Tani që jetojmë më gjatë duhet të plakemi më mirë

Një studim gjigant ka dizajnuar “hartën” e gjendjes shëndetësore të popullsisë së planetit: që prej vitit 1970 jetojmë mesatarisht  10 vjet më shumë

pleqMë shumë se dhjetë vite pune, rreth 500 kërkues të përfshirë, 187 vende të analizuara dhe 291 lloj gjendjesh të  studiuara me detaje, mes sëmundjeve, dhunës, shqetësimeve të vogla dhe mëdha, mes sëmundjeve, dhunës, apo incidenteve që kërcënojnë trupin dhe mendjen e njeriut. Janë shifrat e studimit më të madh mbi shëndetin në botë të kryer ndonjëherë, të cilit i është kushtuar gjithë numri i revistës angleze “The Lancet”. Qëllimi? Të kuptojmë se si kanë ndryshuar sëmundjet në këto dhjetë vitet e fundit, se kush prej tyre merr më shumë jetë njerëzish apo rrezikojnë më shumë shëndetin tonë, dhe të ofrojnë të dhëna për ata që duan të programojnë politikat shëndetësore të së ardhmes. Me pak llogari të vogla, del se bilanci është pozitiv: jetohet më gjatë (nga 1970 në 2010, jetëgjatësia e njerëzve është shtuar me dhjetë vjet) dhe se uria dhe sëmundjet e lidhura me varfërinë marrin sot më pak jetë sesa dikur.

Ushqyerja e keqe

Ndryshimi është se patologji të tilla si obeziteti dhe hipertensioni janë përhapur tashmë edhe në vendet në zhvillim dhe në bilancin global të shëndetit sëmundjet e lidhura me mënyrën e keqe të të ushqyerit dhe jetën sedentare kanë kaluar për herë të parë ato të shkaktuara nga mungesa e ushqimit. “Ky ndryshim është rezultat i rritjes së mirëqenies socioekonomike”, tregojnë specialistët që kanë marrë pjesë në këtë studim. “Një regjim ushqimor i varfër në fruta dhe perime është tashmë një faktor rreziku shumë i rëndësishëm edhe në ekonomitë e vendeve në zhvillim, sepse edhe në vendet që dalin nga varfëria ushqimi i keq është më pak i shtrenjtë për më tepër nuk ka as mënyra dhe as kulturë për të ndaluar përhapjen e tij”. Por gjithashtu, mënyra e keqe e të ushqyerit është shumë e zakonshme edhe në Perëndim dhe nëse kësaj i shtohet përhapja globale e duhanpirjes, pasoja është që në klasifikimin e sëmundjeve që rrezikojnë më shumë shëndetin e njerëzimit, në vend të parë është infarkti, që në 1990-n renditej i 4-ti, ndërsa iktusi fiton dy pozicione dhe renditet i treti, duke kaluar diarrenë. Diabeti ka përparuar me shtatë vende dhe tashmë i 14 në renditje është vetëm një hap larg tuberkulozit.

Depresioni dhe dhimbjet e mesit

Në dhjetëshe hyjnë edhe sëmundje që deri pak kohë më parë ishin tipike të stilit perëndimor të jetës si dhimbja e shpinës që kalonte dhe malarien dhe aksidentet rrugore apo depresioni që renditet i 11 duke rifituar katër vende në klasifikim. Dhe jo vetëm: 1 në 6 të rritur vdes nga kanceri ( më shumë viktima shkaktohen nga ai i rrugëve të frymëmarrjes)dhe te të moshuarit sëmundja e Alzheimerit i ka trefishuar viktimat, ndërsa ajo e Parkinsonit i ka dyfishuar. “Duhet të fiksojmë një tjetër objektiv. E rëndësishme nuk është të arrish 120 vjeç, por të plakesh sa më mirë të jetë e mundur”. Nga ana tjetër, sipas llogarive, me përjashtim të AIDS, sëmundjet infektive janë në rënie të dukshme: diarreja që në 1990-n u merrte jetën 2.5 milionë personave, sidomos fëmijëve, i ka reduktuar shumë vdekjet. Po ashtu fushatat e vaksinimit kanë reduktuar ose pothuajse zhdukur shumë lloje të tjera sëmundjesh. “Shumë shqetësuese mbeten ende malaria dhe tuberkulozi. Për të parën është shumë urgjente gjetja e një vaksine efikase, ndërsa për të dytën shfaqja e formave që nuk u përgjigjen më antibiotikëve”, tregojnë mjekët.

Tendencat lokale

Por kërkimi jep një panoramë të qartë edhe të tendencave specifike në disa rajone të botës. Situata më dramatike është ajo e Afrikës në jug të Saharasë, ku AIDS dhe malaria shkaktojnë më shumë vdekje se kudo tjetër. Po ashtu aty vdekjet nga komplikacionet me shtatzëninë dhe lindjen apo infeksionet në ditët e para të jetës, janë ende në krye të klasifikimit të shkaqeve të vdekjeve. Një rast më vete është edhe Amerika Latine ku dhuna dhe vrasjet përfaqësojnë shkakun e parë të vdekjeve, ndërsa rëndësia e sëmundjeve që rrjedhin nga abuzimi me alkoolin në Europën Lindore dëshmon për dështimin e politikave për të eliminuar këtë problem. Në fakt, infarktet, iktuset dhe tumoret e rrugëve të frymëmarrjes janë në 3 vendet e para në klasifikimin e shkaqeve të vdekjes në SHBA dhe Europën Perëndimore duke theksuar kështu rëndësinë e duhanit në këto patologji.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.