Pistoletë austriake për ushtarët britanikë

Gjenerata e katërt e pistoletave Glock 17, të prodhuara në Austri, u testua për mbi 18 muaj, me një skuadër që qëlloi mijëra fishekë në kushte klimaterike të ndryshme që varionin nga minus 40 gradë Celsius deri te shkretëtirat me temperaturë mbi 50 gradë Celsius

Koloneli Peter Warden, nga Ministria e Mbrojtjes dhe përgjegjës për prezantimin e armës së re, thotë se pas katër dekadash shërbim, pistoleta nga prodhuesi amerikan Browning nuk qe më arma ideale dhe është bërë gjithnjë e më e kushtueshme për mirëmbajtjen

Arma dytësore – Duhet ta dish, kudo që të jetë, çfarëdo që je duke bërë, se nëse arma jote kryesore bllokohet, ke gjithmonë me vete një sistem dytësor.

Matthew Hodgkinson, oficer

Glock 17 – 9 mm

Caroline Wyatt, BBC

Glock+17Forcave ushtarake britanike do t’u jepet një armë e re dore për herë të parë në më shumë se 40 vjet. Ministria e Mbrojtjes nënshkroi një kontratë me vlerë 9 milionë sterlina për të blerë mbi 25 mijë pistoleta të reja dhe këllëfë pistoletash për forcat e armatosura të vetat nga kompania austriake e armatimeve Glock.

Këto pistoleta do të zëvendësojnë ato Browning 9mm, të cilat kanë qenë në shërbim që nga viti 1967. Pistoleta e re Glock 17, 9 milimetra, është më e lehtë sesa Browning dhe me të mund të hapë zjarr më shpejt, brenda një sekonde apo më pak.

Koloneli Peter Warden, nga Ministria e Mbrojtjes dhe përgjegjës për prezantimin e armës së re, thotë se pas katër dekadash shërbim, pistoleta nga prodhuesi amerikan, Browning nuk qe më arma ideale dhe është bërë gjithnjë e më e kushtueshme për mirëmbajtjen.

“Ne filluam të humbasim pak nga pak besimin te qëndrueshmëria e saj. Kështu ne testuam shtatë armë të ndryshme dhe përfunduam te Glock si më e mira prej tyre”, thotë ai.

Pas një procesi tenderimi që zgjati dy vjet nga fillimi në fund, Ministria e Mbrojtjes vendosi të blejë armët dytësore për të tria degët e shërbimit ushtarak.

Mes njerëzve të parë që do të marrin pistoletën e re gjatë javëve të ardhshme do të jenë trupat që shërbejnë në Afganistan, ku armiku në disa raste mund të sulmojë në rreze shumë të shkurtër.

Pistoletat janë më efektive në distancë nga 10 deri në 25 metra dhe Glock 17 është më e lehtë dhe më e saktë. Karikatorët e saj mund të mbajnë më shumë plumba nga karikatorët e Browning, sipas skuadrës së testimeve.

Arma e re ka një karikator me kapacitet prej 17 fishekësh në krahasim me 13 fishkë që mban Browning, ndërsa municioni 9 milimetra mbetet i njëjti.

Ndërkohë, te Browning, siguresa e jashtme nënkupton nevojën për më shumë kohë para se të tërhiqet këmbëza, thotë Mark Anderson, oficer i klasit të parë, nga marinsat mbretërorë, i cili qe pjesë e skuadrës që e testoi. Ai ka shërbyer në Afganistan, Irak, Kosovë, Irlandën e Veriut dhe Sierra Leone.

“Në rast kur arma kryesore del bosh apo prishet, me Glock ti ke mundësi të godasësh armikun brenda dy sekondave”, shpjegon ai. “Kjo frymëzon vetëbesim dhe me një pistoletë me tytë të shkurtër është e lehtë të arrish objektivin dhe e bën shumë më të sigurt kryerjen e detyrës.

Testimi klimaterik

Glock ka tri dhëmbë sigurie të integruara dhe pistoleta mund të mbahet e mbushur me një fishek në gojë – edhe nëse gjendet në këllëf.

Gjenerata e katërt e pistoletave Glock 17, të prodhuara në Austri, u testua për mbi 18 muaj, me një skuadër që qëlloi mijëra fishekë në kushte klimaterike të ndryshme që varionin nga minus 40 gradë Celsius deri te shkretëtirat me temperaturë mbi 50 gradë Celsius.

Ajo është përdorur gjerësisht në ushtritë dhe në forcat policore për shumë vite dhe ka rezultuar njëkohësisht e qëndrueshme dhe e lehtë në përdorim në testet e Ministrisë së Mbrojtjes, sipas Philip Page nga dega e armëve mbështetëse të Ministrisë së Mbrojtjes.

“Ne i testuam ato në mjedise shumë të ndryshme, nga arktiku në Norvegji në shkretëtirat e Amerikës, duke përfshirë teste me ndotje me rërë, teste të posaçme në baltë, si dhe në shi të ngrirë.

“Kjo shërben për të ndaluar një armik – dhe efekti bllokues është jetësor nëse dëshiron të ndalësh një sulm”.

Trupat në operacion në Afganistan do të vijojnë të përdorin pushkët e tyre SA80 apo armë të tjera më të rënda si armë kryesore, ndërsa Glock do të mbahet si armë brezi për mbrojtje personale.

“Ajo ofron paqe shpirtërore”, thotë specialisti i armëve, Matthew Hodgkinson. “Duhet të dish se kudo ku je, çfarëdo je duke bërë, nëse arma jote kryesore bllokohet, ke gjithmonë një sistem dytësor – dhe mjaftojnë vetëm pak sekonda që ju dhe shokët e tu të armëve mund të nxjerrin pistoletën dhe të përballen me armikun”.

Ndërsa sulmet nga të infiltruarit në Afganistan janë ende një kërcënim për forcat perëndimore, mbrojtja personale mbetet thelbësore. Komandantët ushtarakë thonë se pistoletat e vjetra Browning kanë shpëtuar jetën e ushtarëve në të shkuarën dhe se pistoletat e reja Glock do të vijojnë të bëjnë këtë gjë në të ardhmen.

 

Profili

Glock 17, pistoletë gjysmëautomatike

Gjatësia: 186 mm

Lartësia: 138 mm

Pesha: 625 gramë, e mbushur

Distanca: 50 metra

Karikatori: 17 fishekë

Browning, pistoletë gjysmëautomatike

Gjatësia: 197 mm

Lartësia: 127.5 mm

Pesha: 1 kg, e mbushur

Distanca: 45-50 metra

Karikatori: 13 fishekë

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.