Hileja e re e pamundur për debatin e tavanit të borxhit në SHBA

Ngjan si skenari i ndonjë komedie të çuditshme – në vitin 1954, Filmi Çeku 1 milionë dollarë nga Gregory Peck të vjen ndër mend – por ideja për të krijuar një monedhë super të shtrenjtë po merret seriozisht nëpër korridoret e Uashington DC

Ekspertët thonë se plani mund të jetë i ligjshëm dhe mund t’i lejojë qeverisë të vijojë të mbulojë shpenzimet e veta me para në rast se Presidenti Barack Obama nuk ia del të bindë kongresin për rritjen e “tavanit të borxhit”

Por edhe ata që besojnë se plani është tërësisht i mundshëm, pranojnë se ka shumë gjasa që do të mbetet vetëm një mjet presioni gjatë bisedimeve për tavanin e borxhit dhe nuk do të bëhet realitet

Monedha 1 trilion $

Jon Kelly, BBC

monedhaDisa dëshirojnë të ndalojnë rritjen e borxhit sovran të Shteteve të Bashkuara të Amerikës duke e ndaluar një ide të qeverisë për të prodhuar monedhën më të shtrenjtë në botë. A mundet që një skemë kaq acaruese do të bëhet realitet?

Ngjan si skenari i ndonjë komedie të çuditshme – në vitin 1954, Filmi Çeku 1 milionë dollarë nga Gregory Peck të vjen ndër mend – por ideja për të krijuar një monedhë super të shtrenjtë po merret seriozisht nëpër korridoret e Uashington DC.

Një peticion për krijimin e një monedhe platini me vlerë 1 trilion dollarë ka tërhequr sakaq 7 mijë firma, si dhe mbështetjen e disa ekonomistëve të rëndësishëm e seriozë.

Ekspertët thonë se plani mund të jetë i ligjshëm dhe mund t’i lejojë qeverisë të vijojë të mbulojë shpenzimet e veta me para në rast se Presidenti Barack Obama nuk ia del të bindë kongresin për rritjen e “tavanit të borxhit” – një tavan i vendosur nga Kongresi mbi të drejtat për të marrë borxhe që ka qeveria e Shteteve të Bashkuara.

Por shumë besojnë se ideja e monedhës 1 trilion ka shumë gjasa që po përdoret thjesht për kërcënim dhe se askush nuk do të ndërmarrë një hap të tillë asnjëherë.

“Kur njerëzit dëgjojnë për herë të parë për këtë, ata mendojnë ‘oh, ky është një mashtrim’”, thotë L Randall Wray, profesor i ekonomiksit në Universitetin e Misurit. “Por kjo ide të shtyn të mendosh më gjatë mbi mënyrën se si i shpenzon paratë qeveria”.

Ideja e monedhës vjen si një zgjidhje hipotetike tashmë që SHBA-ja po i afrohet tavanit të borxhit, gjë që mund të ndodhë brenda dy muajve të ardhshëm dhe që mund të ndalojë qeverinë federale të emetojë borxh të ri, gjë që nënkupton që qeveria nuk mund të shlyejë detyrimet e veta dhe rrjedhimisht të konsiderohet e falimentuar.

Republikanët, të cilët kontrollojnë Kongresin, kërkojnë që qeveria të shkurtojë shpenzimet para se ata të lejojnë rritjen e tavanit të borxhit.

Por kundërshtarët thonë se një qëndrim i tillë pa kompromis kërcënon cilësinë e borxhit sovran amerikan.

Kritikët e qendrës së majtë, përfshirë kongresmenin demokrat, Jerrold Nadler, kanë vënë në dukje një boshllëk në ligjin amerikan, një frazë e vockël që i lejon sekretarit të Thesarit të përcaktojë vlerën  nominale që dëshiron për një monedhë. Ata thonë se Thesari mund të urdhërojë shtypjen e monedhës dhe ta depozitojë atë në Rezervat Federale, Banka Qendrore e Amerikës.

Në efekt, monedha është vetëm një hile në llogari, thotë Cullen Roche, një bloger mbi financat dhe ekonomiksin. Synimi i saj i vërtetë do të jetë politik – për të neutralizuar kërcënimin e republikanëve në kongres, të cilët thonë se mund të bllokojnë pagesat e qeverisë për çdo gjë, përfshirë pagat.

“Është një boshllëk ligjor që mund të përdoret për të zëvendësuar diçka që është tërësisht një çmenduri, me diçka që është më pak çmenduri”, thotë ai.

Fushata është marrë seriozisht nga disa njerëz të famshëm, si nobelisti i ekonomisë dhe kolumnisti i New York Times, Paul Krugman, si dhe nga Philip Diehl, ish-drejtori i fabrikës së parave të Shteteve të Bashkuara.

Por ideja ka tërhequr edhe kundërshti. Kongresmeni republikan, Greg Walden ka premtuar se do të miratojë një ligj për të ndaluar qeverinë nga mundësia për të krijuar një monedhë me vlerë të lartë si mjet pagese për borxhet e veta.

Walden thotë se një praktikë e tillë do të sjellë “shumë inflacion”.

Wray nuk është dakord. “Këto monedha me vlerë 1 trilion dollarë do të mbahen vetëm nga Rezervat Federale”, thotë ai. “Nuk do të ketë rritje të sasisë së parasë në qarkullim nga kjo gjë”.

Mbështetësit e skemës thonë gjithashtu se Rezerva Federale mund të shesë bonde, të cilat do të tërheqin para nga qarkullimi.

Megjithatë, sot për sot monedha të tilla nuk ekzistojnë askund. Madje, edhe ata që besojnë se plani është tërësisht i mundshëm, pranojnë se ka shumë gjasa që do të mbetet vetëm një mjet presioni gjatë bisedimeve për tavanin e borxhit dhe nuk do të bëhet realitet.

“Besoj se Presidenti nuk do ta ndërmarrë një hap të tillë për shkak se ajo minon besueshmërinë e gjithkujt”, thotë Roche.

Dhe koleksionistëve të monedhave u këshillohet të mos emocionohen shumë nga ideja se monedha 1 trilion dollarë do të dalë shpejt në shitje në eBay.

 

Përgjigjja

Një hapësirë ligjore lejon sekretarin e Thesarit të SHBA-së t’i japë vlerën që ai apo ajo dëshiron t’i japë një monedhe platini. Mbështetësit e idesë thonë se shtypja e një monedhe me vlerë nominale të lartë dhe depozitimi i saj në Rezervën Federale do t’i lejojë Thesarit të vijojë të shpenzojë në rast se dështojnë bisedimet për tavanin e borxhit.

Por në përgjithësi, pritet që një monedhë e tillë të mbetet thjesht një hipotezë.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.