Misteri, çfarë i tha Putin këtij vogëlushi që u tmerrua kështu?

putin dhe femija

Të përkulet pak për t’i folur një vogëlushi, që i ulur në gjunjë po ndjek meshën e shenjtë të Krishtlindjes, presidentit rus, Vladimir Putin i është dukur ndoshta momenti më i mirë për të bërë pak marrëdhënie me publikun.
Por kur presidenti ngrihet sërish, pamja e mbetur në fytyrën e vogëlushit është ajo e një njeriu të tmerruar që sapo ka parë një skenë horror, çka i ka ngacmuar shumë njerëz në rrjetet sociale të jenë kuriozë se çfarë ekzaktësisht presidenti Putin i ka thënë djaloshit që ai u frikësua kaq shumë.

putin dhe femija 1putin dhe femija 2

 

Çfarëdo që të presidenti t’i ketë pëshpëritur në vesh, një gjë është e sigurt, që fjalët e tij i kanë bërë shumë përshtypje vogëlushit.

Natyrisht, siç ndodh shpesh në këto raste me diskutimet në rrjetet sociale, hamendësimet kanë qenë nga më qesharaket, si p.sh: Putini ka thë vogëlushit se ai ka vrarë Santa Klausin. Fotot janë realizuar gjatë një meshe për Krishtlindjet më 7 janar në kishën ‘Trinity St. George’, në Soshi, Rusi.
12 janar 2013 (gazeta-Shqip.com)

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.