PD: Rama mohoi xhepistin Bajraba, që e vendosi në listën e deputetëve në vitin 2009

Pas vendimit të Partisë Socialiste për pezullimin e çiftit Fatbardha dhe Kosta Barjaba nga çdo përfaqësim apo marrëdhënie konsultative, ka reaguar selia blu. Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Laura Vorpsi, ka deklaruar se kreu i PS-së Edi Rama ka mashtruar qytetarët shqiptarë, duke u përpjekur të distancohej nga Kosta Barjaba dhe bashkëshortja e tij, Fatbardha. “Zoti Rama nëpërmjet zëdhënësit të tij Tahiri, mashtroi dje shqiptarët duke deklaruar se Sekretari i PS-së, xhepisti ordiner Kosta Barjaba, nuk kishte lidhje me PS-në dhe se atë nuk e kishte thirrur njeri, por kishte ardhur të kontribuonte vetë.

Partia Demokratike u deklaron shqiptarëve se ky nuk është distancim nga Sekretari i tij për Çështje Sociale Kosta Barjaba dhe akti i tij i ulët dhe i shëmtuar është një mashtrim i paskrupullt dhe i turpshëm i zotit Rama.

Kosta Barjaba prej 20 vitesh është një eksponent kryesor i PS-së. Zoti Rama mashtron kur thotë se xhepisti i tij Barjaba nuk ka lidhje me PS-në, ndërkohë që në listën e deputetëve të Qarkut të Vlorës në zgjedhjet e vitit 2009, z.Rama e ka vendosur Kosta Barjabën të shtatin në listë dhe më pas bëri çdo përpjekje dhe presion për të larguar një tjetër deputet të listës në mënyrë që Kosta Barjaba të futej në Parlament. Sipas z. Rama, Barjaba është futur vetë në listën e deputetëve të PS-së.





Rama mashtroi dje shqiptarët kur deklaroi se xhepisti i tij i arrestuar në Kaliforni duke vjedhur në supermarket, nuk  kishte lidhje me PS-në, ndërkohë që në faqen zyrtare në internet edhe sot, gjendet i afishuar urimi që Sekretari për Çështjet Sociale të PS-së Kosta Barjaba, u dërgon më dt. 1 janar anëtarëve e simpatizantëve të PS-së për Vitin e Ri nga qelia, madje  katër ditë pas burgosjes së tij”, thuhet në  deklaratën e PD-së.

5 janar 2013 (gazeta-Shqip.com)

 





4 Comments
  1. mergim tari says

    Keta te PD te bejne per te vjelle.
    Dje kerkuan qe Rama dhe PS te distancohej.
    PS u distancua.
    Ne kete rast PD duhet te falenderoje PS. Ajo u distancua. Cfare mu**n kerkon tani PD.
    PD ka ne ate parti vrases, kriminele, hajdute, cfare nuk ka e perseri merret me biografine e PS. Le te merren me te tyren fillimisht, te shikojne qe ne krye kane nje ish sekretar partie 25 vjecar, me teser, te eger dhe mizor ne rekorded e tij si “komunist”, njeri qe ka kerkuar varjen ne litar ne gjyq, te nje te perndjekuri politik te asaj kohe; Hysen Sheshorit.

  2. Erind says

    Lajmi nuk eshte “Kosta vodhi” apo jo.

    Lajmi eshte:

    – “Gruaja e Kostes, eshte anetare e Asamblese se Pergjithshme te PS-se”, dhe

    – Kosta Barjaba eshte Sekretar “vullnetar” per “Ceshtjet Sociale ne PS”!!

    Pra kemi te bejme me nje familje te kupoles se PS-se, e cila familjarisht perfshihet ne nje “vjedhje ordinere” per disa qindra dollare .

    Pse nuk shtrohen pyetjet :

    – Kur do te mbarojne Nexhmije Hoxhat, Vito Kapot, apo Monika Kryemadhit e PS-se ?

    – Kur do ti jape fund PS-ja nepotizmit te brendshem dhe klaneve familjare ne kupolen e saj?

    – Kur do te kene te drejte anetaret e thjeshte te PS-se te kontribuojne dhe te arrojne te marrin pjese ne qeverisjen e PS-se pa pasur probleme nga klanet familjare apo ish-femijet e bllokut?

    Saliu duhet te shporret, dhe bashke me te dhe kasta mafioze e PD-se. Por si mund te arrijme ne te zevendesojme Salen me nje PS-se qe:

    – Nuk ka transparence ne perzgjedhjen e lidershipit te saj;

    – Nuk ben transparence per publikun mbi pasurite e anetareve te Kryesise apo Asamblese se saj;

    – Nuk ben transparence mbi lidhjet farefisnore te Anetareve te saj me nomenklaturen komuniste, me ish-lederet e saj dhe “familjet e tyre”?

  3. Stefan H says

    Berisha nuk e sheh qe turpi eshte i perbasheket e me shume i tij, se nuk njihet opozita qe drejton shqiperine por qeveria e berishes. Mere me mend kur detyrohet te vjedhe nje akademik i berishes, se cbehet per te tjere!!!

  4. irma vani says

    Tek Anta ne Rinas keni super hajdutin ,analfabetin,te pa shkollin injorantin,epileptikun,te semurin mendor,pervetesuasin e 34 milion eurove Petrit Sulajn (Leshkon) nga llogaria e Agjensise Nacionale Trafikut Ajror qe vazhdon rritjen artificiale prej 60%te cdo tenderi felliqesira e LSI SHPK. Ne burg e ka vendin ky idiot e jo drejtor ky ish trafikant i qenieve njerezore bixhozxhi pijanec qe ben seks ne zyrat e Antes me dashnoret e veta njera shefe e finances tjetra shefe juridiku me te cilen eshte dashuruar marrezisht ky i deformuar gjenetikisht. Tragjedia e pare ne trafikun ajror po afron. Ky eshte Ujku mos me tregoni gurmet megjitate hajduti eshte hajdut morali i denon njesoj.

Comments are closed.