Meksikë, 20-vjeçarja lind gjashtënjakë

Patricia Moro, gruaja që ka lindur gjashtënjakë
Patricia Moro, gruaja që ka lindur gjashtënjakë

Një 20-vjeçare nga Meksika ka lindur dje gjashtë fëmijë. Katër prej foshnjave janë të seksit femër dhe dy janë djem.  Gruaja, nënë e tre fëmijëve, nuk i ishte nënshtruar asnjë trajtimi për fertilitet dhe ngjizja e foshnjave ka qenë absolutisht natyrale.

Lajmi është bërë i ditur nga gruaja e guvernatorit të Meksikës, Patricia Mora. “Fëmijët janë në shëndet të plotë, ashtu si dhe nëna e tyre, Salud Romero, e cila para lindjes ka kërkuar ndihmë nga autoritete për të përballuar shpenzimet e foshnjave”, ka thënë Mora.

Romero dhe bashkëshorti i saj Yoshio Salinas, kanë mësuar se prisnin 6 fëmijë kur ishte tepër vonë për të ndërhyrë.

12 janar 2013 (gazeta-Shqip.com)

 

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.