Berisha: Zogu, jetoi dhe vdiq si antifashist. Nuk pranoi të kapitullonte

Inaugurohet në Tiranë shtatorja e derdhur në bronz e Ahmet Zogut. Shtatorja mbërriti në Shqipëri një muaj më parë dhe dje u lartësua në fund të bulevardit që mban emrin e tij, mbi strukturën e ngritur, ku duhej të vendosej në kuadrin e festimeve të 100-vjetorit të Pavarësisë.

Në ceremoninë e sotme ka marrë pjesë kryeministri Sali Berisha, pasardhësi i familjes mbretërore Princi Leka i II-të, kryeparlamentarja Jozefina Topalli, kreu i bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha, krerët e partisë së Legalitetit, etj. Në fjalën e rastit, kryeministri Berisha nuk i ka kursyer vlerësimin e figurës së Ahmet Zogut, duke ngritur në piedestal meritat e tij në themelimin e shtetit shqiptar.

“Ahmet Zogu qëndroi i palëkundur në anën e shqiptarëve. Pas shpalljes së pavarësisë ky pasardhës i njërës prej familjeve më të shquara shqiptare, në vitet më të vështira të vendit do i të qëndronte palëkundur në mbështetje të Ismail Qemalit, të ndërtimit të shtetit të shqiptarëve. Në një kohë kur në tryeza diplomatik po përgatitej shuarja për fare e shqiptareve nga harta politike e Evropës. Zogu me një grup burrash të shquar të kombit organizoi Kongresin e Lushnjes, themeloi qeverinë, e cila u tha ‘Jo’ të gjitha traktateve copëtuese të Shqipërisë”,- deklaroi Berisha.

Sipas Berishës, Zogu gjithë jetën mbeti një antifashist dhe luftoi në mërgim. “Mbretëria shqiptare do të ishte viktima e parë në Evropë, e agresioni nazi-fashist. Zogu I nuk pranoi të kapitullonte por vijoi luftën në mërgim. Ishte nga të parët që u shpalli luftë pushtuesve të Shqipërisë. Ahmet Zogu jetoi dhe vdiq si një prej anti-fashistëve më të vendosur të Shqipërisë dhe Evropës”, u shpreh Berisha.

Inaugurimi i bustit të Ahmet Zogut përkon me 88-vjetorin e triumfit të Legalitetit dhe rrëzimin e qeverisë së Fan Nolit.

24 dhjetor 2012 (gazeta-Shqip.com)

 









11 Comments
  1. prognoza says

    Te mbriti fundi edhe ty aktor pordhaman antishqiptar.

  2. VIGU says

    ZOGU jetoi dhe vdiq si antifashist .Nuk pranoi te kapitullonte. Ishte antifashist se u lidh pas qerres se Duces.Ishte antifashist se i leshoi Italise fashiste fushat naftembajtese te
    Kucoves. Ishte antifashiste ,gjithmon sipas mendjes se BERISHES ,se i dhuruan perandorit te Italise kuroren e Skemderbeut dhe e shpallen Shqiperine pro fashizmit Italian. Ishte antifashist ,se konti Ciano e martoi me Gerlandinen .Dhe mbi te gjitha ishte antifashist se mori gjithe ato borxhe te italia deri sa u detyrua te nenshtrohej.Nuk u nenshtrua pasi e lejoiItaline te na pushtonte pa hedhur nje dyfek. Nuk pranoi te nenshtrohej ,prandai iku naten si tradhetar i vendit dhe hajdut. i tha popullit nenshtrohu ti o popull ,se une po mar Gerlandinen e floririn e po iki, jo se u nenshtrova,po kur te cliroheni ju nga armiku ,po vij prape se me kini mbret. Keto fakte per mbretin i thot nje mjek,nje person qe lindi dhe u rrit e u fut ne gjirin e partise se punes . TURP,TURP ,TURP. Turp dhe per historianet qe i vuri perpara nje mjek e nuk jane ne gjendje ta kundershtojne . SHikoni dhe foton , nje dore e ka te xhepi sikur po kontrollon ne se ka para (flori )dhe ne doren tjeter nje si qese per ta mbushur. I veshur ushtarak po s,ja mbajti menderja te luftonte. Dihet se hajdutet kur vjedhin ikin me vrap e maskohen per mos i pare.Ndaj dhe mbreti i Saliut iku naten ,Ti Sali si do ikesh ,si adhuruesi yt i tanishem ,se me pare s’e ke adhuruar se ishe i lidhur me tjeter burre,me ate qe qe nuk i trembej syri dhe ti e di mire se eke patur mik shtepie.PO TRADHETIA E TRADHETARET NUK E KANE TE SHKRUAR NE BALLE. JANE VEPRIMET ATO QE E PERCAKTOJNE SE CILI ESHTE TRADHETAR.

  3. BRISI says

    S’ma merr mendja qe me kete himn te jene bere nderimet…

    Rreth flamurit të përbashkuar
    Me një dëshir` e një qëllim,
    Të gjith` atij duk` ju betuar
    Të lidhim besën për shpëtim.

    PREJ LUFTE VEC AI LARGOHET

    QE ESHTE LINDUR TRADHETOR

    Kush është burrë nuk frikohet,
    Po vdes, po vdes si një dëshmor!

    Në dorë armët do t`i mbajmë
    Të mprojmë atdhenë më çdo kënt,
    Të drejtat tona ne s`i ndajmë;
    Këtu armiqtë s`kanë vënt.
    Se Zoti vetë e tha me gojë
    Që kombe shuhen përmi dhe,
    Po Shqipëria do të rrojë;
    Për të, për të luftojmë ne!O flamur, flamur, shenj` e shenjtë,
    Te ty betohemi këtu,
    Për Shqipërin` atdhen` e shtrenjtë,
    Për nder` edhe lavdimn` e tu.
    Trim, burrë quhet dhe nderohet
    Atdheut kush iu bë theror;
    Për jet` ay do të kujtohet
    Mi dhet, mi dhe si një shenjtor!

  4. Arber says

    Ti Sali Rame Berishia je shtateqind breza qen bir bushtre.
    Mos kujto se edhe ty do te te bejne shtatore. Si qene do te te terheqin zbare. Do te mbetesh njolle e zese e kombit shqiptar, si Xhafer Deva qe po e reabiliton, si Esat Toptani qe po e reabiliton.

  5. Ervin Mati says

    Jo Berisha po ja fut kot, mund te thoje se A Zogu nuk mund te ndalte Italine ne asnje menyre, per arsye se ne kohen e Zogut forzat e armatosura shqipetare numeronin rreth 7000 njesi, dhe me 7 prill Italia dispononte 100-mijera trupa.
    Dhe nuk ka dyshim se Zogu ka nxjerre perfitime si nga italianet me ne krye Galeaco çanon, neper mjet investimeve te shumta italiane ne Shqiperi, po ashtu edhe nga shqipetaret.
    Dhe per ikjen e tij Ahmet Zogu u parapergatit me se miri.
    I pafaleshem mbetet edhe marifeti pe te mbledhur arin e shqipetareve te gjore, duke perfituar nga padija dhe injoranca e shqipetarve te asaj kohe, hodhi ne treg nje monelle letre me vlere me te madhe se Napoloni i arte, dhe pothuajse te gjithe e hengren kete truk te djallezuar dhe vrapuan per te nderruar Napolonat e arte me monellen prej letre, dhe keshtu dhan ar dhe moren leter.
    Gjithe kete ar e ngarkoi diten qe u largua me karvanin e tij gjate dhe te sterngarkuar, ne drejtim te Aleksandrise se Egiptit, ndersa shqipetareve te gjore u mbeten ne gjep monella letre pa esnje dhoj vlere dhe nostalgjia per arin qe i kishin dorezuar Ahmet Zogut me deshiren dhe vullnetin e tyre naiv !

  6. Avni RUSTEMI duhet ngjall says

    Idhuj pa krena , ka shkrujt Migjeni. Nji pyetje : Si patriot dhe antifashist qe ishte Zogu , pse jua hoqi shulat pushkeve para se te ikte ? Shkoni pyesni MUJO ULQINAKUN . Budallai eshte me i rezikshem se banditi.

  7. Neti says

    ate qe ka bere zogu per Shqiperine, ate po ben dhe Saliu. as me pak e as me shume por po e shkaterron dhe po e fal. Zogu qe vetem zog nuk ishte ja dhuroi serbise ndersa serbi Sali po ja dhuron greqise. perfundimisht si zogu, saliu e shume te tjere qe kane punuar dhe punojne kunder Shqiperise jane plehra dhe ne plehra e kane vendin. U shofte emri i tyre mbi kete dhé.

  8. Xhafarr Deva says

    Nuk i marr vesh keta socialiste kur e akuzojne Saliun si komunist dhe si Enveri, krse ky po reabiliton kundershtaret e Enverit pra mos ja fusni pordhes po behuni gati per protesta pas 23 qershorit or derdimene1

  9. Brezo Brataj says

    Pse me keta budallej e trapa si NETI do luftohet Berisha ! Le name Neti po shko e ha nji mut se Zogut ju be monumenti dhe Rama sikur te jete edhe 100 vjet ne pushtet nuk ja heq me e pat kjo pune tashti Zogu ne Piedestal dhe Enveri e Ramizi ne ………

  10. shqiptare says

    mjere ne si komb.
    vazhdojne akoma shqipetaret me historeine komuniste , medet-medet

  11. Suferina says

    Sa shume plehra ka ky komb o Zot, me Zog, Sali e qelbesira te tjera pa fund.

Comments are closed.