Barcelona e mbyll vitin me rekorde

Spanjë – Asnjë humbje, 16 fitore dhe vetëm një barazim. Kjo është shifra e rekordeve të Barcelonës në kampionatin spanjoll. Skuadra e Vilanovas edhe pse pa trajnerin në stol, i bëri një dhuratë teknikut që doli nga spitali pas operacionit të dytë për shkak të një tumori prapa veshit.

Por shifrat e frikshme nuk mbarojnë me kaq, pasi Lionel Messi e mbyll këtë vit kalendarik me 91 gola, rekord që ndoshta nuk do të thyhet asnjëherë. Goli i parë i fitores 3-1 ndaj Valladolid erdhi në minutat e fundit të pjesës së parë nga Xavi Hernandez, ndërsa “pleshti” dyfishoi në të 60-n.

Guerra shkurtoi distancën në të 89-n por katalanasit nuk u mjaftuan me kaq sepse Tello vulosi ndeshjen. Me këtë fitore, Barcelona ngjitet në kuotën e 49-pikëve, 9 më shumë se Atletico Madrid e vendit të dytë.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.