotë se shumë aktore të moshës së saj bëjnë mjaft ndërhyrje që kapin shifrën e 20 000 dollarëve. Protagonistes së Marie Antoinette nuk i pëlqen vrapi në natyrë, por ushtrimet aerobike (90 dollarë ora për tri herë në javë); Kirsten i kushton rëndësi edhe veshjes, prandaj shpenzon 10 000 dollarë për stilistët. Për heqjen e vetullave paguan 100-150, ndërsa për depilimin e bikinit 65 dollarë.

Kate Hudson, 34 vjeçe: 53 000$

Përveç grimieres Leslie Lopez, shpenzimi më i madh për vajzën e Goldie Hawn është stilistja e saj Rachel Zoe. Thjesht ta imagjinosh kushton më shumë sesa këshilltarët “normalë”: 20 000 dollarë për sugjerimet e përditshme. Stilistët e tjerë marrin 5-6000 dollarë mesatarisht. Megjithatë ia vlen, sepse Kate Hudson është transformuar e gjitha. Nga një “shpirt i lirë” dhe i zakonshëm (“Nuk kam treguar ndonjëherë kujdes për veten, sepse jam rritur në një familje meshkujsh. Të vetmet femra në shtëpi ishim unë dhe ime më”, thotë) u kthye në një ikonë stili. Pantallonat e lëkurës, një bluzë e ngushtë pas trupit, pulovër, çizme dhe një palë syze: kjo është veshja që e bën të duket tjetër njeri.

Drew Barrymore, 38 vjeçe: 5-7 000$

Trashëgimia e prindërve, të dy aktorë në Hollivud dhe me probleme serioze me drogën, ishte e papërballueshme për Drew Barrymore, e cila në moshën 10-vjeçare ishte e alkoolizuar, në moshën 13-vjeçare u rehabilitua, ndërsa kur mbushi 14 vjeçe tentoi vetëvrasjen. Por pas adoleshencës së tmerrshme ishte gati të ndërtonte një jetë të re. “Kur e kalova këtë kapitull të vështirë të jetës sime, u përballa me një problem tjetër: isha e shkurtër dhe e shëndoshë. Nuk dija çfarë të bëja me trupin tim. Nuk shihesha me sy”, kujton ajo. Problemi i parë ishte gjoksi. “E kisha shumë të madh. Burrave u pëlqente, por mua ma shpifte”. Në vitin 1992 ajo e zgjidhi përfundimisht problemin e saj duke iu nënshtruar një operacioni plastik për zvogëlimin e gjoksit. Një ndërhyrje e tillë kushton nga 5-6000 dollarë, përfshi këtu shtrimin dhe anestezinë.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.