Facebook është “antik”, ngjashmëri me Akademitë italiane të ‘500

FacebookIdeja që qëndron në thelb të Facebook dhe rrjeteve sociale ndoshta nuk është aq moderne sa mund të mendohet. Të paktën kështu pretendon një studim anglez, bashkëpunim mes “Royal Hollowsay University of London” dhe “Reading University”, i titulluar “The Italian Academies 1525-1700: The first intellectual Netsorks of early modern Europe”.

Nga krahasimi mes rrjeteve sociale të sotme dhe aktiviteteve sociale, kulturore dhe rikrijuese të Akademive italiane të viteve 1525 deri 1700, janë vënë re disa ngjashmëri. Për shembull, Akademitë prisnin vazhdimisht të rinj, të cilët duhet të regjistronin të dhënat. Të sapo regjistruarit njiheshin më shumë për emrat pseudonim apo “nickname” dhe mund të debatonin mes tyre për tema dhe argumente të ndryshme që dëshironin.

“Sot krijohen username për profilet tona në Facebook e Twitter, apo krijojmë rrethe miqsh në Google+, ashtu si studiuesit përdornin emra të rremë, ndanin dhe komentonin idetë dhe ngjarjet e ditës, shkëmbenin poema, muzikë apo vepra teatrale”, shpjegon Jane Eversn, një prej autoreve të studimit.

12 janar 2013 (gazeta-Shqip.com)

 

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.